Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperia ne panairin e turizmit mbareboteror Empty Shqiperia ne panairin e turizmit mbareboteror

Thu 1 Mar 2012 - 3:24
Edhe Shqipëria prej disa vitesh është pjesë e panaireve ndërkombëtare të turizmit në vende të ndryshme të botës. Oferta të ndryshme turistike, si dhe programe për njohjen e këtij vendi evropian, ofrohen nga agjentë që për katër ditë qëndrojnë duke reklamuar bukuritë e vendit tonë. Një bashkëpunim shpeshherë i Ministrisë së Turizmit me organizatat ndërkombëtare të turizmit. Agjentët që mundësojnë edhe fushatën informuese dhe prezantojnë ofertat e ndryshme, janë agjencitë turistike private.

Fushata informuese

“Panairet Turistike janë një ndër format më efikase të promovimit turistik të vendit tonë, krahas një sërë veprimtarish të tjera promovuese, siç janë konferencat, kongreset, spotet, reklamat turistike etj”, shprehet për “Shekulli”-n Fiorida Zani, administratore e një prej agjencive turistike që merr pjesë në këto panaire. “Fushata informuese në lidhje me ofertat turistike mundësohet nëpërmjet katalogjeve, broshurave, DVD-ve, programeve turistike specifike, etj. Me anë të këtyre mjeteve ne paraqesim edhe ofertat më të mira turistike për vendin tonë. Çdo agjenci apo subjekt tjetër turistik shqiptar, në materialet e veta promocionale përcakton një profil të veprimtarisë turistike në “incoming” që ushtron në Shqipëri dhe mbi këtë bazë paraqet edhe ofertat e veta turistike. Fusha ku përkojnë këto oferta, lidhen me turizmin malor, detar etj”.

Fillimet

“Personalisht kam rreth 2 vjet që marr pjesë në këto panaire, por Shqipëria ka filluar të jetë pjesë e tyre mbas vitit 2003. Më përpara këtij viti kanë qenë organizime sporadike dhe personale të agjencive por pas vitit 2004 filloi edhe mirorganizimi me në fillim 3-4 agjenci dhe më pas për t’u zgjeruar dhe ardhur në pjesëmarrjen e sotme me 13-14 agjenci”, thotë Fiorida.

Vendndodhja

Aktualisht prezenca e përbashkët e përfaqësimit të Shqipërisë në panairet turistike, bëhet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit si institucion shtetëror, si dhe nga Komuniteti i biznesit turistik i organizuar në shoqatat e saj, si UOTSH dhe ATA, është në panairet e Londrës, Berlinit dhe të Milanos. Kurse pjesëmarrje të organizuar si grupe biznesi kryesisht nga Unioni i Operatorëve Turistik Shqiptar ka edhe në panairet turistike në Varshavë, Poznan, Selanik, Utreht, Helsinki, Rimini, Budapest, Pragë, Lugano, Budva, Ohër, Sarajevë etj.

Panairet

Panairet janë evenimente të mëdha turistike ku shiten e blihen paketa turistike nga vendet kryesore të botës. Vendet e ndryshme pjesëmarrëse marrin sipërfaqe të caktuara në panair, ku vitet e fundit ka marrë karakterin e një spektakli turistik, artistik, duke përcjellë çdo vend specifikat e veta turistike dhe në veçanti karakterin tradicional të zhvillimit të turizmit të tyre. Pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse, subjektet të cilat mund të jenë private apo shtetërore, të joshin me programet dhe paketat e tyre turistike për të vizituar vendet e tyre. Këto panaire kanë karakterin “incoming” (nënkupton thithjen e turistëve) në vendin e tyre dhe një përqindje shumë e vogël janë me tendenca “outgoing” (turistë që shkojnë jashtë). “Zakonisht një panair zgjat 4 ditë, ku 2 ditët e para janë takime të bizneseve turistike me njëra-tjetrën, kurse 2 ditët e tjera janë për vizitorët, të cilët janë kryesisht turistë idividualë që regjistrojnë kërkesat e tyre për ture apo për pushime verore”.

Pjesëmarrja

Në panairet e mëdha turistike, nëLondër,Berlin,Milano,Madrid, etj. nga Shqipëria rreth 90% e atyre që marrin pjesë janë tur-operatorë e agjenci turistike, kurse një numër i vogël mund të jenë hotele. Në vitet e fundit pjesëmarrje të qëndrueshme në prezantimin e Shqipërisë në panairet kryesore ndërkombëtare kanë pasur tur-operator dhe agjencitë turistike. Marrja e pjesë në panaire është e lirë dhe kushtëzohet kryesisht nga orientimi i agjencisë shqiptare dhe vullneti i lirë i tyre për të marrë pjesë në to. Në panairet e Londrës dhe Berlinit të cilat organizohen për palën shqiptare nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, kriter për pjesëmarrje në stendën e Shqipërisë është profili i krijuar i agjencisë kryesisht në turizmin “incoming”, si dhe kriteret për të pasur një faqe të plotë interneti e pasuruar me ture e oferta, prodhimin e katalogjeve, broshurave e fletë-palosjeve etj. Ndërsa dy shoqatat UOTSH dhe ATA bëhet përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse në këto panaire sipas shoqatës. Në të gjitha panairet e tjera pjesëmarrja në to është mbi bazën e ftesave të bëra nga organizatorët dhe pjesëmarrja është individuale apo e organizuar në grupe agjencish sipas përkatësisë së tyre në shoqatat turistike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi