Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Disa këshilla për një shëndet të mirë... Empty Disa këshilla për një shëndet të mirë...

Sat 26 Mar 2011 - 12:47
Alkooli, pijet alkolike, si p.sh. vera, birra ose rakia, janë pije eksituese dhe jo me vlerë të plotë ushqimore. Ato janë të pasura me kalori dhe e vështirësojnë rënien në peshë. Sipas llojit të pijes, ato mund të ngrenë ose të ulin nivelin e sheqerit. Në lidhje me ilaçet që përdoren, alkooli mundet edhe të provokojë rënien e sheqerit nën vlera normale.

Konsumoni pije alkolike sipas rekomandimit "një gotë është e mjaftueshme", në sasi të kufizuar dhe më së miri gjatë vakteve kryesore. Bisedoni me mjekun tuaj për konsumin e alkoolit.

Lëvizja
Lëvizni rregullisht, së paku 30 minuta në ditë. Më së miri është ta inkuadroni lëvizjen në përditshmërinë tuaj: p.sh. zbrisni nga autobusi një stacion më herët dhe merrni shkallët në vend të ashensorit. Lëvizja jo vetëm përmirëson nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tensionin dhe yndyrat në gjak.

Konsultat
Në biseda personale me mjekun tuaj, këshilltarët/-et për ushqimin dhe diabetin, mund t’i sqaroni individualisht të gjitha temat dhe pyetjet me rëndësi. Përveç këtyre, ngrini më lart qëndresën fizike, fuqinë dhe lëvizshmërinë përmes një programi të përshtatur individual aktivitetesh.

Djegia e kalorive
Nëse bëni pauzë duke mos lëvizur aspak ndërmjet intervaleve të ushtrimeve të rënda aerobike, ndodh që acidi laktik të mblidhet në muskuj. Nëse pini ujë dhe jeni vazhdimisht në lëvizje, madje edhe gjatë pauzave, muskujt tuaj do ë lirohen nga lëngjet “e këqija” dhe do të përshkohen nga lëngjet “e mira”, kështu që do të keni fuqi më të madhe në intervalin e radhës. Ruani shprehitë e vjetra të mira, por përvetësoni edhe disa shprehi të reja. Mbani ato shprehi të cilat janë treguar të suksesshme, dhe vazhdimisht vlerësoni. Ndërkohë mos hezitoni të mësoni shprehi të reja të cilat do t’ju mundësojnë arritjen e përgatitjes më të madhe fizike dhe djegien e më shumë kalorive. Kujdes thembrat. Nëse vraponi, ecni, ecni shpejtë ose bëni ushtrime aerobike më shumë se tri herë në javë, ju i mundoni thembrat tuaja. Ekzistojnë atletike të dizajnuara në veçanti për llojet e sporteve me të cilat merreni, me ç’rast këmba juaj do të përshtatet më së miri. Duke mbathur atlete të këtilla mund të pengojmë edhe lëndimet.

Kokën lartë
Shumë njerëz shikojnë në ‘display’ gjatë kohës kur vrapojnë në shirit. Mirëpo ekspertët thonë se nëse shikojmë drejt përpara, mund të bëjmë hapa më të gjatë dhe mund ta shfrytëzojmë më së miri oksigjenin që kemi në dispozicion, dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojë që të shpenzojmë më shumë kalori. Merrni një mik. Mos u mundoni vetëm. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët ushtrojnë me ndonjë mik janë dy herë më shumë të prirë për t’iu përmbajtur programit të tyre aerobik, në krahasim me njerëzit të cilët ushtrojnë vetë. Mos u mbështetni. Derisa jeni duke bërë ndonjë ushtrim vrapimi në ndonjërën nga pajisjet mekanike të cilat kanë mbajtëse për duar mos u mbështetni shumë, por vetëm vendosni duart. Njerëzit të cilët mbështeten shumë në mbajtëset për duar humbnin efikasitetin e ushtrimit.

Pini lëngje
Nëse ushtrimet tuaja zgjatin më shumë se 90 minuta, është më mirë të pini ujë të zakonshëm. Pijet energjetike na mundësojnë të kompensojmë energjinë dhe lëngjet e humbura. Relaksohuni dalëngadalë. Nëse menjëherë pas një trajnimi të rëndë largoheni nga pajisjet mekanike, kjo mund të sjellë deri te grumbullimi i acidit laktik në muskuj. Në vend se ta bëni këtë relaksohuni për disa minuta në pajisjen mekanike duke zvogëluar dalëngadalë shpejtësinë dhe intensitetin. Nëse mendoni se ushtrimi juaj ka qenë më i mundimshëm se herëve tjera, atëherë relaksimi graduale
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi