Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Këshilla të thjeshta për shëndet dhe bukuri Empty Këshilla të thjeshta për shëndet dhe bukuri

Wed 11 May 2011 - 4:13
Një mollë, pak më shumë ujë dhe pak ajër të freskët, janë bazë e këshillave të thjeshta për përmirësimin e shëndetit, pamjes dhe disponimit



1. Mjekët thonë se sekreti i një teni
të bukur është në pirjen e sasive të mjaftueshme të ujit. Shumë njerëz pinë tepër pak ujë.
Nëse ndiheni e lodhur dhe e molisur, pini ujë! Shpesh ndihemi keq për shkak të mungesës së lëngjeve, pa marrë parasysh që nuk jemi të vetëdijshëm rreth kësaj.

2. Nëse hani një mollë para buke, do të hani më pak, meqë mollët përmbajnë fibra që e përmirësojnë metabolizmin dhe e nxisin ndjenjën e ngopjes.

3. Sado e marrë që t’ju duket, “biseda” me manarin tuaj duket të jetë psikoterapi e shkëlqyeshme. Të paktën, kështu thonë shkencëtarët. “Biseda” në fjalë largon brengat, gjë që pohohet edhe nga shumica e pronarëve të manarëve që e kanë provuar një gjë të tillë.

4. Edhe nëse nuk keni problem me kile të tepërta, duhet t’i kushtoni kujdes evitimit të ushqimeve me tepër kalori. Këtu përfshihen çipsat, ëmbëlsirat a edhe çokollatat e thjeshta, nëse e teproni.
Nëse jeni mësuar me ushqime tepër kalorike, ndoshta në fillim do ta keni vështirë që t’i ndërpritni ato, por me kalimin e kohës do të jetë më lehtë.

5. Pas mësimit a shikimit të TV-së, do t’ju ndihmojnë tretmanët freskues për sy. Mbi kapakun e secilit sy vini një grishë të kastravecit dhe lëreni që të veprojë për 10 minuta.
6. Boronicat, arrat dhe bishtajat përmbajnë thartirë folike, që është e mrekullueshme për shëndetin tonë, meqë mbron zemrën dhe enët e gjakut. Duhet ta dini se edhe ushqimet e shëndetshme mund të jenë të shijshme.

7. Ushtroni, meqë vera do të vijë sa çel e mbyll sytë, përkundër faktit që momentalisht jemi kah shkojmë kah dimri. Nëse keni biçikletë të dhomës, atë mund ta veni para TV-së dhe të ushtroni derisa ta shikoni serinë tuaj të preferuar.

8. Nëse masazhi në sallonin e kozmetikës apo pastrimi i fytyrës ju ka bëtë mirë, kjo nuk dmth se duhet gjithsesi të shkoni në sallon. Edhe vetë mund të bëni preparate për zbukurim. Psh, mund ta përgatitni një banjë aromatike, ndonjë maskë për fytyrë etj....

9. Drithërat integrale përmbajnë më shumë përbërës ushqimor, fibra, vitamina dhe minerale sesa drithërat jo integrale (të përpunuara). Mielli integral, orizi dhe sheqeri i vrugtë janë më të shëndetshëm se mielli i bardhë, orizi dhe sheqeri.

10. Mos harroni se ajri i freskët është shumë i dobishëm. Sipas kësaj, mundohuni që të rrini sa më shumë jashtë. Nëse jeni në pushime dhe nuk keni kurrfarë obligimesh, kjo nuk dmth se duhet të mbylleni në dhomë. Dilni në ajër të freskët, meqë kjo e përmirëson shëndetin dhe disponimin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi