Kush paguan për krimet e luftës
Sun 27 Mar 2011 - 21:06
Numri i shqiptarëve
të arrestuar për krime gjatë luftës së viteve 98-99 në Kosovë, ku mbetën
të vrarë mbi 12 mijë shqiptarë dhe rreth 800 serbë, është 5 herë më i
lartë se i serbëve.
Që nga instalimi i EULEX-it në vitin
2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër
prej të cilave kundër shqiptarëve dhe tre kundër serbëve, bëjnë të ditur
mediat kosovare.
Sipas burimeve, gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur gjithashtu 13
aktgjykime për krime lufte, 11 prej të cilave kundër shqiptarëve dhe dy
kundër serbëve.
Në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe misioni i UNMIK-ut, që ka vepruar
në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17
shkurt 2008.
Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në
Beograd, organizatë kjo që përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për
krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-ës, në Kosovë janë
akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona, shqiptarë dhe serbë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi