Pret fëmijë nga babai
Mon 28 Mar 2011 - 15:12
Pasi humbi nënën e saj, Penny Lawrence u vu në kërkim të babait të cilin nuk e kishte njohur kurrë.
28-vjeçarja nuk do e kishte menduar
asnjëherë se kur ta takonte për herë të parë do të binte në dashuri me
të atin dhe aq më pak që do të priste fëmijë me të.
Garry Ryan, 46-vjeçar, e kishte braktisur nënën e Penny-t kur ajo ishte
ende shtatzënë. Vogëlushja u rrit nga gjyshërit, por kur ata ndërruan
jetë dhe pas humbjes së nënës së saj, Penny vendosi të vihej në kërkim
të babait të saj që nuk e kishte njohur kurrë.
28-vjeçarja e gjeti në Houston dhe menjëherë ra në dashuri me të. Cifti
nuk mendon se marrëdhënia e tyre nuk përbën inçest, por thjesht është
një simptomë që është zbuluar në vitet ’80 dhe që njihet me emrin
Genetic Sexual Attraction (Tërheqja seksuale gjenetike).
Kjo sindromë prek ata njerëz që kanë të njëjtin gjak por që nuk janë
rritur bashkë duke shkaktuar tek këta persona një ndjenjë shumë të fortë
që e kthen afeksionin familjar në dashuri.
Cifti është i lumtur që po pret një fëmijë, por frika e tyre më e madhe
është ndarja sepse ligji amerikan nuk lejon marrëdhëniet mes anëtarëve
të një familjeje.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi