Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Presheva: Duam bashkimin me Kosovën Empty Presheva: Duam bashkimin me Kosovën

Tue 29 Mar 2011 - 16:03
Presheva: Duam bashkimin me Kosovën Preshev
Një ekip hulumtues i
Agjencisë Informative “Presheva Jonë” ka publikuar dje të dhënat e një
sondazhi që përfshiu 1028 qytetarë të Luginës së Preshevës, lidhur me
perspektivën dhe statusin e tri komunave (Preshevës, Bujanocit dhe
Medvegjës) të banuara me shqiptarë etnikë.

Kjo anketë është organizuar jo vetëm
për shkak fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për
shkak të disa deklaratave të fundit dhe dilemave të disa liderëve
politikë dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, si dhe komandantëve
dhe nga ana e OVL-së të UÇPMB-së rreth dialogut dhe të ardhmes së
Luginës së Preshevës. Sondazhi me 1028 qytetarë nga Presheva, Bujanoci
dhe Medvegja dëshmon se popullata mendon krejt ndryshe nga politika
ditore e Luginës së Preshevës. Ndërsa të anketuarit, pjesa dërmuese
thonë se janë për bashkim me Kosovën, strukturat politike në Luginën e
Preshevës kanë mendime të larmishme.

Nga shënimet që kanë dhënë të anketuarit në formularin e sondazhit,
vërehet se shumica janë nxënës, studentë, profesorë e intelektualë të
profileve të ndryshme. Shumica e këtyre formularëve janë të plotësuar
nga të rinjtë nga mosha 18 deri në moshën 35-vjeçare, me mbi 700
formularë. Ndërsa, mbi 300 janë të moshës madhore, pra mbi 36 vjeç dhe
se është për t’u përshëndetur fakti se rreth 450 vetë (apo 40 për qind)
janë femra. Sa i përket nacionalitetit të qytetarëve, pjesa dërmuese
apo 98 për qind nga 1028 formularë janë shqiptarë, ndërsa dhjetë
formularë janë plotësuar nga pjesëtarë jo shqiptarë.

Sa i përket pyetjes rreth reciprocitetit, asnjë nga të anketuarit nuk i
është përgjigjur kësaj pyetjeje, pra asnjë shqiptar nuk pranon
reciprocitetin, por kanë plotësuar se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja
duhet të jenë pjesë e Kosovës, pa cenuar integritetin e saj apo pa bërë
këmbime apo ndërrime territoresh.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi