Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha Empty Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha

Fri 9 Mar 2012 - 23:04
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në Mal të Zi se ata që kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare janë ekstremistë. Sipas Aleancës, bashkimin ose jo, nuk mund ta vendosë Berisha.

“Aleanca Kuq e Zi është sot përpara opinionin publik për të kundërshtuar forcërsisht deklaratat e përsëritura të Kryeministrit Sali Berisha i cili vijon të insistojë dhe kundërshtojë frymën e shoqërisë shqiptarë për bashkim kombëtar të Shqipërisë me Kosovën. Ne nuk habitemi tashmë me deklaratat e kreut të ekzekutivit, por duam t’i rikujtojmë atij për të disatën herë që bashkimi kombëtar është i përcaktuar me votë të sovranit shqiptarë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në preambulën e saj. Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje kryeministrit të shqiptarëve që nuk janë 2,8 milion sikundër rezultuan në “Censusin” jo më me baza etnike dhe fetare, por me baza greke dhe sllave, se fryma patriotike që Aleanca Kuq e Zi ka forcuar tek qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk nuk eshte e formës së nacionalizmit që ti përpiqesh ta klasifikosh duke hedhur epitete nga me të ndryshmet nga faqezinjtë deri tek nacionalistë që lëshojnë klithma për një të shkruar që nuk e do më askush. Zoti kryeministër ju nuk përfaqësoni 10 milion shqiptarë në rajon që të deklaroni se të shkuarën e trojeve shqiptare të bashkuara nuk e do më askush. Aleanca Kuq e Zi ju fton që të ruani seriozitetin dhe nëse jeni i bindur për ato cfarë deklaroni ne jemi të gatshëm që çështjen kombëtare t’ia lëmë në dorë sovranit shqiptarë, i cili do të vendosë më pas të zgjedhë klithmat e nacionalistëve që thoni ju apo kundërshtimin tuaj të vazhdueshëm për bashkimin e trojeve shqiptare”, thuhet në një deklaratë të Aleancës.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, kryeministri Berisha ka heshtur përpara ligjit që i mohon shqiptarëve mbajtjen e simboleve kombëtare, sic është flamuri shqiptar.

“Aleanca Kuq e Zi i tërheq vëmëndjen kryeministrit të Shqipërisë që në vend që të merret me klithmat e nacionaliste të shqiptarëve të vertetë do të ishtë me mirë që me po të njetën vendosmëri gjatë vizitës së tij ne Malin e Zi të kishte planifikuar një axhende të qartë mbi ligjin e parlamentit e Malit të Zi që ndalon dhe gjobit ata qytetarë të tij që përdor, valvit dhe ngre flamurin shqiptarë. Është detyrim i kryeministrit shqiptarë të mbrojë simbolin tonë kombetarë, flamurin kuqezi”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.




59 Pergjigje per Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha Empty Re: Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha

Sat 10 Mar 2012 - 0:06
Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha 568197611 Aleanca Kuq e Zi: Bashkimin e shqiptarëve nuk e vendos Berisha 568197611
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi