- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
“Nëna” rome shet foshnjen e saj për një celular
Tue 2 Feb 2010 - 19:37
Jo nuk jeni verbuar aspak, ky është raliteti i dhimbshëm që fatkeqesisht jetojmë. Një “nënë” e re rome me nënshtetësi shqiptare guxoi të bënte pazare të ulta me trafikantët e qenieve njerëzore, duke shitur foshnjen e vet te porsalindur kundrejt një shpërblimi “madhor” në sytë e saj (një celular). Ngjarja ndodhi në Athinë, kjo histori e pabesueshme, ishte shndërruar në biznes për këto shtaza me pamje njerëzore. Timonin e pazareve e drejtonte vetë “nëna” rome në bashkëpunim me bashkëshortin e saj. Dyshimet ndaj prindërve matrapazë, u vërtetuan para disa ditësh kur u kapën në flagrancë nga forcat policore greke, në kohën kur tentonin të shisnin fëmijën e një çifti tjetër romësh, por kësaj rradhe jo për një celular por për 3000 euro. Gjithësesi fati i foshnjes së tyre mbetet ende i panjohur. Mesa duket një pjesë e komunitetit romë e ka shndërruar në tradite shitjen e fëmijëve të tyre, deri tani dinim se i shfrytëzonin në mënyra të ndryshme, lypje, vjedhje etj Por jo ambicia e tyre i drejtoi larg… shumë larg… E çuditshmja është se kur nuk janë të aftë t’i rrisin fëmijët e tyre pse i sjellin në jetë?! Për t’i shndërruar në ”produkte” shitjeje?! TURP, TURP, TURP!!! Jetojmë në 2008, duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, me ç’fytyrë? Atë të prindërve katile?! Do më thoni nuk janë të gjithë njësoj, ose se romët nuk janë shqiptarë, dhe se e kanë prejardhjen nga Egjipti ose India? Ç’rëndësi ka?! Përderisa kanë nënshtetësi shqiptare, na fyejnë si komb me këto akte ç’njerëzore. Fund, përgjegjësi duhet të kenë dhe organet kompetente, të gjithë personat qofte rome apo te bardhe, të cilët abuzojnë, shesin, vrasin dhe presin në shpinën e krijesave të pafajëshme meritojnë dënim KAPITAL = VDEKJE!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi