Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vrasja e shqiptarit, 155 mijë euro gjobë Italisë Empty Vrasja e shqiptarit, 155 mijë euro gjobë Italisë

Wed 30 Mar 2011 - 20:17
Vrasja e shqiptarit, 155 mijë euro gjobë Italisë Policia-itali30
Shteti Italian duhet të derdhë 155 mijë euro dëmshpërblim për familjarët e Julian Alikajt, një 19-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë nga goditja me pistoletë e një polici në një autostradatë në datën 2 dhjetor 1997.
Kështu vendosi Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Polici që qëlloi me një plumb të vetëm ndaj të riut quhet Agatino Russo, por ai u shpall i pafajshëm nga një gjykatë italiane.

Në bazë të vendimit të Strasburgut, Gjykata Europiane vendosi që ky dëshmpërblim t’i jepet familjes Alikaj për dëmtime morale, biologjike dhe për shpenzimet e gjyqit.

Sipas vendimit të Gjykatës, hetuesia italiane nuk ndoqi një hetim mjaftueshmërisht të detajuar rreth ngjarjes, ndërsa agjenti Russo kishte kryer një përdorim të pajustifikuar dhe joproporcional të dhunës.

I riu u qëllua për vdekje pasi u ndalua kur po ecte me shpejtësi të lartë në një autostradë, së bashku me disa miq të tij. Ai ishte i paarmatosur dhe nuk kishte kërcënuar në ndonjë farë mënyre policin.

Për familjarët e Julian Alikajt, bëhet fjalë për një fitore që mbërrin pas 14 vjet të gjata pritjesh. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Europiane, ajo nuk ka në juridiksion që të hapë një çështje për vrasje ndaj agjentit Russo.

Duke qenë se gjykata italiane e ka shpallur të pafajshëm, atëherë Russo do të vazhdojë të qëndrojë i lirë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi