Shuhet Baba Reshat Bardhi
Sat 2 Apr 2011 - 20:48
Në moshën 76 vjeçare
është ndarë nga jeta Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryegjyshi botëror, pas
një periudhe të gjatë qendrimi në shtrat si pasojë e një sëmundjejë të
rëndë. (UPDATE)
Prej disa kohësh problemet shëndetësore e kanë detyruar që të mos ushtronte aktivitetin në krye të krygjyshatës.
Në vitin 2000, kreu i Kryegjyshatës ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale
në zemër, e cila do të pasohej nga një ndërhyrje tjetër në 2004-n.
Operacionet janë kryer në Amerikë dhe kanë rezultuar të suksesshme.
Por kush është Haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu që ka qenë për 18 vjet në krye të kryegjyshatës botërore bektashiane?
Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind më 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.
Më 1954 u dorëzua dervish tek kryegjyshi botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.
Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin
në Drizar të Mallakastrës dhe më pas për 23 vite ka punuar në
Ndërrmarjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Tiranë.
Haxhi dede Reshat Bardhi me 1991 ka bërë peligrinazhin tradicional
islamik në qytetin e shenjtë të Mekës ku dhe ka fituar titullin “haxhi”.
Po atë vit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihapi
Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton kongresin e gjashtë bektashian, ku shpallet kryegjysh botëror i bektashinjve.
Këto 14 vitet e fundit pas përmbysjes së regjimit komunist, nën kujdesin
personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve
bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një
ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin
tonë.
Në këto vite është nderuar në vendin tonë me tituj të ndryshëm si:
Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të
Martaneshit dhe në mars të vitit 2005, me rastin e 70 vjetorit të
ditëlindjes nga presidenti i Republikës iu dha urdhëri “Naim Frashëri i
Artë”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi