Homazhe për Baba Reshat Bardhin
Mon 4 Apr 2011 - 15:37
Homazhe për Baba Reshat Bardhin
Foto e marrë nga faqja zyrtare e Presidencës
Presidenti i Republikës, Bamir Topi bëri sot homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nderim të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit.
Pasi vendosi një kurorë me lule para trupit të pajetë të udhëheqësit të lartë fetar, të ndjerit Reshat Bardhi, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, kryetari i Shtetit u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, drejtuesve dhe anëtarëve të Bashkësisë Bektashiane.
“Sot bëjmë homazh për një njeri të madh. Si President i Republikës, kam ardhur këtu jo vetëm të nderoj Baba Dede Reshat Bardhin, si një institucion i jashtëzakonshëm dhe një kontributor i pamatë për rivendosjen e besimit shpirtëror, fetar, në institucione, por për ta kujtuar atë edhe si një atdhetar, si një patriot. Mund t’ju them fare hapur, kam privilegjin që e kam njohur këtë njeri të madh, një njeri i urtë, një njeri i ekuilibruar, i mençur, dhe besoj do të jetë model për të gjithë, si një pikë referimi se si duhet të sillet njeriu në shoqëri, për të qenë yll polar për paqen në institucione dhe për paqen në shoqëri”, theksoi Topi.
Edhe kyeministri Berisha zhvilloi sot homazhe, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku kreu i qeverisë shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta familjes dhe të gjithë udhëheqjes së bektashinjve shqiptarë, si dhe gjithë besimtarëve.
Kryeministri vlerësoi lart virtytet dhe përkushtimin e Kryegjyshit Baba Reshat Bardhi në rindërtimin e bektashizmit shqiptar dhe në shndërrimin e këtij besimi në simbol të fuqishëm harmonie, mirëkuptimi e shprese.
“Sot është një ditë zie, dhimbjeje e thellë për ndarjen nga jeta te udhëheqësit shpirtëror të bektashizmit shqiptar dhe botëror, Baba Reshat Bardhit. Baba Reshati, Kryegjyshi i Bektashizmit shqiptar e botëror, me përkushtimin e tij të madh, virtytet e tij, ia doli të rindërtojë bektashizmin shqiptar, i cili ka qenë për shqiptarët edhe besim edhe atdhetari. Ai ia doli ta shndërrojë atë në një simbol të fuqishëm të harmonisë, të mirëkuptimit, të tolerancës, të besimit, të shpresës. Me këtë rast, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, së pari familjes dhe të gjithë udhëheqjes së bektashinjve shqiptarë kudo që janë, por edhe gjithë besimtarëve shqiptarë, të cilët humbasin sot një udhëheqës, një burrë i cili, me aftësitë e tij, riktheu në këtë vend bektashizmin”, u shpreh Berisha.
Homazhe janë kryer edhe nga kryetari i PS-së, Edi Rama i cili ka theksuar rolin e Baba Dede Reshat Bardhit si një nga protagonistët kryesorë të harmonisë fetare në Shqipëri.
“Baba Dede Reshat Bardhi i përket një gjenerate krlerikësh falë të cilëve ne sot gjenerojmë një harmoni mes feve që mishërohet edhe kaq bukur edhe në pritjen e sotme ku përfaqësuesit e komuniteteve presin ngushëllime për Baba Reshat Bardhin”, theksoi Rama.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi