Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Serbi, homazhe për Xhinxhiç  Empty Serbi, homazhe për Xhinxhiç

Thu 14 Mar 2013 - 9:05
Serbi, homazhe për Xhinxhiç  Zoran-Djindjic-301

Vendi ku është vrarë ish-kryeministri serb, Zoran Xhinxhiç u mbush nga qindra mijëra njerëz, të cilët bënë homazhe në dhjetëvjetorin e vrasjes së tij.

Pas shumë kohësh liberaldemorkatët, demokratët dhe disa parti të tjera janë shoqëruar në një marsh të gjatë deri tek varrezat. Në marsh kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët e Xhinxhiç dhe në krye të karvanit të gjatë ka qenë edhe ish-presidenti, Boris Tadiç.

Gjingjiç u vra nga Klani i Zemunit, një grup i organizuar kriminal që kishte depërtuar brenda strukturave të shtetit, anëtarët e të cilit janë dënuar disa vite më vonë. Megjithatë, vrasja e tij është parë në dy drejtime: sulm nga krimi i organizuar dhe mundësia e vrasjes politike.

Më së shpeshti është përmendur emri i Vojisllav Koshtunicës, ish-president dhe ish-kryeministër, më vonë një ultranacionalist i thekur. Por, asnjëherë këto dyshime nuk kanë marrë epilog në gjyq.

Politikanët e afërt me të kanë vlerësuar se vrasja e Xhinxhiç është një pasqyrë e turpit. “Ato dyshime që kanë ekzistuar dikur ekzistojnë edhe sot”, ka deklaruar Çedomir Jovanoviç, kryetar i Partisë Liberaldemokrate, i konsideruar si pasardhësi i kryeministrit të ndjerë.

“Mund të flas si dikush që për vite ka protestuar për të ndryshuar diçka. Na ka mësuar çfarë janë fjalët, shpresa dhe besimi. Ka besuar në atë që ka bërë dhe sa herë që ka rënë ka pasur fuqi të ngrihet sërish”, është shprehur Dragan Gjillas nga Partia Demokratike.

Pas politikanëve nacionalistë dhe politikave vrasëse, Serbia ishte bërë një vend shpresash edhe për rajonin dhe Evropën me kryeministrin Xhinxhiç, të paktën në aspektin politik.

Shumica besojnë se ai kishte ide edhe për Kosovën, si bashkëbisedues real, kurse 58 për qind e qytetarëve besojnë se nëse Zoran Xhinxhiç do të ishte gjallë, Serbia do të ishte në BE. Por, dhjetë vjet pas vrasjes së tij historia është tjetër.

“Dhjetë vjet pa të janë shumë, pasi ende vrasja e tij nuk është zbardhur dhe Koshtunica nuk ka shkuar në gjyq përkundër tri thirrjeve”, thotë një qytetar serb.

“Këto janë dhjetë vjet të humbura, por ky është një tregues që Serbia nuk është e humbur. 100 mijë njerëz në rrugë janë shumë”, shprehet një tjetër.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në këto dhjetë vjet, gjithçka është më keq dhe do të doja të kthehej koha dhe vizioni i tij”, thotë me ton të vendosur një tjetër banor.

Marshimi për Xhinxhiç i dha Serbisë pak shpresë se ende ekziston një shoqëri qytetare. /top channel/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi