Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Njera Si Asnjera
Njera Si Asnjera
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 30454
<b>Hobi</b> Hobi : Te realizoj enderrat e mija
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Gjakun e zemres te Mamit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 30/01/2012

100-vjetori, homazhe në nderim të Mbretit Zog I Empty 100-vjetori, homazhe në nderim të Mbretit Zog I

Sat 17 Nov 2012 - 10:41
100-vjetori, homazhe në nderim të Mbretit Zog I 1
TIRANË- Pas 51 vitesh eshtrat e mbretit Zogu I do të prehen në Tiranë në një mauzole të ndërtuar së fundmi për anëtarët e familjes mbretërore. Eshtrat e mbretit të parë të shqiptarëve erdhën dje në Atdhe, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar u prit me të gjitha nderimet shtetërore.

Ai mbajt nga ushtarë të Gardës së Republikës dhe më pas u vendos në shtratin e një topi, për tu përcjellë drejt banesës së familjes mbretërore.

Ndërsa sot në Pallatin e Brigadave, prej orës 10.00-12.00 po zhvillohen homazhet në nderim të Mbretit Zog. Princi Leka II dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore presin vizitorët që po nderojnë figurën e Mbretit Zog I, ndërsa jashtë Pallatit të Brigadave ka radhë të gjata njerëzish, që presin të përkulen para eshtrave të Mbretit Zog I.

Më pas në orën 12:15 do të bëhet inaugurimi i Mauzoleumit të Familjes Mbretërore, dhe në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së eshtrave të Mbretit Zog në Mauzoleumin e kësaj familjeje, e shoqëruar me të shtëna topi.

Ahmet Zogu është zhvarrosur pardje nga varrezat e Thiais në Paris, aty ku prehej që pas vdekjes në prill të vitit 1961 në Francë. Një ekip në nivel të lartë zyrtarësh shqiptarë dhe francezë ka ndjekur nga afër ceremoninë, që i ka hapur udhë kthimit të eshtrave në Shqipëri, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Mbreti Ahmet Zog u lind më 8 tetor 1898 në Burgajet të Matit. Ai ndërroi jetë në spitalin Foch të Parisit më 8 Prill 1961.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi