- NitaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 1124
Hobi : none
Vendndodhja : USA
Anetaresuar : 22/01/2010
Ngjante me vajzë rrugësh por e mençur…”
Tue 2 Feb 2010 - 19:57
Një foto bardhë e zi e Madonës, e nxjerrë në 1979, brenda së cilës ajo shfaqet nudo pritet të shitet kundrejt pagesës prej (15.000 dollarësh) në një ankand që do të realizohet nga Shtëpia Kristis, në 12 Shkurt, në Nju Jork. Sipas Mathiu Hamerit, drejtuesit të departamentit të fotografisë të shtëpisë së ankandeve, bëhet fjalë për “fotografinë më zbuluese” të gruas që më vonë do të shndërrohej në yllin nr 1 ndërkombëtarisht…Madona fotografohej nudo në periudhën kur punonte si kërcimtare dhe luftonte të nxirrte bukën e gojës. “Ishte modele profesioniste” Dukej e sigurtë për veten e saj, ngjante me vajzë rrugësh por e mençur. Më tha se po krijonte një bandë, por ngaqë të gjithë bashkëmoshatarët e saj bënin njësoj, nuk e prisja famën e mëvonëshme” kishte deklaruar Fridlander kur bashkëpunonte me të. “Për Li është një mostër karakteristike e punës së tij. I pëlqejnë gratë natyrale dhe aspak të shtirurat” shënon Mathiu. 5 fotot të cilat Madona realizoi atëhere u shitën vetëm 25 dollarë. Në ankandin e shtëpisë Kristis do të publikohet dhe një foto tjetër e mbretëreshës së Pop-it, e cila u nxorr më vonë nga fotografi Helmut Njuton, dhe çmimi i saj vlerësohet rreth 10-15.000 dollarë. Dhe kjo foto në të cilën këngëtarja shfaqet me një fustan të kuq dhe një burrë të gjunjëzuar në krahë të saj është shitur në revistën “Playboy”. Nga i njëjti ankand nuk do të mungojnë dhe portretet e Stefani Seimur, Linda Evangjelica, Xhoan Kroford etj…
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi