- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:30
Dikur një komedi e vënë në skenë nga një trupë shqiptarë “Fundi i Botës”, ndikoi humor si mund të gjenden zgjidhje të shpejta për të shpenzuar, apo jetuar momentet e fundit. Por fraza “Fundi i botës” duket se u servir sërish, jo në grotesk apo skenë, por duke u vërtitur në rrethrrotullim me qendër të përcaktuar. 2012. Shumë komente, shumë debate, madje edhe në një event kinematografik. Pse u shumëkomentua 2012-a, ku ende zbehtë vijojnë pikëpyetjet mbi të? Më mirë se çdo kush përgjigja vjen nga bota e shkencës.
Prof. Luçiano Burderi (Luciano Burderi), profesor i asociuar i Astronomisë dhe Astrofizikës në Universitetin e Kaliarit, në një intervistë që jep për “Shekulli“-n, pranon të shpjegojë në mënyrë më të detajuar fillesat e komenteve mbi 2012-n, pikat e errëta, si dhe të sqarojë si do të jetë në të vërtetë fundi i botës, datë, e cila sipas përllogaritjeve shkencore është shumë, shumë, po shumë larg.
2012-a solli në vëmendje edhe kalendarin Maya. Një popull shumë i vjetër që kishte njohuri shumë të mira astronomike, fiksonte pikërisht 21 dhjetorin e 2012-s, datë e cila për disa thjesht u konsiderua si një “lajthitje”, e nga të tjerë më supersticiozë, nuk mungoi deri ankthi. Së bashku me diskutimin e fundit për njollat diellore, kërkuesi shkencor Manuel Floris, shpjegon në mënyrë të detajuar edhe funksionimin e kalendarit Maya.
1. Kohët e fundit vigjilja e 2012-s ka ngjallur shumë diskutime dhe mjaft persona gjykojnë se në këtë datë do të vijë fundi i botës. Filmi “2012″ e ka shtuar shqetësimin midis njerëzve, ndaj ju pyes: sipas jush kjo frikë ka ndonjë bazë?
Prof. Burderi: Filmi “2012″ ka nxjerrë në pah një ndër shumë teoritë që qarkullojnë prej shumë vitesh, të lidhura me një katastrofë imagjinare, që mund të pllakosë Tokën në një të ardhme të afërt.
Këto teori bazohen në parashikimin e bërë nga historiani i artit Jose Arguelles, që në librin e tij “Faktori Maya”, ngriti hipotezën që në përputhje me fundin e kalendarit Maya, 21 dhjetorin e 2012-s, bota do të shkatërrohej. Por këto teori nuk janë konfirmuar dhe sipas botës shkencore, janë të pabazuara.
2. Duke folur me gjuhën e shkencës, cilat janë të vërtetat dhe pikat e errëta mbi atë që mund të ndodhë më 2012-n?
Prof. Burderi: Le të bëjmë një kapërcim të shkurtër në të kaluarën e Tokës, për të kuptuar nëse kanë ndodhur ndonjëherë katastrofa të mëdha që kanë përfshirë planetin tonë. Mbi të gjitha, Toka ekziston prej rreth 4.6 miliardë vitesh dhe format e para të jetës të afta për të prodhuar energji ndërmjet fotosintezës janë shfaqur rreth 2.7 miliardë vite më parë.
Që nga lindja e jetës në planetin tonë deri më sot, falë zbulimeve gjeologjike është zbuluar që në parahistori kanë ndodhur 5 “ngjarje” të mëdha, që kanë provokuar katastrofa të mëdha në Tokë, duke çuar në zhdukjen e një numri të madh qeniesh të gjalla, shprehur në përqindje ndërmjet 80% dhe 90% të specieve.
Disa prej këtyre zhdukjeve të mëdha mund të jenë shkaktuar nga fenomene të ndryshme astronomike, si përplasja e një asteroidi me Tokën apo nga energjia e prodhuar nga shpërthimi i një supernove, ose e çliruar nga përplasja midis dy yjeve të largëta. Megjithatë, mund të pohojmë se nën dritën e njohjeve shkencore aktuale, astronomët nuk presin asnjë nga këto ngjarje katastrofike për 2012-n.
3. Ekspertët që përcaktojnë 2012-n si vitin e apokalipsit, gjykojnë se do të jetë rritja e njollave diellore mbi Diell që do të shkaktojë fundin e botës. Çfarë janë njollat diellore dhe a mund ta shkaktojnë ato një katastrofë të tillë?
Dr. Floris: Dielli, në kundërshtim me atë që duket me sy të lirë, nuk tregon një sipërfaqe uniform dhe të rregullt. Në fakt në qoftë se do të vrojtohet me një filtër të posaçëm, që zvogëlon ndriçimin e fortë, mund të vrojtohen në sipërfaqen e tij disa njolla të errëta, të quajtura “Njolla Diellore”.
I pari astronom perëndimor që vrojtoi i pari këtë fenomen ishte Galileo Galilei më 1610-n dhe qysh atëherë breza të tërë astronomësh kanë studiuar alternimin e njollave diellore, duke zbuluar se numri dhe përmasa e tyre rritet dhe zvogëlohet, duke ndjekur një cikël që zgjat mesatarisht rreth 11 vjet. Aktualisht numri i njollave diellore është në rritje dhe piku i ardhshëm i ciklit diellor është parashikuar më korrik të 2013-s.
Kur mbi sipërfaqen e Diellit rritet numri i njollave diellore, rritet edhe energjia e lëshuar nga Dielli, por vetëm në një fraksion shumë të vogël. Satelitët artificialë në orbitën përreth Tokës kanë matur që ndryshimi i energjisë së thithur nga Toka, midis minimumit dhe maksimumit të ciklit diellor është rreth 0.25%. Ky ndryshim i energjisë vendos disa ndryshime klimatike në atmosferën tokësore, por nuk është në gjendje të shkaktojë asnjë katastrofë globale.
4. Por në filmin “2012″ tregohet që vetë rritja e aktivitetit diellor do të shkaktojë një ndryshimit të drejtimit të polit magnetik, duke shkaktuar tërmete gjigante, që do të shkatërrojnë gati të gjithë Tokën. A është e mundur të ndodhë kjo?
Prof. Burderi: Fusha magnetike tokësore lind në brendësi të tokës, në bërthamën e vet. Edhe pse nga këndvështrimi energjetik, në parim teprica e energjisë e prodhuar nga piku diellor për një vit mund të jetë më e lartë se energjia e fushës magnetike tokësore, luhatje domethënëse të fushës magnetike tokësore, nuk janë vrojtuar kurrë brenda një harku kohor 11-vjeçar.
Për këtë arsye mund të konkludojmë që ndryshimi i aktivitetit diellor, nuk ka të bëjë me ndryshimin e fushës magnetike. Lidhur me këtë vihet re që fusha magnetike tokësore gjenerohet në bërthamën e jashtme, pra në një thellësi 2890 km.
Edhe sikur e gjithë teprica e energjisë prodhuar nga piku diellor për një vit do të ishte thithur nga toka, temperatura në thellësi të bërthamës së jashtme do të ngrihej më pak se një e dhjetëmijta e gradës (1/10.000). Ka shumë pak gjasa që një ndryshim kaq i vogël i kushteve fizike të bërthamës të ketë ndonjë ndikim mbi fushën magnetike tokësore.
5. Kthehemi në origjinën e këtyre parashikimeve, ose më saktë kalendari Maya. Historianët pohojnë që populli Maya zotëronte njohuri shumë të mira astronomike dhe që kalendari i tyre, ishte më i sakti midis popujve antikë. Sipas disa studiuesve, fundi i kalendarit të tyre i fiksuar në 21 dhjetor 2012, është parashikimi i bërë nga Maya të përplasjes së Tokës me një planet të dhjetë, imagjinar. Në dritën e vrojtimeve të fundit astronomike a ka mundësia që të ndodhi një ngjarje e tillë?
Dr. Floris: Qytetërimi Maya kishte zhvilluar një sistem kalendarësh të ndryshëm, në gjendje të përshkruante ndërrimin e stinëve dhe të parashikonte ngjarjet më kryesore astronomike, si eklipsi i Diellit dhe Hënës. Saktësia e kalendarëve u lejonte Maya-ve të përgatisnin “mbjelljen dhe korrjen” dhe të programonin festat e shumta fetare për nder të zotave të tyre.
Hyjnitë më kryesore të Maya-ve ishin Dielli, Hëna dhe Afërdita, që mishërohej në formën e gjarprit me pupla Kukulkan, njëri nga më të “nderuarit” nga Maya-t. Prandaj për të përshkruar lëvizjen që shfaqej në qiellin e natës të këtyre tre objekteve qiellore e për të parashikuar ciklin e stinëve, Maya-ve iu desh të studionin dy kalendarë të ndryshëm: kalendarin Tzolkin, një kalendar ritual që bazohej në një vit prej 260 ditësh e ku çdo ditë përfaqësonte një hyjni të ndryshme dhe kalendari Haab prej 365 ditësh që përdorej në bujqësi. Këta dy kalendarë mbivendoseshin çdo 52 vjet dhe nga vrojtimet e kalimit të yllit Aldebaran në Zenit, Maya-t bënin korrigjime në gjendje të garantonin një saktësi të lartë të të dy kalendarëve.
Përveç këtyre Maya-t futën një kalendar të tretë të quajtur “Numërimi i gjatë” me një kohëzgjatje prej 5125,36 vjetësh që merrte parasysh lindjen e civilizimit dhe hyjnëve të tyre. Ky kalendar duhet të kishte nisur më 11 gusht 3114 para Krishtit e do të mbërrinte fundin më 21 dhjetor 2012.
Meqë Maya-t kishin një konceptim ciklik të historisë, kalendarët e ndryshëm përfundonin dhe rifillonin në analogji me atë që ndodh me kalendarin tonë, ku mbyllja e një cikli që e quajmë “vit”, e pason një tjetër i ri.
Pra, i vetmi parashikimi i saktë që Maya-t bënë për 2012-n ishte ai që përcaktonte fundin e ciklit të tyre të parë të gjatë, i cili do të pasohej nga një cikël tjetër. Fundja, Maya-t edhe duke pasur kalendar shumë të saktë, kishin një konceptim shumë të kufizuar të Universit, në fakt gjykonin që Toka ishte e sheshtë dhe mbështetej në një krokodil gjigant i cili jetonte në një liqen të madh, ndërsa gjykonin që qielli mbahej nga katër hyjni dhe ishte i ndarë në 13 shtresa, në secilën prej të cilave bujte një Zot i ndryshëm.
Për sa i përket mundësisë që të kishin zbuluar një planet të dhjetë, nuk del nga dokumentet që kanë mbërritur deri tek ne që ata të njihnin ekzistencën e 10 planetëve. Mund të themi me siguri që Maya-t, duke vrojtuar qiellin me sy të lirë, ishin në gjendje të shihnin 5 planetë: Mërkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.
Aktualisht astronomët e vrojtojnë qiellin me anë të teleskopëve të mëdhenj, falë të cilave është e mundur të dallosh objekte miliarda herë më të dobët nga ata që mund të shihen me sy të lirë. Pavarësisht nga kjo, deri më sot është zbuluar se në sistemin tonë diellor ka 8 planete dhe Plutoni më 2006-n u klasifikua nga komuniteti shkencor ndërkombëtar si “planeti xhuxh”.
Nëse do të hipotezojmë ekzistencën e një planeti që “rastësisht” u ka shpëtuar vrojtimeve këmbëngulëse të astronomëve, mund të themi me siguri që nëse ky do të ishte në trajektore drejt Tokës, për ta goditur pas një vit e gjysmë, atëherë duhej të gjendej në një distancë të tillë nga Toka, për t’u parë edhe me sy të lirë, si një yll i ndritshëm.
Meqenëse në sistemin tonë diellor, nuk është zbuluar asnjë planet i ri, mund të përjashtojmë që në 2012-n, Toka mund të shkatërrohet nga përplasja me një planet të panjohur.
6. Sipas teorive aktuale shkencore, është e mundur që në të ardhmen të ndodhin ngjarje shkatërruese që do të vendosnin fundin e jetës në Tokë?
Prof. Burderi: Siç edhe thamë në fillim të intervistës sonë, Toka në të kaluarën ka qenë objekt i katastrofave të shpeshta, të cilat kanë shkaktuar zhdukjen e gati të gjithë specieve shtazore dhe bimore.
Astronomët gjykojnë që disa prej këtyre zhdukjeve masive, mund të jenë shkaktuar nga ndonjë fenomen astronomik. P.sh.: mendohet që zhdukja e dinozaurëve e ndodhur para rreth 50 milionë viteve është shkaktuar nga rënia mbi tokë e një asteroidi të madh, ose të ndonjë komete.
Pluhurat e përhapura në atmosferë për shkak të përplasjes, kanë qenë në gjendje të errësonin qiellin për muaj dhe mbase dhe për vite, duke sjellë kështu tharjen e bimëve e si pasojë edhe zhdukjen e dinozaurëve. Tani nuk mund të përjashtojmë që një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen dhe për këtë arsye ekziston një rrjet teleskopësh që vëzhgojnë qiellin 24 orë në 24, në kërkim të asteroideve dhe kometave të reja.
Po të zbulohet në kohë një asteroid në trajektore drejt Tokës, mund të shmanget katastrofa, duke u përpjekur të devijohet orbita me shpërthime bërthamore në hapësirë, ose duke i shkatërruar para mbërritjes së tyre.
Një tjetër mundësi që nuk mund ta përjashtojmë, është që një yll me një masë 8 herë më të madhe se Dielli ynë, mundet në fazat finale të jetës së vet, të shpërthejë në afërsi të sistemit tonë diellor.
Këto shpërthime janë quajtur nga astronomët “Supernova” dhe yjet që e gjenerojnë, lëshojnë në hapësirë sasi të mëdha lënde dhe radiacioni elektromagnetik, duke lënë si një mbetje të tyre një yll neutronesh ose një “vrimë të zezë”. Nëse shpërthimi i një supernove do të ndodhte në rrezen e rreth 30 viteve dritë nga Toka, atëherë energjia e prodhuar do të ishte e tillë sa ta përgjysmonte shtresën e ozonit që na mbron nga rrezatimet, duke i ekspozuar qeniet e gjalla ndaj një fluksi vdekjeprurës rrezatimesh.
Por mund të rrimë të qetë, sepse për momentin, përllogaritjet se sa mund të ndodhë një ngjarje e tillë, edhe pse nuk janë shumë të sakta, vlerësojnë se një gjë e tillë mund të ndodhi në një interval të përfshirë midis 100 milionë dhe 10 miliardë vitesh.
Në dallim nga rastet e paraqitura, ka një ngjarje që astronomët e kanë parashikuar me një saktësi të lartë e që do të ndodhë pas 85 milionë vjetësh.
Për rastin në fjalë, një sistem i veçantë yjesh do të përcaktojnë një shpërthim që do të ketë pasoja të rënda mbi biosferën tokësore, duke ndryshuar ekuilibrin dhe duke shkaktuar zhdukjen pothuajse totale të formës së jetës në Tokë me pasoja të tmerrshme për fatin e njerëzimit.
Përgjegjës për këtë fenomen do të jetë një sistem binar ndërveprues, i përbërë nga dy yje neutronesh, që për shkak të tërheqjes së ndërsjellët gravitacionale rrotullohen rreth njëri-tjetrit, në një periudhë përreth dy orë.
Teoria e Relativitetit të Ajnshtajnit parashikon që kur objekte kaq të ngjeshura (pesha e një luge në një yll neutronesh është e barabartë me atë të 6 miliardë personave), rrotullohen në një distancë të vogël njëri nga tjetri, shpërndahet energji në formën e valëve gravitacionale, humbja e së cilës shkakton një afrim progresiv të dy objekteve, pra një përplasje.
Kur të ndodhë kjo përplasje, sasi të mëdha energjie do të çlirohen në një fraksion sekonde dhe për pak çaste Toka do të njohë një shkëlqim nga një mijë deri më dhjetëmijë herë më të lartë se ai i diellit, mbi të gjitha në formën e rrezeve X, rrezeve gama dhe pjesëzave me energji të lartë. Ky sistem do të nxjerrë pastaj një vetëtimë me dritë gama në gjendje të shkaktojë zhdukjen masive të specieve që popullojnë planetin tonë

- VizitorVizitor
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:31
o Ak mos na merzit me keto gjona re cuno
- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:32
pse ke frik ti?
- VizitorVizitor
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:32
te them te drejten me trembin pak keto gjonaak-47 shkruajti:pse ke frik ti?
- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:34
ok nuk postoj me kshu, po historit paranormale te friksojn?
- VizitorVizitor
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:35
jo se i besoj po bie pak psikologjikishtak-47 shkruajti:ok nuk postoj me kshu, po historit paranormale te friksojn?
- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:39
ste ngel hatri ti postoj ca apo jo
- VizitorVizitor
Re: JA SI DO TE NDODH FUNDI I TOKES
Thu 7 Apr 2011 - 20:50
jo se te bej shaka vazhdo se shume mire e keak-47 shkruajti:ste ngel hatri ti postoj ca apo jo
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi