Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Sherri Rozi-Rezi, thirren për të dëshmuar Arditi e Çiljeta Empty Sherri Rozi-Rezi, thirren për të dëshmuar Arditi e Çiljeta

Fri 8 Apr 2011 - 12:27
Pavarësisht se lajmi mund të jetë harruar, “telenovela” vazhdon ende. Bëhet fjalë pikërisht për sherrin mes dy këngëtareve, Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës.Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor dhe dosja ende sot vazhdon të shqyrtohet. Janë thirrur dëshmitarë që kanë qenë prezent në natën e konfliktit, të cilët kanë thënë versionin e tyre mbi ngjarjen.Dy prej këtyre dëshmitarëve janë dhe dy figurat e njohura të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Çiljeta Xhilaga. Për Arditin dhe Çiljetën prokuroria ka nisur fletë-thirrje në Drejtorinë e Policisë për ti pyetur në lidhje me incidentin mes dy këngëtareve.Sipas prokurorisë të dy artistët duhet të njoftoheshin për t’u paraqitur në prokurori për të dhënë shpjegime për sherrin mes dy këngëtarëve, pasi njëra nga protagonistet i ka përmendur si të pranishëm në sherr. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë.Por çfarë ka ndodhur më pas? Për habinë e të gjithëve, policia nuk ka mundur të gjejë dot dy artistët. A thua Arditit dhe Çiljeta kanë humbur? Si është e mundur që të mos gjenden dy artistët, kur rrallë herë kalon javë pa i parë në ekranet e televizionit.Vetë Arditi është moderator i shout “E diela Shqiptare”, ndërsa Çiljeta nga ana e saj, javën që kaloi sapo është bërë protagoniste e spektaklit “Dancing with the stars”.Sido të jetë puna ne i kuptojmë, por të gjejnë pak kohë të shkojnë në prokurori se na “tmerruan” fare me faktin që nuk gjenden. Ose policia jonë është e paaftë, ose duhet marrë seriozisht kjo punë se mos këta të dy kanë humbur me vërtet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi