Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arditi zbulon detajet e ardhjes së Gymysh Empty Arditi zbulon detajet e ardhjes së Gymysh

Thu 1 Dec 2011 - 16:18
Arditi zbulon detajet e ardhjes së Gymysh F.1120111641326_mËshtë zhvilluar të dielën finalja e festivalit të muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike” dhe ashtu sikurse edicionet e kaluara nuk munguan befasitë.

Aktorja Songul Oden e njohur si “Gymysh” nga seriali i njohur që shfaqej në televizionet shqiptare, ka qenë partnerja e Ardit Gjebresë për natën finale të Këngës Magjike, ndërsa për Panoramën Arditi nuk nguroi të zbulonte detajet e ardhjes së “Gymyshit”.

“Unë kurrë nuk e kam shikuar telenovelën “Gymysh”, sepse nuk kam kohë, por kudo që kam shkuar, flisnin për të. Unë nuk do të jap shifra se sa më ka kushtuar, edhe pse shuma nuk është e vogël. Por, do të thosha se nga të gjitha partneret e mia që kam sjellë në Tiranë, që nga Natalia Estrada, Brigitte Nielsen, Alba Parietti e deri tek Ornella Mutti, Gymyshi më ka kushtuar më shtrenjtë nga të gjitha”, theksoi Arditi.

Songul Oden është një prej aktoreve më të famshme turke e cila tashmë ka depërtuar edhe jashtë kufijve të Turqisë, me audiencë në vendet ballkanike dhe Arabinë Saudite, ku besohet se seriali ku aktorja njihet “Gymysh” ka regjistruar një rekord audiencë prej 85 milionë spektatorëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi