Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zbulohen detajet e iPad-it të ri Empty Zbulohen detajet e iPad-it të ri

Fri 9 Mar 2012 - 14:12
Zbulohen detajet e iPad-it të ri 34288_1TIRANE-iPad-i i ri do të mund të blihet në Shtetet e Bashkuara nga data 16 mars. Modeli i ri përmban lidhje 4G dhe përshtatet me rrjetet AT&T dhe Verizon.

Fotokamera është 5 megapixel me teknologjinë e iPhone 4S. Ngjyra bardhezi është një ndër karakteristikat kryesore të tij. Objekti do të ketë të njëjtat çmime të iPad 2 në versionet me 16 dhe 64 giga.

iPad-i i ri i “Apple” është me cilësi të lartë, një milion piksel më shumë se televizioni më i mirë “high definition”.

Të dhënat janë publikuar në San Francisko dhe janë transmetuar në rrugë streaming edhe në Londër. Deri tani kompania “jetime” nga vdekja e Steve Jobs nuk i ka dhënë një emër objektit, duke e quajtur vetëm “iPad-i i ri”.

“Apple” udhëheq revolucionin post-PC. Ne kemi tre instrumentë post-PC. Kompanitë e tjera do të ishin të lumtura po të kishin vetëm një”, ka deklaruar administratori i deleguar, Tim Cook, gjatë prezantimit të produktit në San Francisko.

Duke vijuar fjalimin, Cook ka saktësuar se janë 172 milionë aparatet e shitura të “Apple”, si iPod, iPhone dhe iPad. “76 për qind e të ardhurave vijnë nga produktet post-PC”, ka shtuar Cook.

(d.b/BalkanWeb)
Zbulohen detajet e iPad-it të ri Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi