Ermali dhe Ami festojnë 30-vjetorin! Ja detajet e festës
Sun 1 Apr 2012 - 21:04
TIRANË- Ky muaj që po lëmë pas ka qenë i veçantë për familjen Mamaqi. Ermali dhe Ami kanë ndryshuar prefiks, duke mbushur kështu 30 vite jetë. Ndonëse s’kanë lindur në të njëjtën ditë, diferenca në kohë mes të dyve është shumë e vogël, ndaj dhe kanë vendosur që të organizojnë një festë të përbashkët. Një dasmë e dytë, me miqtë më të afërt, plot ngjyra e momente gazmore, muzikë të mirë e pije pafund. E tillë ka qenë festa e ditëlindjes së dy prej personazheve më të dashur të showbiz-it. S
iç mund ta merrni me mend, në festë ishin të ftuar shumë personazhe publikë, të cilët veç urimeve për çiftin kanë sjellë edhe dhurata të kushtueshme. Sapo hyje në ambientin ku zhvillohej festa të binte në sy një kënd i mbushur me çanta të mëdha kartoni e lule shumëngjyrëshe, të kombinuara në buqeta e kompozime të ndryshme. Mbrëmja s’kishte të mbaruar dhe ato që e bën më interesante atë ishin momentet e shënjuara nga personazhe të dashur të publikut.
“PORTOKALLI” VS “APARTAMENTI 2XL”
Herë si miq, e herë si rivalë aktorët e dy varianteve të humorit në Shqipëri janë takuar e kanë shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. Megjithatë në këtë festë nuk kanë munguar as vështrimet vëngër e as ironitë për formatet rivale…Lufta vazhdon dhe fituesin e shpall vetëm publiku.
TURI DHE ORINDA JANË BASHKË
Ndonëse këto dy javë thashethemet për një ndarje mes tyre kanë pushtuar faqet e gazetave rozë, Turi dhe Orinda kanë qenë bashkë në festën e organizuar nga çifti Mamaqi me rastin e 30 vjetorit të lindjes. Një përgjigje kjo për të gjithë ‘gojët e liga’ që kanë përfolur prishjen e marrëdhënies mes të dyve. Gjatë festës, mes shumë emrave që mbajtën fjalën ishte edhe Turi, i cili siç treguan të ftuarit realizoi puntatën e një emisioni. Aq gjatë foli.
TORTA
Një nga gjërat më të veçanta të mbrëmjes ishte padyshim edhe torta. Në të veç portreteve komike të çiftit shkruhej Ami + Ermali = 60 vjeç.
KËNGËT
Në festë kishte padyshim edhe shumë këngëtarë të ftuar, mes të cilëve do të veçonim interpretimin e këngës “Pa ty” nga Elvana Gjata, që për shumë nga të ftuarit pas tortës, ishte një nga pikat më kulminante të mbrëmjes. Në skenë performuan edhe këngëtarë të tjerë si: Gena, grupi “Burn”, Gaz Paja, etj.
(el.me/Bluetooth/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi