Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Festojnë 100-vjetorin, kapen njëzet të kërkuar Empty Festojnë 100-vjetorin, kapen njëzet të kërkuar

Sat 1 Dec 2012 - 10:49
Festojnë 100-vjetorin, kapen njëzet të kërkuar Prangosje

Festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë kanë çuar në pranga 20 të kërkuar nga policia e Fierit. Duket se 20 të kërkuarit i ka tërhequr atmosfera festive, por blutë e Fierit kanë qenë vigjilentë duke i arrestuar gjatë datës së 28 nëntorit, edhe pse rrugët nacionale u mbushën me qindra mijëra vetë që shkonin nga Fieri drejt Vlorës dhe anasjelltas.

Pjesa më e madhe e të arrestuarve kanë qenë të shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Kështu, 14 prej të ndaluarve kanë qenë ose të dënuar, ose ndaj tyre është caktuar masa e arrestit për dispozita të ndryshme të veprës penale të vjedhjes. Ata janë; S. Xh, 18 vjeç banues në Levan Fier, Asllan Shameta, 55 vjeç banues në Drenovë të Mallakastrës, Saimir Jaho, 33 vjeç nga Belina e Fierit, Valentin Grëmi, 30 vjeç nga Zharrëza, Viktor Omeri 44 vjeç, Gëzim Delaj, 53 vjeç dhe Reis Nushaj, 50 vjeç nga Vlora; Ektor Vrenozi, 41 vjeç, Orjal Sako, 21 vjeç, Ledio Mone, 24 vjeç, Saimir Nurka, 28 vjeç dhe Ç.M. 18 vjeç nga Fieri, A.S. 18 vjeç nga Patosi e Abas Muça, 28 vjeç nga Lushnja.

Ndërkohë, janë prangosur edhe tre persona të kërkuar për veprën penale të falsifikimit; Arsen Merka 26 vjeç dhe Gëzim Hoxha, 43 vjeç nga Fieri e Anastas Llambro, 54 vjeç fshati Dërmënas i këtij rrethi. Dy të tjerë, Pajtim Kuçi, 20 vjeç nga Dërmënasi dhe Armando Korovelli, 34 vjeç, nga Dushku, janë arrestuar, pasi kërkoheshin për kanosje dhe mbajtje të armëve luftarake pa leje. Ndërsa është arrestuar edhe 28-vjeçari Jashar Cenaj nga Kurjani i Fierit, pasi është dënuar me 6 muaj burg për veprën penale të “dezertimit”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi