Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tre viktima në dy aksidente Empty Tre viktima në dy aksidente

Mon 11 Apr 2011 - 18:40
Tre viktima në dy aksidente AKSIMB
Tre persona humbën jetën në aksin rrugor Korçë-Pogradec dhe Elbasan-Tiranë, ndërkohë një i katërt është në gjendje kritike.

Në aksidentin e parë dy persona kanë vdekur në aksin rrugor Korçë-Çiflig.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur dy viktimat që
udhëtonin me një mjet tip “Benz” kanë qenë duke shtyrë mjetin nga prapa
për shkak të një defekti, por janë përplasur nga një mjet tip
fuoristradë.

Genci Çollku 30 vjeç dhe Roland Musli 50 vjeç nga përplasja e fortë që
ka shkaktuar makina që vinte me shpejtësi në drejtim të Korçës kanë
vdekur në vend.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka thënë se mjeti që ka
shkaktuar aksidentin ka qenë me shpejtësi dhe për shkak të errësirës nuk
ka mundur të manovrojë për të devijuar përplasjen.

Policia ka mundur të arrestojë 26 vjeçarin Litgert Vojkollari,
drejtuesin e mjetit tip fuoristradë që shkaktoi aksidentin me pasojë
vdekjen e dy shtetasve.

Aksidenti i dyte ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Një grua ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur teksa automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi