Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Paragjykimet! Empty Paragjykimet!

Wed 13 Apr 2011 - 22:24
Ndonëse shumica e njerëzve në parim i dënojnë paragjykimet,pak veta u shpëtojnë
kthetrave të tyre.Në fakt,shumë nga ata që kanë paragjykime të thella do të ngulnin
këmbë që nuk i kanë.Të tjerë thonë se nuk ka rëndesi nëse ke apo s'ke paragjykime,
sidomos kur i mbanë përmbrenda ato.Megjithate,kemi apo s'kemi paragjykime,kjo
është një çeshtje që ka rëndesi,sepse paragjykimet i lëndojnë dhe i përçajnë njerëzit.

Paragjykimet jane qendrime kryesisht negative sepse keto nuk kane argumenta dhe
as mbeshtetje reale dhe jane te ngarkuara me ndjenja intezive.Njeriu i ngarkuar me
paragjykime ndaj te tjereve reagon pa menduar, vrullshem dhe pa e mbeshtetur reagimin
e tille ne argumente reale dhe bindese,e keqja me e madhe e paragjykimeve jane pasojat
e tyre te renda për keqesimin e mardhenjeve ndermjet atij që ka paragjykime dhe që vepron
sipas tyre dhe objektit te ketyre paragjykimeve.
'Ne i urrejm disa njerez sepse nuk i njohim dhe nuk perpiqemi t'i njohim sepse i urrejm",une
mendoj se kjo nuk është e drejt,duhet ti njohim njerzit dhe te kemi arsye për cdo gje.


Çfarë mendoni ju rreth ksaj?? Jeni ju nga ata tipat që paragjykojne dike dhe pa e njohur??

Shpesh herë na ndodh te gjithve që mund te shohim dike ne rruge që mbase dhe nga pamja a jashtme mund ti veme atij personi një "vule" ose "label" pa a njohur si person.

Si silleni kur dikush ju paragjykon? I merrni për baze kto paragjykime, ja u vini veshin shume??

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi