Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Mbani në duar… bebin tuaj të palindur Empty Mbani në duar… bebin tuaj të palindur

Tue 2 Feb 2010 - 20:10
Çasti kur nëna mban për herë të parë në duar fëmijën e saj, është konsideruar si unik dhe i pazëvendësueshëm, jo rrallë herë është përshkruar dhe poetikisht nga mijëra prindër anembanë botës. Nëse nuk je bërë prind është e vështirë të përshkruash dhe ndjesh magjinë e atyre çasteve të cilat të ndërrojnë jetën rrënjësisht. Tani, me ndihmën e teknologjisë bashkëkohore prindërit kanë mundësinë të mbajnë në pëllëmbën e dorës… bebin e tyre të palindur. Bëhet fjalë për një software që përdor dizanjuesi Brazilian Jorge Lopes, i cili lejon skanimin elektronik tredimensional të embrionit që ndodhet ende në mitrën e nënës së tij. Në vazhdim, në bazë të të dhënave të skanimit, krijohet një “model” plastik i embrionit. Teknika e re u karakterizua si fillestare dhe tepër e vlefshme nga mjekët gjinekologë, që vizituan një ekspozim në Royal College of Art të Londrës, ku u realizua dhe prezantimi i teknikës së re. Aktualisht, metoda konkrete zbatohet në një klinikë të Rio De Janeiro-së në Brazil, ndërkohe qe Lopes tha se një gua e verbër shtatzënë kërkoi zbatimin e teknikës me qëllim që të “shihte” me… duar bebin e saj të palindur.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi