- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Shqiptarët e Greqisë që përbëjnë historinë e saj
Sat 16 Apr 2011 - 1:10
Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri grek ndahet në dy grupe: në ata që quhen arvanitas dhe në ata që quhen shqipëtarë, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osman. Të paktë janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi që banohen nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.
Në këtë studim do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821, që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë, që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas. Janë zbuluar se në Greqi gjenden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas njihen që në kohën antike dhe janë në rreth 450 katunde, ndersa shqiptarët që grekët i thërrasin allvani dhe që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osman ndodhen në mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi (Morea) etj. Studiues që janë marrë me zbulimin e katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas.
STUDIUESIT E HUAJ PËR ARVANITASIT
Arvanitasit e Greqisë, sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare, janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm. Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të hershme, që në kohën antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumente historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqisë, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase. Emri arvanitas rrjedh nga fjala ARBAN dhe fjala ARBAN rrjedh nga fjala ar+ban = arbërës, njeri që punon tokën. Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban. Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetëquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani.
Për herë të parë u quajt Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160 p.e.s.) territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian. Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150-vjeçare të kryqëzatave (1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë shtegu kryesor përmes Shqipnisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë (Stamboll) dhe më tutje në Lindje. Në fillim të shekullit XII, normanët në këngën e Rolandit në gjuhën frënge e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANIA. Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetëquhen arvanitas...!? Emri shqiptar njihet rreth vitit 1400 e.s. dhe kështu arvanitasit e Greqisë dhe Azisë së Vogël gjithmonë janë quajtur arvanitas dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë, që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut e quajnë veten shqiptar. Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike, ato janë ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës. Të gjithë qytetet e Shqipërisë vërejmë që janë të ndërtuara pranë lumenjve.
Në gjuhën greke, arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut, që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit (Kostandinopojës) dhe të Egjiptit quhen “romei” ose “greçi”. Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqisë, arbëreshëve të Italisë, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm Shqiptar që kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish traditat tona të vjetra Shqiptare duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri. Studime në drejtim të arvanitasve të Greqisë janë shumë të pakta, përveç disa studiuesve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materiale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.
ARKIVAT DHE LIBRA TË AUTORËVE GREKË PËR ARVANITASIT
Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetëra vjeçarë më pare mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri grek. Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas, pra shqiptar, duke i quajtuar tradhtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.
ARVANITASIT HERONJ DHE KRYEMINISTRA TË GREQISË SË RE
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptarë. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaron. Populli arban ose shqiptar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.
Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë”. Arbani ose shqiptari, kudo ku luftoi në Ballkan, u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë. Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Më 1854, Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnisë, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907, gjeneral Riçoti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi, me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnisë për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.
Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të kryengritjes të 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura) Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla) Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë, poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do t´u këndonte shqiptarve heronjë të kryengritjes greke të 1821.
KURORËZUAN MBRETIN E GREQISË OTHON
Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që t´i sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj, Othon, sepse të tre anëtarët e komisionit që u dërguan ishin shqiptarë, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa. Kryengritja greke e 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti, që u krijua mbas vitit 1821 pothuajse shumica e banorëve flisnin në Greqi gjuhën shqipe. Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimërisë të heronjve shqiptarë, grekërit morën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin. Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur, që vishej nga kombi i Arbërit, duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën. Arvanitët, këta luftëtarë trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës evropiane.
KRYEMINISTRA DHE MINISTRA TË RËNDËSISHËM
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit. Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t´u bashkuar me Greqinë. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte President i Greqisë (1925-1926) u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërinë. Më 1926, arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministrit të Jashtëm dhe i Kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë: “Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi dhe nuk i gjykonte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetën dhe arriti pikën që s´mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘vorioepiriote, që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë”. Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926, Teodor Pangallo, në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën “Akropolis” dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin “Përmbledhje e Teodor Pangallo” vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.
Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve gjatë viteve 1925-1926 ishin më të mirat e deritanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregtar ishte i suksesshëm etj. Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.
NDËRTUESIT DHE THEMELUESIT E AKADEMISË SË ATHINËS
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar. Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi. U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926, ministri i atëhershëm i Arsimit, Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botuan Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendshme dhe misionin e sotëm. Ndërtesa, ku strehohet Akademia, ka një histori interesante, sepse ndërtesa u financua nga një shqiptar prej Voskopoje.
Më 1856, tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës, në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte t´i bënte një dhuratë të madhe Greqisë, brenda në Athinë. Simon Sina, ishte djali i Gjergj Sinës, ish-konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morën në fillim me zhvillimin e tregtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirësie, midis të cilave urën e varur të Budapestit, e cila kushtoi atëherë 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohemi, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë ruse, turke, greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që, djali tij, Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit, duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirësie.
Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Evropës. Më 1859, filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina më 1885. Kështu, hapja e Akademisë së Athinës u detyrohet pra dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo që ishte atëherë në brendësi të punimeve dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti që ishte atëherë ministër i Arsimit. Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea...
Arben Llalla
Ligjëruar në Universtitetin e Tetovës

- Serbia shqetësohet për historinë. Pse shqiptarët mësojnë se trojet janë të ndarë?
- A mendoni se jeten e perbejne momentet e jo vitet ?
- Femra më guximtare në botë: “Gjarpërinjtë për mua përbëjnë hobi”
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Shqiptaret martohen me maqedon, maqedonaset s’i duan shqiptarët!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi