Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Herojtë e kryengritjes më 1821 ishin arbërorë Empty Herojtë e kryengritjes më 1821 ishin arbërorë

Sat 16 Apr 2011 - 1:12
Kryengritja e 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arbërorëve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arbërorëve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaronit. Populli arbëresh në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.


Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arbërorët (arvanitasit) në Greqi janë një rracë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arbërorët pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë dhënë ndihmesë të pazëvëndësueshme për krijimin e shtetit Grek. Por për ta mohuar këtë vepër madhore, fillimisht iu mohua raca e gjuha arbërore (Shqipja) dhe pastaj u hodh baltë mbi figurat e tyre heroike duke i quajtur tradhëtarw apo burgosur dhe biles shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi figurat e shquara arbërore të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët e pranisë arbërore në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa egzistencën e rracës arbërore në Greqi. Nuk mund të mohohet, edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur, që 90 ndër 100 herojtë e kryengritjes së 1821 ishin arbëreshë, domethënë shqiptarë.

Që arbërorët mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arbërorët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Kryengritja e 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arbërorëve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arbërorëve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaronit. Populli arbëresh në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbërorët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atika aq edhe në More, janë të gjithë arbëreshë”. Arbëreshi kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij si në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbëreshi luftoi për lirinë e Kretës, ku ra duke luftuar për liri arbërori Delvinjoti Haxhimihal Dalani dhe Mitro Biniari. Arbërorët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arbërorin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arbërorët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

Arbëreshët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Një shembull është përpjekja më 1854 e Teodor Grivës me një bashkim të madh arbëror dhe djalin e tij Dhimitrin që marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perendimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italissë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perendimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari edhe gjithë Suli.

NIKOLLA KRIEZOTI (1785-185)

Nikolla Kriezoti është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ka preardhjen nga fshatrat arbërore të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arbërorëve të krishterë dhe arbërorëve mysliman. Dhe, nëse nga ana e arbërorëve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arbërorëve mysliman shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arbëror, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroit, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetë izolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim tek turqit heronj të 1821, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues. Përkundrazi, Alizoti mbeti në Eube dhe vdiq në pleqëri të thellë.

ATHANAS SKURTANIOTI (1793-1825)

Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26,10,1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike të Revolucionit edhe në krahinën e Beotisë. Thanas Shkurtanioti ishte nga Dervenohori prej Shkurtës. Emri i tij i vërtet ishte Thanas Jaci (Jaci është shkurtes e Jorgjit). Që ditët e para të Revolucuonit në Beoti, Thanas Jaci bëhet prinjës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Poleponezit. Pak kohë më pas nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendëlindjes së tij. Më 1825 ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësor dhe kalorës. Me vënien zjarr të Manastirit të gjithë luftëtarët arbëror do të vet flijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegëje e së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prinjës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për tu flijuar në këtë rast.

KIÇO XHAVELLA (1801-1855)

Kiço Xhavella, në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithë se si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morrën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Bythguri (Kollokotroni) thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria”. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas tratativave të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqëve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, panvarsisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Xhavella shërbeu si prekuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrotjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Luftëtarë të shquar nga fara e Xhavellave ishte i famëshi, Marko, Jorgji, Llamroja, Kosta, Ziguri etj.

ANDREA MIAULI (1769-1835)

Admirali i madh i 1821 lindi në Hidra më 20-5-1769. Ishte bir i Dhimitër Bokut me preardhje nga Eubeja. Nuk dihet me saktësi përse mori llagapin Miauli. Gjithësesi është faktë që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vënd fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arbërore si shumë heronjë të Revolucionit të 1821. Ishte tmerrsishtë serdeli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Më 1827 drejtuesit e Revolucionit të 1821 do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij; (por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli). Kryekomandën e ushtrisë toksore e hoqën nga duart e Karaiskaqit dhe ia dhanë aventurierit tjetër Xhorxh, dhe kështu me mënjanimin e dy arbërorëve të shquar, Miauli dhe Karaiskaqi, Revolucioni shkonte drejtë shuarjes. Gjerësa të kërkohej si e domozdoshme pjesmarrja e fuqive të mëdha europjane dhe nënshtrimi i Greqis prej tyre qysh atëhere e deri më sot. Miauli vdiq më 21, 7, 1835. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.

TEODOR KOLLOKOTRONI (BYTHGURI) (1770-1843)

“Plaku i Moresë” u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Mbiemri i vjetër është Çergjini, që edhe kjo është fjalë arbërore e përbërë nga fjala Çer = i zgjuar,djall me forcë mendje dhe nga emri i përhapur arbëror Gjin. Çer + gjin = Çergjin. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrinjnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë...”. Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

KOSTANDIN KANARI (1790-1877)

Zjarrëvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë dhe poetë, grekë dhe të huaj të tjerë, lindi në Psara. Fisi i Kanarëve e kishte preardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arbërorët në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrëvënësit të famshëm që i përkiste parardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Garlibarlit i cili ushtrinë e tij revolucionare përbëhej nga arbërorët e Italisë qëndrore. Pra dikush nga soji i arbërorëve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’ shkak u vendosën në shkëmbinjët e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë preardhjen zjarrëvënësi i anijeve. Bëma më e madhe e Kanarit është djegëja e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i grekërve për shkatarimin e Hios dhe që pati kjo djegëje jehonë ndërkombëtare. Me djegëjen e Fregatës turke, u vranë rreth 2000 turq. Kanari u bë ministër dhe kryeministër i Greqis dhe vdiq në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3-9-1877.

DHIMITRI PLLAPUTA (1786-1864)

Dhimitër Pllaputa, gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750 për të banuar në fshatin Palumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arbërorët me dyndjet e para të shekullit 15 me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arbërorë të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laljotët. Me gjithë se në ballë të prishjes së Lalës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arbërorët myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, për tu ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arbërorëve moslemanë. I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjygjit të bujshëm dhe të burgut. Vdiq në korrik 1864 dhe u varros në Pallumba.

TEODOR GRIVA (1799-1862)

Gjenerali Teodor Griva, bir i Drako Grivës, e ka preardhjen nga fisi më i madh i arbërorëve në oborin e Ali Pash Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelis. Pas çlirimit u përzie me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854 bëhet prinjës i një bashkimi arbëror më të shumtit luftëtarë të 1821 ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipnin nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perendimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohësshme në Athinë, dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku vdiq nga pneumonia më 24-10-1862. Vëllai i vogël i tij ishte Aleks Kardhiqoti, që e morri këtë mbiemër nga Ali Pasha për burrërinë që tregoi në mposhtjen e Kardhiqit.

LASKARINA BUBULINA (1771-1825)

Bubulina është një nga figurat e grave më heroike të luftës së 1821. Prindërit e saj ishin nga Hidra, por ajo pas martesës së parë u vendos në Specë. Pas vdekjes edhe të burrit të dytë, Dhimitër Bubuli, më 1811. Bubulina iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit, duke dhënë përveç kontributin e saj heroik, edhe pasurinë shumë të madhe që trashëgoi nga të dyja martesat. Fama për burrërinë e saj ishte kaq e madhe sa arrin deri në legjendë. Myslimanët arbëror të Greqisë së veriut e parafytyronin, veç trime, edhe të bukur. Kur, u vra në Arahona myslimani trim arbëror Mustabej Dangli Qafëzi, detarët e Specas e lajmëruan kështu;

Sihariq moj Bubulin
të suallmë Mustabejn Danglinë
Po t’ma kishit prur të gjallë,
un burr tim doja ta marrë.

Populli grek, i ndarë përpara Revolucionit të 1821 në të krishterë dhe mysliman, besonte në bashkimin kombëtar, që mendonte se kalonte përmes martesës së myslimanit më trim me trimen e krishter. Ishte maj i 1825, djali i saj, Jorgoja rrëmben për nuse Evgjeninë, vajzë nga fisi i Kuçiotëve. Që më pas nga debatet midis Bubulimës dhe Kuçiotëve një dorë e zezë do të shkrepi armën kundra Bubulimës, e cila mbeti e vdekur në vend.

MARKO BOÇARI (1790-1823)

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, përtej bëmave të tij trimërore dhe për burrërinë por edhe për bukurinë na la trashëgim edhe një vepër, është fjala për të famshin ``Fjalor dy gjuhësh’’(greko-shqip) që orgjinali ruhet në biblotekën e Parisit. Ndihmoi Ali Pashën në rrethimin e Janinës prej turqëve dhe mandej, pas rënies së Aliut, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qëndër Mesologjin. Më 9 gusht 1823 Marko Boçari u vra duke luftuar e duke mundur ushtrinë e Mustafa Beut, pashai i Shkodrës, (që ishte arbëror mysliman) në Karpeni. Vite pas daljes heroike nga Mesologji, turkoegjyptjanët u përpoqën të poshtrojnë varrin e Markos, por arbërorët mysliman do t’ju mësyjnë dhe do ti pengojnë. Morën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, një cermoni e thjeshtë ku Mustafa bej do të thoshte! E, more Marko të jesha trim si ti, por të mos kisha fenë tënde!,, E dashuronin të gjithë arbërorët mysliman dhe të krishter, dhe e adhuronin për burrërin dhe për bukurin e tij. Ali Pash Tepelena e quante “shqiponja samunivas” dhe arbërori musliman Arshi Hasani e krahasonte me profetin e muslimanëve Ahmet Ali. Jehona e zisë për vdekjen e tij arriti deri në ditët tona. Të tjerë Boçarë të shquar janë; Plaku Noti Boçari, Kosta, Kiçoja, Dhimitri, Jorgji.

GJEORGJI KARAISKAQI (1782-1827)

Bir legjendar i një murgesheje, kryelegjendar heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit e Kënetës së Poshtëme. Djalë i Jorgji Llalla ishte Dhimitër Isko, që quhej dhe Karaiskaq dhe ishte nga ajka e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko, pra, përdhunon Zoinë, e ve e Janaq Mavromatioti, e afërme e heroit arbëror Jorgji Baholla dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara apo pas përdhunimit u bë murgesh. Fruti i këtij përdhunimi, pra është Gjeorgji Karaiskaqi. Karaiskaqi ishte nga njerzit më të besuar të Aliut dhe përmbushi detyrat më delikate e të vështira. Në kryengritjen e Pasvanoglut e la vërtet të kapej rob enkas dhe u bë kështu pëcjellës i mesazheve midis Pasvanogluse dhe Aliut. Hyn tek Daifa të Kaçundonit që ta bindë të bashkëpunojë me Ali Pashën. Pas arestimit dhe ekzekutimit të Kaçundonit, merr krejt Daifinë dhe përfshin në forcat e Ali Pashait. I prin mposhtjes së rebelimit të Papathimio Vllahavës dhe vret me dorën e vet vëllanë e Papavllahavës, Dhimitrin. Vazhdon vijën e bashkimit kombëtar të Andruços dhe kjo i sjell shumë pësime në vitet e para të Revolucionit. Kur pa se gjithë Rumelia u thye nën Qutakun turk, u detyrua të japin leje të krijojë vëndëqëndrimin me forcat luftarake. Brenda pak kohe çliroi gjithë Rumelinë. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaftë për të rënë nga plumbat e tradhëtisë. E vranë, duke vënë gjithshka në rrezik, për të njëjtin shkak që vranë Odise Andruçon, më 22-4-1827.

ODISE ANDRUÇO (1790-1825)

Luani i Rumelisë Odise Andruço, ishte biri i të famshit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Livanti i Lokridhës. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i babait të tij, e morri pranë pas vdekjes së Andruços. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundra turqëve dhe kundra suljotëve dhe kardhiqotëve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundra turqëve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës kombëtare dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhëtar. Ende nuk është kuptuar përse ajo politikë ishte politikë vërtet kombëtare dhe përse autorët moralë të vrasjes së Odisesë dhe pasardhësit e tyre qeverisin Greqinë me politikë të prapaskenave. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821 është qëndresa e tij në Hanin e Gravias. Odisea kishte një mëndje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, që e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Gura, që u bë vegël e verbër në duart e mikropolitikanëve të 1821, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, që u bë një natë në Akropol, në burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir. Shkuan shumë vite derisa të rehabilitohej figura heroike e Odise Andruços, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhëtar të atdheut. Tradhtia e tij ishte sepse donte bashkimin e grekërve të krishterë dhe myslimanë, kundra osmanëve turq.

Përgatitur nga Arben Llalla
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi