Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Një libër i munguar për 115 vjet Empty Një libër i munguar për 115 vjet

Sat 16 Apr 2011 - 3:02
Historia e Gadishullit Ilirik sipas murgut frëng Faverial botohet më në fund në Shqip pas 115 vjetësh.


Falë punës këmbëngulëse kërkimore të albanalogut të nderuar Robert Elsi, u arrit të gjendej dhe të botohet mëpastaj libri i murgut frëng Zhan Klod Faverial, Historia e Shqipërisë – më e vjetër, Plejad, Tiranë, 2004. Libri u shkruajt gjatë viteve 1884-1889 dhe përbën një thesar kulturor të pashtuar më parë në fondin Shqiptar. Duke e spjeguar qartë teatrin fetar të Gadishullit Ilirk, të dhënat e shtjelluara ndonëse të shumta i afrohen për herë të parë lexuesit të etur Shqiptar. Libri i Faverialit e zbërthen imtësisht historinë e Gadishullit Ilirik dhe formon shumë përgjigje që pa habi vazhdimisht dëshirohen të dihen. Faveriali është i pari që e ka përcjellur historinë e Gadishulli Ilirik nga një këndvështrim i brendshëm fetar. I parë si botim, libri është i shqipëruar, redaktuar dhe shtypur me cilësi të lartë. Duke thënë LEXOJENI domosdoshmërisht këtë libër të vyer, më poshtë po citohet një kapitull i tij.

KAPITULLI 29

Rrjedhojat e skizmës greke për Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët - pa atdhetari, pa letërsi

Të tilla qenë shkaset që parashtruan Grekët, për ta thënë më saktë, jo për të ndarë kishat pasi ata vetë siç dëshmon historia nuk kanë qenë kurrnjiherë as më të vertetë ortodokse as me të vertetë të krishtere, por i nxorrën për të ngulitur më mirë pushtetin e tyre të paqëndrueshëm mbi Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët. Popullsitë ilire gjithherët i ishin bindur vetëm klerit të tyre, sepse vetë Roma lejonte zgjedhjen e primatit që ata paraqisnin, si dhe miratonte zakonet e veçama të Kishës së Ilirisë. Por kjo nuk shkonte në dobi të politikës bizantine. Për të ngjeshur më mirë një zgjedhë që ata mezi e duronin, ajo i diktoi kësaj kishe fatkeqe një primat perandorak të kallepit të saj. Dhe nga ky primat i paftuar nga njëra anë, dhe nga ana tjetër prej peshkopëve që ky i paftuar i vuri në selitë ilire, grekët i bënë të besojnë Bullgarët, Vllehët dhe Shqiptarët se kushdo që nuk ishte grek nuk ishte as i krishterë Në të njëjtën kohë që dora-dorës ato shkase shtriheshin si bindje në të gjithë vendin, kushtohej një kujdes i madh që të pengoheshin dërgatat e Romës të futeshin këtu, si dhe ndonjë anëtar i klerit ilir të shkonte në Romë. Shtojmë më tej, se u shkatërruan me një përkujdesje të skajshme arkivat e primatisë ilire dhe të gjitha pjesët përkatëse të marrëdhënieve kanonike, të cilat ajo i kish pasur deri në atë kohe me selinë e Shën Pjetrit.

Cila ka qenë rrjedhoja e pashmangshme e kësaj gjendjeje? Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët e kanë humbur atë frymë vëllazërimi që krishterimi u frymëzon të gjithë njerëzve, të gjithë duke krijuar prej asaj hap pas hapi kombet. Për më tepër, në vend që të lëvronin gjuhën e tyre, ata prej fanatizmit kanë lëvruar greqishten. Edhe sot e kësaj dite ka ndër Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët që shkruajnë më tepër në romaika, ose greqishte makaronike, siç thoshte vllehu Bojaxhi i Moskopojës. Megjithatë, çfar vërejmë tjertërkund? Çfar ndodh në Europë falë frymës së vërtetë të krishterë, e cila sheh në kulturën e shkronjave më shumë një çeshtje të shijes filologjike dhe vetjake, sesa një çeshtje të dobisë popullore? Psr interesin kombëtar, çdo komb i krishterë ka lëvruar gjuhën e tij dhe e ka pasuruar me një literaturë të çmueshme. Të vetmit në Europë, Vllehët, Shqiptarët dhe Bullgarët që Grekët i kanë shkëputur nga katolicizmi dhe që i kanë hedhur pas orbitës së tyre me dinakëri, nuk kanë literaturen e tyre. Më fatkeqë se gjithë të tjerët, shqiptarët nuk kanë as alfabet dhe nuk e dijnë se si shkruhet gjuha e tyre. Megjithatë, duke parë se arsimi është bërë një nevojë e gjithësishme, ne jo vetëm që ruajmë vlerësimin më të lartë për racën shqiptaro-vllehe, por besojmë se edhe ajo do të hapë sytë e errësuar nga pështjellimet e saj politike, dhe se në vend që t’i kushtoje testamente apo dhurime fondesh financiare shkollave parazitare të Greqisë, ajo do t’i përkushtohet themelimit të shkollave kombëtare dhe shtypjes së librave të nevojshëm për popujt e këtij vendi.

# # #

Saimir Lolja, Nën-Prof. Dr. PEng.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi