Share
Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 21327
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default "Aventura" e vules se Skenderbeut

prej Sat 16 Apr 2011 - 3:18
Vula origjinale, e perdorur nga vete Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pas nje qendrimi te gjate ne muzeun e Danimarkes rikthehet ne vend. Ne 30 maj 2003 ajo do te ekspozohet ne muzeun, qe mban emrin e vete heroit per 6 jave me rradhe. MKRS ne bashkepunim me Ambasaden shqiptare ne Kopenhagen (Danimarke), ka bere te mundur sjelljen e saj ne Shqiperi.nga vete zbuluesi i saj Peter Pents si dhe Drejtori i Muzeut Kombetar te Kopenhagenit.

Vula eshte pjese e inventarit te Muzeut Historik Kombetar te Danimarkes e koduar atje me numer 44. Sipas te dhenave paraprake nga takimi me arkeologun danez Peter Pentz, i cili e zbuloi vulen, viti i arshivimit te saj mendohet te jete viti 1839. Ajo deri tani njihej si objekt i perandorise osmane. Ne studimet e fundvitit te kaluar arrihet ne konkluzionin se ky objekt eshte vula autentike e perdorur nga heroi yne kombetar. Ne qender te vules eshte shqiponja me dy koke dhe rreth saj mund te dallohen disa germa cirilike ku shkruhet: Alb-Servil.Boulgary. Aleksandro.Eleso". Poshte shqiponjes eshte e vizatuar nje kafshe duke vrapuar. Vula eshte prej material bronxi, ne te cilen jane gdhendur shenjat heraldike se bashku me emrat. Mendohet qe ajo te kete ardhur ne oborrin mbreteror te Danimarkes rreth shekullit te 16-te nepermjet shkembimeve me oborrin austriak. Muzeu Kombetar i Danimarkes e ka blere vulen ne vitin 1839, ne nje ankand, pas vdekjes se dy koleksionisteve, peshkopit Friedrch Monter dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm. Njeri prej tyre e kishte blere me pare vulen ne nje ankand ne vitin 1824 si nje vule ruse. Perpara se te sillej ne kete muze vula i perkiste dhomes se artit mbreteror danez.


"Aventura" e vules se Skenderbeut 6ds9w0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi