- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Gjykime popullore shqiptare
Sat 16 Apr 2011 - 3:38
Lexoni me poshte disa tregime historike qe nxjerrin ne pah gjykimin dhe traditen shqiptare.
Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" i autorit Hilmi Kolgjegja
GURRA E GJYQIT
Një i ri u fejua me një vajzë. Pas fejesës, vajza bëri dashuri me një djalë tjetër dhe mbeti shtatzënë. I fejuari e vrau vajzën me gjithë fëmijën që kishte në bark. Dashnori mori një plak për të kërkuar gjakun e fëmijës.
Edhe i fejuari mori një plak për t'u mbrojtur. Të dy pleqtë i hipën kuajve dhe u takuan te një burim. Plaku i dashnorit, pa i zbritur kalit, i tha plakut tjetër:
- Përse e derdhe drithin? (përse e vrave fëmijën)
- E derdha, se e kishe futur në thesin tim, - ia ktheu plaku tjetër (sepse vajza ishte imja).
Fajtor mbeti dashnori. Me kaq gjyqi mori fund dhe gurrës ku u nda gjyqi, i mbeti emri "Gurra e gjyqit".
KU DERDHET GJAKU VIHET KUFIRI
Në kohën kur po diskutohej kufiri midis shqiptarëve e serbëve, një plakë takoi në mal disa fshatarë që transportonin një të vrarë.
- Përse është vrarë ky djalë? - pyeti plaka.
- Për kufirin midis Shqipërisë e Serbisë, - ia ktheu njëri.
- Ku do ta varrosni? - pyeti përsëri plaka.
- Në fshat, - ia kthyen fshatarët.
- Shumë gabim do të bëni, - tha plaka.
- Përse? - pyetën fshatarët të habitur.
- Ku derdhet gjaku vihet kufiri, - tha plaka, - prandaj varroseni të vdekurin aty ku është vrarë, se ndryshe do të vijë kufiri në fshat.
Fshatarët, si i pleqëruan fjalët e plakës, kthyen kufomën dhe e varrosën aty ku ishte vrarë. Edhe sot kufiri ka mbetur, aty ku është varrosur djali.
GJYQI DO PROVËN
Një grua shtatzënë shkoi të mbushte ujë në krua. Aty kaloi një lepur. Një gjuetar qëlloi dhe e vrau lepurin. Gruaja e frikësuar nga krisma e armës, lindi parakohe fëmijën të vdekur. I ati i fëmijës, për të kërkuar gjakun e fëmijës, mori një plak. Edhe gjuetari, për t'u mbrojtur, mori një plak tjetër.
- Meqenëse kjo ngjarje ndodh për herë të parë, mendoj t'i bëjmë provën, - tha plaku i parë.
- Pranoj, gjyqi do provën, - ia ktheu plaku tjetër.
Plaku i parë mori një shekë 1) me kos dhensh dhe e vuri te kroi. Shtiu me pushkë mbi shekë dhe kosit i plasi cipa (ajka).
- Sipas provës, plasja e cipës së kosit, bën borxhli gjuetarin, sepse, krisma e pushkës, solli dështimin e gruas shtatzënë, - tha plaku i parë dhe me kaq gjyqi mori fund.
1) Enë prej druri kufutet kosi.
AI QË ULET ËSHTE MË TRIM SE AI QË TË VRET
Dy pleq të Dibrës, Noka dhe Lusha, shkuan të ndanin një gjyq te Kapidani i Mirditës. Nata i zuri te kulla e Laçit në Gurrë-Reç. E zonja e shtëpisë, Havë Doçja, i pyeti:
- Ku jeni nis me shkue?
- Te Kapidani i Mirditës me nda një gjyq.
- Përse keni marrë gjithë këtë rrugë kur gjyqin mund ta ndanit vetë? - tha Hava.
- E si mund ta ndajmë këtë gjyq? - pyeti Noka.
- Ai që të jetë më trim nga ju, le t'i ulet shokut dhe gjyqi është i ndamë, - tha Hava.
- Po a quhet trim ai që ulet? - pyeti Lusha.
- Ai që ulet është më trim se ai që vret, - tha Hava.
Pleqtë nuk e zgjatën, por u kthyen dhe gjyqin e ndanë vetë.
MENÇURIPOPULLORE
Ndrecë Nikollë Vladi nga Lura, në kohën e pushtimit austriak, vrau në Ndërlinë dy ushtarë për t'u marrë pushkët. Sa u kthye në shtëpi, i kërkoi s'ëmës ta lidhte në djep. Të nesërmen austriakët mblodhën gjithë fshatin dhe i vunë në be për vrasjen e ushtarëve. Ndreca u betua kështu:
- Për këtë ungjill, qyshse më ka lidhë nëna në djep, vra njeri nuk kam.
Kështu Ndreca benë e bëri tamam dhe veten e shpëtoi.
ALI PASHË TEPELENA DHE DY TREGTARËT
Një tregtar nga Janina, para se të nisej për tregti, i la amanet një shoku të vet, një qyp me florinj. Kur u kthye, mori qypin nga shoku dhe shkoi në shtëpi. Kur zbrazi qypin, pa se në vend të florinjve kishte gurë. Tregtari shkoi te Ali Pashë Tepelena dhe i tregoi ngjarjen. Aliu thirri edhe tregtarin tjetër dhe, pasi i dëgjoi që të dy, u tha:
- Kur e bëtë këtë punë, mua nuk më pyetët, prandaj shkoni nga të doni, se nuk merrem me ju!
Sa dolën tregtarët, Aliu porositi rojet që t'i peshonin të dy. Pas gjashtë muajsh Ali Pasha i thirri përsëri të dy tregtarët dhe, si i peshoi, pa se ai që ankohej kishte rënë 6 kg., ndërsa tjetri kishte shtuar 9 kg. Aliu, i tha atij që kishte fshehur florinjtë:
- Shko e silli shokut florinjtë e fshehur, se ti, duke kujtuar që ia hodhe, ke shtuar 9 kg., kurse ky, duke kujtuar se i humbi, florinjtë, ka firuar 6 kg.
LEKË DUKAGJINI DHE DY GRATË
Dy gra kishin lënë dy fëmijë me djepe në krye të arës ku prashisnin misër. Erdhi një ujkonjë dhe mori njërin fëmijë e u zhduk në pyll. Kur gratë shkuan te djepet, gjetën vetëm njërin djalë.
Gratë u grindën me njëra-tjetrën për djalin, sepse secila prej tyre thoshte që djali ishte i saji. Këtë ngjarje e mori vesh Lekë Dukagjini, i cili erdhi dhe u tha:
- Meqenëse asnjërës nga ju nuk mund t'i besoj, që të mos ngatërroheni, djalin do ta pres me shpatë.
Sa nxori Leka shpatën, njërës grua i ra të fikët. Leka futi shpatën në brez dhe tha: "Djali është i gruas që i ra të fikët, sepse asaj i dhembi më shumë zemra për të."
BINAK ALIA NDAN NJË GJYQ NË GASH
Njërit nga krahina e Gashit i shkuan disa miq. Meqë nuk kishte bukë, i zoti i shtëpisë dërgoi gruan te fqinji për të marrë hua. Gruaja shkoi, por nuk u kthye. I shoqi shkoi te fqinji dhe kur pyeti për gruan, i thanë se nuk e kishin parë. Si përcolli miqtë, i shoqi pyeti gjithë fshatin për gruan, por asnjëri nuk dinte gjë për të.
Pas tri ditësh, gruaja erdhi në shtëpi.
- Ku ishe? - e pyeti i shoqi.
- Te fqinji, - ia ktheu e shoqja, - dhe më ka përdorur si ka dashtë.
Të nesërmen i shoqi i vrau djalin fqinjit. Ngjarjen e mori vesh fshati dhe dy familjet u ngujuan brenda në kulla. Për të ndarë këtë gjyq, thirrën Binak Alinë nga Dragobia. Binaku i tha fqinjit:
- Në qoftë se kërkon gjakun e djalit, duhet t'i çosh hasmit tri ditë gruan tënde.
- Atë punë nuk mund ta bëj, - tha fqinji.
- Atëherë ai që të vrau djalin nuk të ka asnjë borxh, sepse nderi i gruas me vrasjen e djalit shkojnë një për një, - tha Binaku.
Në Mirditë, në qoftë se një vajzë mbetej shtatzënë, atë dhe djalin i digjnin në turrë të druve. Në kohën kur jetonte Preng Pasha, një djalë la një vajzë shtatzënë. Para se t'i digjnin dy të rinjtë, paria e Mirditës thirri Preng Pashën. Prenga vuri përpara parisë ungjillin dhe u tha:
- Të gjithë do të betohemi se asnjeri nuk kemi bërë dashuri me vajzë apo grua të huaj.
Asnjëri nga paria nuk mundi të bënte be.
- Meqënëse asnjëri prej nesh nuk është i papërlyer në punë dashurie, atëherë s'kemi si i djegim dy të rinjtë, - tha Prenga.
- Si t'ia bëjmë pra? - pyeti njëri.
- Zgjidhja e vetme është t'i përzemë nga krahina, - tha Prenga. Që nga ajo kohë djegia në turrë të druve u hoq në Mirditë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi