Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si e ka zakoni i shqiptarit urimin Empty Si e ka zakoni i shqiptarit urimin

Sat 16 Apr 2011 - 3:46
Nese doni te mesoni zakonin e urimit me raki ne krahina te ndryshme te Shqiperise, lexoni ne vazhdim.

URIMET E RAKISË DHE DOLLIA URIMET E RAKISË NË MIRDITË

Qoftë lëvdue Krishti! - Për gjithmonë e jetës!
Të jam falë! - Kush të patë me nder t'u faltë!
Brini i dhisë - Nderi i zotit të shtëpisë.
Brini i dashit - Nderi i mbasqetashit.
Për të mirë, o mihanexhi! - Të bëftë mirë e shumë dobi!
Gjethja e plepit - Nderi i xhepit.
T'u ngjatë jeta! - Të bëftë mirë kjo e tjetra!
Në dasëm ishalla! - Qofsh e ardhsh!
T'u turrsha! - Të paça e të pritsha me nder!
T'u rritë ndera e bereqeti! - Nder e bereqet paç!
Hallall u qoftë e u past ba mirë! - Paç gjënë e hallallit!


DOLLIA NE LABERI

- Dollia në Labëri përbën kodin më të rëndësishëm të një gostie
të gëzueshme, (lindje, fejesa, dasma, etj.), kur në trapezën e shtruar
ndodhen disa të ftuar.
- Dollia në Labëri, nxit të ftuarit për të pirë, për të bërë muhabet
të shtruar dhe për të kënduar këngë karakteristike si dhe shmang
keqkuptimet, zhurmat dhe shpërdorimet e kota.
- Në krye të dollisë në Labëri qëndron dollibashi i cili zgjidhet nga
të pranishmit në sofër, si dhe drejton mbarëvajtjen e gostisë e kërkon të
zbatohen rregullat e pashkruara, por që njihen dhe zbatohen nga të gjithë
pjesëtarëte trapezës. .
- Dollibashi hap gostinë duke ngritur shëndet për sebepçiun dhe
me shprehjen "të kam gjetur...", i drejtohet njërit prej të ftuarve.
- I ftuari përsërit urimin që e shoqëron me raki, si dhe i kërkon "rrugë" dollibashit për të ngritur shëndete me pasuesin. Kështu veprojnë
pesë deri në gjashtë të ftuar të tjerë, duke ngritur aq shëndete sa është edhe numri rendor i tyre.
- Personi i fundit kthehet te dollibashi i parë për shoqërimin
e shëndetit të ngritur. Ky, për të zgjatur kohën e pijes, i dorëzon
detyrën dollibashit të dytë, i cili ndjek të njëjtat veprime si dollibashi
i parë. Si rregull caktohen 5-7 dollibashë për një trapezë me mbi 20
persona.
- Dollibashi i fundit është kryemiku, dhe ka të drejtën të
propozojë mbylljen e dollisë.
- Gjatë dollive herë pas here vazhdon muhabeti e kënga edhe
nga të ftuar të tjerë, që për arsye shëndeti ose moshe nuk marrin pjesë në pije

PIJA NË GOJËN E POPULLIT

Gotën e parë e pi vetë, e dyta pi të parën, gota e tretë të pi ty. Kur ngre për të tjerët shëndet, shëndetin tënd e tret. I çmenduri ia liron. rrugën të dehurit. Më shumë njerëz mbyten me gotën e rakisë sesa në det.
Pija të gëzon shpirtin por, e shumtë, të shkatërron shëndetin.
Për të dehurin deti është i thellë deri në gju.
Rakia herën e parë ngjitet lart e të merr mendtë, herën e dytë bie poshtë e të merr këmbët.
Rakia ka tri të "mira": kur pi raki bota të duket fushë me lule se t'i merr mendtë; nuk të vjedh njeri se nuk të mbetet asnjë lek në xhep dhe nuk mplakesh se vdes i ri.
Të dehesh do të thotë të çmendesh vullnetarisht
Sa të duash raki shtjer, por etja nuk shuhet me raki e vere. Të gjithë pijet shkojnë poshtë, vetëm rakia ngjitet lart.

GAZM0RE

MENDJA DHE TRUPI
Njëherë trupi i tha mendjes:
- A ta pi një gotë raki?
- Pije! - ia ktheu mendja.
Meqë trupit i pëlqeu rakia, i tha përsëri:
- A ta pi edhe një gotë?
- Si të duash, - iu përgjigj ajo.
Si e piu dhe gotën e dytë dhe i pëlqeu shumë, trupi tha:
- Jam duke e pirë edhe një.
- Tani ti pi sa të duash, se unë dola. - ia ktheu mendja.


HALLI I NJË PIJANECI

Një pijanec piu në shumë lokale. Pasi u deh, doli përjashta dhe volli. Duke parë ushqimet e vjella, pijaneci tha:
- Këtë meze e kam ngrënë në filan lokal, këtë tjetrën në...
Në këtë kohë erdhi një mace. Pijaneci, kur e pamacen, u çudit dhe tha:
- Po këtë mace, në cilin lokal e paskam ngrënë?!


DY TË DEHURIT

Një pijanec u takua natën, në rrugë, me një të dehur. Pijaneci ngriti kokën nga qielli dhe pyeti të dehurin:
- O shoko, çfarë është kjo që ndrit në qiell, diell apo hënë?
- Më fal, or shok, se nuk jam prej këtij fshati, - ia ktheu i dehuri.


DREJTORI DHE PUNËTORI

Drejtori i një ndërmarrjeje pinte çdo mëngjes nga dy dopio dhe shkonte në zyrë. Një punëtor që kishte një hall për të biseduar me drejtorin, piu dy dopio dhe i shkoi drejtorit në zyrë.
- Me leje, cili nga ju të dy është drejtori? - pyeti punëtori.
- Unë jam, - ia ktheu drejtori, - por edhe ju, mos hyni nga katër-
-pesë vetë njëheresh!


I DEHURI NË RRUGË

Një të dehuri, kur u nis për në shtëpi, iu duk sikur i dolën përpara dy
rruge.
- Zotëri, - i thirri një qytetari, - Cilën nga këto dy irugë duhet të marr për
të vajtur në shtëpi?
- Futi dhe dy dopio të tjera, - ia ktheu qytetari, - dhe, kur të dalin tri rrugë, ti mbaj atë të mesit!


PIJANECI DHE ÇELËSI I SHTËPISË

Pijaneci i bërë tapë, nxori çelësin e shtëpisë dhe e mbajti në dorë.
- Përse e mban çelësin në dorë? - e pyeti njëri.
- Gjithë lagjja po më sillet rrotull, prandaj po pres të vijë dhe shtëpia-ime që të fus çelsin e të hap derën, - ia ktheu pijaneci.


Nxjerre nga libri "Perla Shqiptare" te Hilmi Kolgjegja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi