Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Kur lindi shteti tek shqiptaret? Empty Kur lindi shteti tek shqiptaret?

Sat 16 Apr 2011 - 4:22
Dhimitri i Arbërit dhe pasardhësit e tij

Martesat e Mesjetës, aletatet për një Shtet autonom. Historia e trashëgimisë e të parëve të tyre

Gjeneza e shtetit tek shqiptarët është ende e pastudjuar si+ duhet. Koncepti shtetëror parakupton një nivel të lartë të bashkëjetesës së një komuniteti, ku principi zotërues dhe drejtues ka strukturë hierarkike, ku pushteti politik buron nga pronësia ekonomike. Në të vërtetë gjeneza e shtetit shqiptar humbet mbrapsh në mesjetën e hershme dhe duhen bërë hulumtime gati të barazvlefshme si hulumtimet, që bëjmë për të kërkuar shkrimet shqipe përpara Gjon Buzukut. Metaforikisht mund të themi se etapa "parabuzukuiane" e shtetit shqiptar ka mbetur e mbuluar nga një mister i madh.

Por logjika e historicitetit dhe krahasimi i ngritur mbi analogjitë na krijojnë instrumentet e zbulimit dhe të identifikimit për historinë fillestare të shtetit shqiptar. Dy janë përmasat orientuese dhe ballafaquese. E para struktura multietnike dhe universale e perandorisë bizantine, që përfshinte edhe trojet e shqiptarëve dhe e dyta degamet, luftrat konfliktuale, përplasjet e Lindjes me Perëndimin, kryqëzatat e famshme por dhe kundërsulmet e bizantinëve që bënë të mundur krijimin e segmenteve shtetërorë lokalë, here herë të përkohshëm por gjithsesi mjaft të rëndësishme në pikëpamje të mëvehtësisë. Është pikërisht substanca bizantine plot lëvizje dhe shpërthime të brendshme, që ka bërë të mundur shfaqjen në shekujt e mesjetës edhe të shtetit shqiptar si pasoje e një force centrifugale apo decentralizimit të shtetit qëndror perandorak. Dijmë nga historia se në 10 vje+arin e fundit të shek.XII kishte në Arbëri një pushtetar vendas një shtetar i plotfuqishëm me emrin Progon, që përmendet si "arkond" (sundimtar i madh), në vitet 1190-1199. Nuk dihet asgjë konkrete për sundimin e tij apo bëmat juridike dhe pushtetare. Dokumentet tregojnë se kishte dy djem Gjinin dhe Dhimitrin. Po qëndra e shtetit të Progonit ku qe? Meqenëse Kruja ishte në këtë lak kohor selia e peshkopatës së Arbërisë mund të mendojmë se Kruja ka qenë edhe kryeqyteti i shtetit të Progonit. Peshkopata e Krujës ishte e varur nga Kisha e Lindjes. Progoni vdes më 1199, pushtetin në Arbëri e merr djali i tij i madh Gjini. Nga dokumentet sundimi kronologjik i Gjinit zgjatet deri më 1208. Ndërkohë kishte ndodhur një ngjarje me rëndësi botërore. Në vitin 1204, Papa i Romës, Inocenti i III, organizoi kryqëzatën e IV,e cila me rolin vendimtar të Republikës së Venedikut dhe të perandorit gjerman Enriku i IV, në vend që të drejtohej kundër myslimanëve "të pabesë" për +lirimin "Vendit të Shenjtë" u sul kundër Konstandinopojës, për ta pjestuar atë në fragmente shtetesh të rinj. Më 1204 kryqtarët evropianë pushtuan Kostandinopojën. Perandoria bizantine u shemb. U krijuan disa shtete të rëja si Perandoria Latine e Lindjes dhe Perandoria e Nikesë. Venediku më 1205, pushtoi Durrësin dhe krijoi shtetin e quajtur "Dukati i Durrësit", që zuri vendin e themës së vjetër bizantine. Dukati i Durrësit kishte në kufi shtetin e Arbërisë. Gjini si zoti i Arbërisë e ndjeu rrezikun dhe për t'ju kundërvënë Venedikut bëri një veprimtari të madhe diplomatike duke krijuar aleanca të reja, që në mesjetë konsolidoheshin me anë të martesave. Kështu despoti i Epirit, i quajtur Mihal Ëngjëll Komneni u martua me një vajzë fisnike arbëreshe nga Durrësi, në lidhje krushqie me Gjinin. Vëllai i Gjinit Dhimitri i Arbërit u martua me Komnenën, vajza e Stefan Nemanjës, mbreti i Serbisë. Gjini vdiq më 1208. Pushtetin e trashëgoi i vëllai, Dhimitri. Ky kalim i sundimin në formën e trashëgimit është koncept i qartë shtetëror që parakupton ekzistencën e dinastisë arbëreshe, që ne e njohim në tri breza.


Dinastia nën "hijen" e Dhimitrit

Dhimitri i Arbërit arriti shkëlqimin më të madh të shtetit dhe luajti rol të jashtëzakonshëm duke u marrë në konsideratë nga shtetet fqinje si një "magnus arkond" (sundimtar i madh). Pra ishte kryezoti i Arbërisë. Dhimitri mbante titullin : "Pan hipersevast", titull që e mbanin vetëm mbretërit autonomë, por që kishin lidhje familjare me perandorët bizantinë. Gruaja e Dhimitrit qe njëkohësisht edhe mbesa e perandorit bizantin Aleksi i III Ëngjëlli. Dhimitri u njoh si kryezot i Arbërisë edhe nga vetë Papa Inocenti i III. Në një letër, që Papa i dërgonte Dhimitrit më 1208 e quante këtë kryezot "Nobili Viro Demetrio arbanesi principi" d.m.th. "burrë fisnik, princ i arbëreshëve". Më 1909 Papa në një letër të dytë e quan atë me një titull akoma më të lartë juridik "Judex" d.m.th. "Gjykatësi i arbëreshëve". Në krye të shtetit të Arbërisë Dhimitri u konfliktua me Venedikun. Dhimitri kërkoi ndihmën e Papës së Romës, që në këtë kohë qe prishur me Republikën e Venedikut dhe inocenti i tretë i premtoi ndihmën e tij nëse shkëputeshin arbëreshët nga riti lindor ortodoks dhe shndrroheshin në katolikë. Dhimitri bëri një përpjekje origjinale diplomatike : firmosi Traktatin e Paqes më 1210 me Republikën e Raguzës, që është dhe i pari dokument diplomatik shqiptar që njohim deri më sot. Në këtë traktat, që për fat të mirë është edhe i përkthyer ne gjuhën shqipe, Dhimitri përmend emrat e fisnikëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët i quan "hominen mei" (njerëzit e mi). Politika paqësore me aleatët e tillë si despotati i Epirit dhe Republika e Raguzës, që realizoi Dhimitri e tronditi Venedikun. Por Dhimitri i rrezistoi intrigave venedikase. Më 1213 Dhespoti Epirit, Mihal Ëngjëll Komneni, duke shfrytëzuar kryengritjen e fisnikëve arbëreshë që shpërtheu ne Durrës e pushtoi Dukatin e Durrësit.


Trashëgimia...në mungesë të birit të Dhimitrit

Dhimitri i Arbërisë vdiq më 1216. Me sa duket nuk pati trashëgimtarë. Doli kështu në rend të ditës +ështja e trashëgimisë së kreut të shtetit. Kjo +ështje e trashëgimisë u problematizua skajshëm. U gjet një modus vivendi juridike dhe politike për të rregulluar kënaqshëm vijimësinë e trashëgimisë. Gruaja e ve e Dhimitrit, Komnena, që mbante të drejtën e trashëgimisë së shtetit të Arbërit në vijë femërore, u martua me një bujar arbëresh, të quajtur Grigor Kamona, që zuri vendin e Dhimitrit si kryezot i Arbërisë. Grigori përjetoi dekadencën dhe tatëpjetën e shtetit të Arbërisë. Në vitet 1216-1253 shteti i Arbërisë u shkel disa herë nga Despotati i Epirit, Perandoria e Nikesë dhe Mbretëria Bullgare,që qenë në një luftë heraklikane me njëa-tjetrën.


Më 1253 në Arbëri përmendet një sundimtar me emrin Gulam, dhëndëri i Grigor Kamonës, i cili e kish trashëguar sundimin e Arbërisë me anën e martesës së tij me bijën e Komnenës dhe të Grigorit. Princi Gulam, kryezot i Arbërisë pati një veprimtari diplomatike të +uditëshme dhe u ngatërua me luftërat dhe grindjet e shteteve të tjerë, herë me zotërit e Despotit të Epirit, herë me ata të Perandorisë së Nikesë. Më 1255 pushteti i pavarur i shtetit të Arbërit është rrenuar, por jehona e traditës së Arbërisë jeton akoma. Bujarët arbëreshë kërkonin me domosdo një shtet shqiptar pavarësisht nga sigla e emërtimit. Më 21 shkurt 1272 Karli i I Anzhu në marrëveshje me fisnikët arbëreshë krijoi shtetin që e quajti Regnum Albaniae d.m.th. Mbretëria e Arbërisë. Ky shtet përfshinte territoret në trekëndëshin Durrës- Berat- Vlorë. Kryeqëndra e Mbretërisë së Arbërisë u bë Durrësi. Por Arbëria anzhuine është një temë tjetër më vehte e studimit. Unë dua më tepër të flas për dinastinë arbereshe të shtetit të Arbërit, si një nga familjet e mëdha në historinë e vendit tonë në të gjitha kohërat.


Martesat për një arbëri autonome

Arbëria, sidomos në kohën e Dhimitrit, arriti një nivel të lartë. Dhimitri krijoi një shtet autonom duke shfrytëzuar padyshim martesat si aleancë. Afërsisht kur Dhimitri i Arbërit u martua me Komnenën mbesën e perandorit bizantin, Aleksi i III, edhe një tjetër strateg shqiptar i quajtur Leon Skurra, që shërbente në zonën e Korintit u martua me mbesën e Komnenës, që quhej Eudokia. Aleksi III i dha Leon Skurrës titullin e lartë Despot, që në hierarkinë e titujve bizantinë vinte i dyti pas perandorit. Historiani shqiptar Pëllumb Xhufi bën një pyetje tepër interesante: A mund të mendohet në bazë të këtyre martesave paralele të Dhimitrit të Arbërit dhe strategut Leon Skurra përkatësisht me mbesën dhe vajzën e perandorit bizantin se ata i përkisnin të njëjtës familje? Ruhet një koleksion dokumentesh mjaft interesante, që lidhen me familjen e sundimtarëve të shtetit të Arbërit. Kur vdiq Dhimitri Grigor Kamona u martua me të venë e tij Komnenën. Grigori para se sa të martohej me të venë e Dhimitrit kishte patur për grua vajzën e vëllait të këtij, Gjinit, që kish qenë sundimtar i Arbërisë më 1199-1208. Ardhja në pushtet e Grigorit ngjalli kundërshtime në gjirin e bujarëve feudalë. Shprehës i këtyre kundërshtimeve u bë peshkopi i Krujës, i cili me argumentet juridike dhe teologjike u mundua të pengonte martesën e Grigorit me Komnenën, duke thënë se ajo binte ndesh më të drejtën kanonike. Grigori u mbështet fuqishëm nga kryepeshkopi shumë i ditur Ohrit, Dhimitër Komatjani. Me këtë rast ne njohim disa letra shumë të rëndësishme me analiza të mrekullueshme për martesën e Grigorit me Komnenën. Letra e Dhimitër Komatjonit dërguar Grigor Kamonës më 1215 është interesante. Në letrën e kryepeshkopit jepet fjalë për fjalë letra origjinale e vetë Grigor Kamonës si më poshtë : "Pyes për +ështjet që kanë të bëjnë me mua dhe kërkoj nga ti si kryepeshkop përgjigje për +ka pyes, përgjigje që të jenë në përputhje me ligjet shpresëtardashëse dhe kanunët e shenjta hyjnore. Mora për grua vajzën e të Vdekurit sundimtar të Arbërisë, Gjinit, birit të Progonit. Ajo u nda prej meje ligjërisht. Tani mora për grua Komnenën, vajzë shumë fisnike... pas vdekjes së bashkëshortit të saj të parë, të ndjerit Dhimitër, vëllait të vërtetë të Gjinit. Kërkoj, pra, të di nëse e kam bërë pa difekt martesën, apo kanë të drejtë kundërshtarët e mij që e quajnë atë të paligjshme?" Është hera e parë që kemi një dokument të tillë në historinë shqiptare. Kryezoti i Arbërisë kërkon arbitrazhin e kryepeshkopit të Ohrit. Letra arsyetuese dhe analizuese e kryepeshkopit për martesat e lejuara dhe ato të ndaluara është një kryevepër juridike. Analiza e kryepeshkopit tregon se martesa e Grigorit me të venë e Dhimitrit nuk është flligështi në gjak dhe në kundërshtim me ligjet kishtare, por e lejuar. Grigori, gruan e parë e kishte vajzën e Gjinit, vëllanë e Dhimitrit. Me këtë grua u nda. Gruaja e dytë Komnena, e veja e Dhimitrit mund dhe lejohej të martohej me Grigorin. Ky qe konkluzioni i kryepeshkopit. Kryepeshkopi Kamatjoni ka dhe një letër të gjatë drejtuar peshkopit të Krujës, që përbën një duel juridik dhe teologjik për të konfirmuar drejtësinë e pushtetit të shtetit të Arbërit. Familja dinastike e shtetit të Arberit ka patur stemën e saj heraldike. Kjo stemë ruhet ende dhe sot. Në Muzeun Historik Kombëtar ruhet një dokumenti jashtëzakonshëm mbishkrimi në latinisht i gjetur në Gëzhiq të Mirditës, ku lexohen emrat e Progronit dhe të Dhimitrit. Ky mbishkrim i gjatë në latinisht është përkthyer ne shqip dhe është studjuar nga Dhimitër Shuteriqi, Injac Zamputi etj. Ky mbishkrim ka dhe stemën heraldike, që përfaqësohet një një shqiponjë më një kokë me krahët e ngritura sipër. Nuk e dimë deri më sot mbiemrin e familjes dinastike arbëreshe. Dimë se stemën heraldike me shqiponjën me një kokë ka qenë në shekujt e mëvonshëm stema tipike e princërve shqiptarë e familjes së dukagjinëve.

Moikom Zeqo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi