Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kultura e te folurit ne kuvendet shqiptare Empty Kultura e te folurit ne kuvendet shqiptare

Sat 16 Apr 2011 - 5:08
Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj

Le te parashtrojme disa kundrime etnolinguistike e sociolinguistike qe lidhen me kulturen e te folurit te trevave shqiptare, duke metuar te deshmojme e te ndricojme sa te jete e mundur e me qarte disa prej tipareve tregtuese te fisnikerise dhe bukurise shpirterore te popullit shqiptar, gjuha e te cilit, ndoshta shume me bukur se cdo tipar tjeter i mocem qe vjen prej shekujve e mijeravjecareve, na shperfaq bindshem e kendshem palcen etnike te nje populli me jetesi e me kulture frymegjate.

Prej vitesh, qysh kur kam filluar anketimet e mia te para ne lemin e dialektologjise, po edhe mjaft kohe me pare, qe kur kam qene student, teksa mblidhja kenge kreshnikesh e gojedhena te mocme ne Malesine tone te Madhe, me kishte bere pershtypje te pashlyeshme nje dukuri e spikatur, bukuria e te folurit te malesoreve, etika dhe respekti i madh qe shfaqin ata kur pershendeten, kur shkojne per te bujtur tek miq a te aferm, menyra se si "falen" (i japin doren njeri-tjetrit dhe, sipas rastit e lidhjes gjinore, fisnore a miqesore perkatese, tokin edhe koken, ndersa grate edhe puthen), su "dveten" (pyesin njeri-tjetrin) per shendetin e familjen per punet e gjene e gjalle, per jeten e prodhimet, per dertet e hallet. Nje mrekulli e vertete. Njerez qe, ndonese pa shkolle e, te shumten e heres, pa zbritur ndonjehere ne qytete e pa pare ndonje qender arsimore e kulturore, dine ta tehollojne biseden aq bukur sa te duket sikur te ishin me shkolle te larte gojtarie. Ne perputhje me vleresimin e larte te te folurit e me funksionet e medha ndikuese te fjales, te gjuhes e te komunikimit shoqeror midis njerezve, gurra popullore ka percaktuar edhe disa kushte e kerkesa te domosdoshme per realizimin e atyre funksioneve. Ne radhe te pare, kerkohet nje mjedis i pershtatshem (p.sh. nje dhome, sic ka qene tradicionalisht "oda e burrave" apo "oda e miqve"), nje shesh apo log i pershtatshem, me hije e uje te pijshem prane, qe te mund te mblidhen shume burra e pleqnare per te zhvilluar kuvendime per pajtim, per te perballuar rreziqe te ndryshme.Gjithashtu, ne te gjitha rastet kerkohej edhe zbatim i nje rendi e disipline te forte si shenje nderimi dhe vleresimi per fjalen qe thuhej ne kuvend. Kudo ndeshim thenien urtake: "Burrat flasin me mend e me rend" apo "Fjala pa rend, puna pa mend, si gjumi pa jorgan".

Ne menyre te vecante malesoret i jepnin rendesi te folurit ne kuvend, sidomos ne kuvendin e burrave. Ka qene kudo si kerkese e dores se pare qe ata qe flasin, sidomos kur trajtohen probleme me rendesi shoqerore, duhet te ndjekin nje rend te caktuar, zakonisht duke lene te flasin me pare ata qe jane me te moshuar e me te ditur dhe qe perfaqesojne palet perkatese, po, sidomos, keshillohet te flitet duke i peshuar e matur mire fjalet, duke mos lejuar kurre qe fjala "te vrae shtrember", sepse fjala konsiderohet si plumbi, me anen e se ciles mund te fitosh, po edhe mund ta humbasesh koken. Kjo duket qe tek fjalet pershendetese dhe tek nderimi e respekti i ndersjelle qe sundon ne logun e kuvendit. Ardhesi, cilido qofte, kur afrohet ne largesine e nevojshme sa per te dalluar mire se kush ndodhet ne krye te vendit, pasi qesllon (kthjellon zerin) pershendet me ze te plote: "Kuveni i mire i burra!" ose "Mir n'kuvend burra!" dhe drejtohet nga ai qe eshte i pari me i rendesishmi per ta tokur e per t'i dhene doren. Nderkaq, te gjithe te pranishmit, duke u ngritur ne kembe per ta respektuar, ia kthejne njezeri: "Burri po vjen, qebesa!" ose "Mirse po t bjen Zoti, burri i Malsise!"

I porsaardhuri, i kenaqur dhe i nderuar nga gjesti plot respekt qe i bejne te pranishmit, u thote me pervujteni: "Mos luoni, burra!" ose "Pse po luoni burra?". Te pranishmit ia kthejne me respekt te metejme e me nje klishe te njohur ne Malesi: "Paj, luo sorra per sorre e jo ma burri per burre". Pas kesaj, i ardhuri (i cili nderkaq i eshte afruar kreut te vendit, duhet t'i drejtohet njeriut qe eshte me i rendesishmi, duke i dhene doren e duke ia thene emrin e mbiemrin: "A jie, Ded Gjo'Luli!"

Pritesi ia kthen me te njejtin respekt e gjithashtu duke ia permendur emrin e mbiemrin: "T'paca, burr' i fort, Mirash Ndou, si jie, a ku jie?"

Keshtu, ai shkon duke u dhene doren ose duke perqafuar te gjithe te pranishmit, pastaj merr te ulet diku nga fundi, mirepo i pari i kuvendit e fton te ulet ne nje vend me prane, dmth. aty ku i takon te ulet, sipas "deres" a fisit qe ai perfaqeson. Kreu i vendit ka nderimin me te madh edhe ukr ulen ne sofer per te ngrene: atij i takon kryet e dashit, por edhe te tjereve u jepen "shenje" (pjese te mira te dashit, si shpatulla, bishti, veshkat etj.).

2.Kuvendi ka pasur karakteristikat e veta etike dhe gjuhesore, pranda, tradicionalisht, pjesemarrja ne kuvend ka qene kryesisht per njerezit qe i dine zakonet, qe njohin mire rregullat e miresjelljes dhe ne pergjithesi menyrat e parashtrimit te problemeve me gjuhe te atille qe te mos shkaktojne keqkuptime, te mos ndjelle ngaterresa, por, perkundrazi, edhe ne rastet me te renda, duke zgjedhur fjalen e pelqyeshme e te pershtatshme sipas rastit, synohej te shkohet drejt zgjidhjeve sa me te drejta e deri ne pajtimin e paleve kundershtare. Qysh kur jane te vegjel, djemve u mesohej thenia urtake: "Nig-jo shum, por fol pak!" apo "Nik-jo gjithcka,por mos fol gjithqysh!". Ne anet e Kosoves, te njejten ide e shprehin me thenien: "Kur t'flasish ne kuvend duhet me e zgat qafen!" ose "Me fjale vishesh e me fjale zhvishesh". Kjo dote thote se nepermjet gjuhes apo fjales qe flet njeriu zbulon ndjesite dhe shpirtin e tij, pohon se cili eshte shqetesimi kryesor i tij. Mbi kete logjike mbeshtetet edhe vleresimi i nje thenieje te anevet e Mbishkodres: "Nje fjale te bierr e nje fjale te nxierr", qe do te thote se njeriu, per hir te fjales se folur e me anen e saj, mund te humbase ("nje fjale te bierr") ose, perkundrazi, te fitoje, te dale nga situata e keqe. Pra, me fjalen tone, me kuvendimin tone, sa here qe flasim o ndreqim o prishim dicka. Afersisht kete ide shpreh edhe thenia urtake: "Kafshaten e madhe perpije, por fjalen e madhe mos e fol!" Thelbi i saj eshte i qarte e nuk besojme se ka nevoje per komente te gjata: te jemi t` permbajtur ne fjale, te mos i japim shfrim te pamenduar thenies, te mos nxitohemi ne shperthimin e ndjenjave tona, qofte te zezimit, qofte dhe te hidherimit, sepse koha qe dote kaloje, zakonisht, mund te tregoje se nuk duhet te nxitoheshim.

Mencuria popullore kerkon qe fjala te "bluhet" mire para se te nxirret nga goja, te mos leshohet asnje fjale pa u menduar, sepse fjala edhe kur thuhet me ze te ulet degjohet larg. Sic thone ne Kosove "Ma larg ndihet fjala se topi"(1)

Nje nga pikat me problemore te kuvendeve shqiptare ka qene pajtimi apo, sic thuhet neper te folme te Veriut, paqtimi. Synimi dhe puna e palodhshme per t'i pajtuar konfliktet ka qene (dhe mbetet edhe ne ditet tona) nje nisme e mbare burrave te urte te viseve shqiptare, prandaj edhe shumekund ajo ka qene e lidhur edhe me gjykimin e drejte, me te peshuarit pa anesim te ngjarjeve, pa u ndikuar nga asnje lidhje personale e, sidomos, pa korruptim. "Kij gjakun e foli hakun!"- thuhet ne malesine e Veriut. Kjo do te thote se per cilindo qe te jete fjala, edhe po ta kesh kundershtar, madje edhe po te te kete vrare ndokend nga fisi yt, duhet te thuash te verteten. Ne menyre te vetante ne kuvend ka rendesi qe te zbatohet parimi i nderimit dhe qendrimit korrekt ndaj kundershtarit. Sikunder e thote edhe fjala e urte gjithshqiptare: "Armikun mos e duaj, por nderin ia ruaj". Ne anet e Kosoves, sidomos ne Drenice, pleqnaret apo burrat qe kane detyren te marrim pjese ne kuvende per pajtimin e gjaqeve, tradicionalisht kane ushtruar edhe menyra te foluri te pelqyeshme per te gjithe, forma e thenie qe ndikojne per t'i afruar shpirterisht gjindjen, duke qene te vetedijshem per peshen e madhe ndikuese qe ka fjala e burrave me mend ne logun e kuvendit apo ne odat e burrave.

Si nje fillim i metejme i kesaj ideje: dmth. i gjuhes si vlere kulturore dhe si mjet i realizimit te nje personaliteti te larte e me virtyte, populli yne gjithandej, me anen e fjaleve te urta dhe te bisedave ne odat e burrave apo ne log te kuvendit, ka sintetizuar jo vetem urtesine, por edhe thjeshtesine, pervujtenine, modestine etj. si dhe rolin e fjales si mjet ndikues ne shoqeri. Ne qytetin e Shkodres dhe gjetke ne anet e veriperendimit, sipas nje kumtimi te prof.Ramadan Sokolit, degjohet shprehja "ma i keq gergasi se dorasi", qe do te thote se, shpresh, per grindje, ndeshje apo edhe ndodhi me te renda, si rrahja, vellavrasja etj. ka faj ai qe vepron (dorasi), po krahas tij (e, mbase, me teper se ai) ka faj ai qe nxit me fjale (gergasi).

Mencuria popullore e viseve shqiptare nepermjet thenieve diturake qe ndjellin harmoni e pajtim, si dhe me ane te aq shume fjalesh te urta e keshillash per te parapelqyer gjakftohtesine ndaj rrembimit, qetesine dhe maturine ndaj shperthimit te menjehershem, jo vetem kritikon, por edhe tregon udhen e drejte qe duhet ndjekur ne jete, prandaj te shumten e heres fjalet e urta kane karakter gjykimesh te padiskutueshme, me vlere te perhershme; ato formulohen si udhezime e parime morale te mireqena. Le te permendim ndonje prej tyre. "Kush shan e flliq gojen e vet" (Kosove), "Kush shan shan vendin" (Shkoder), "Ata cka s'ta ka anda vetit, mos ia thuoj tietrit" (Malesi e Madhe), "Qysh ta presish setren per veten, qashtu ma pre edhe mue" (Kosove).

Nje ane tjeter me rendesi lidhur me rolin e gjuhes dhe te folurit ne kuvendet shqiptare lidhet me personalitetin e folesit dhe jo me rrethana dytesore apo m pamjen e jashtme apo me poziten shoqerore, pasurore etj. Bukur del kjo cilesi e demokracise se fjales ne thenien e njohur te aneve te Drenices: "Mos e kqyr se kush po flet, po ndieje (degjoje) fjalen qi po flet". Nje simoter e kesaj thenieje, ne treva te tjera veriore eshte ajo qe thote se "gjella kerkohet (provohet) me luge, kurse njeriu me gjuhe". Me fjale te tjera, njeriu, nepermjet asaj qe thote, le te kuptohet e te zbulohet se kush eshte ai, cfare perfaqeson dhe se cilat jane vlerat e tij shoqerore. Kuvendi kerkon qe fjala te jete gjithmone fryt i mendimit, prandaj populli yne brez pas brezi ka trasheguar mesimin: "Mos e fol gjithe c'ka te vjen ne goje!" apo "Tri here mendo e nje here fol", sepse "varra (=plaga) e fjales asht ma e rand se varra e pushkes".

Se fundi, vlen te theksohet edhe nje fakt qe lidhet me forcen e fjales se pleqnareve popullore apo burrave te mencur qe kishin per detyre te gjykonin ngaterresa e grindje te ndryshme sipas Kanunit apo ligjeve kanunore tradicionale. Nje plak nga Kosova lidhur me kete thote se parimi kryesor i cdo pleqnari ishte ta zgjidhe ceshtjen drejt, pa anesime, pa u ndikuar nga asnje trysni dhe te metoje qe nga gjykimi te mos demtohet asnjera pale pa te drejte. Gjithashtu, pleqnaret e ndergjegjshem jane munduar t'i zbutin konfliktet kur ishte e mundshme. Shprehje tipike e ketij synimi te mbare eshte thenia: "Jo me i lane armiq, por me i lane vllazen".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi