Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

40000 përdorues droge në Shqipëri Empty 40000 përdorues droge në Shqipëri

Sat 16 Apr 2011 - 5:41
Flet presidenti i “Aksion plus”, Genc Muçollari

“10 % e të droguarve janë fëmijë politikanësh”

Shqipëria numëron rreth 40 mijë përdorues të drogës, prej të cilëve numrin më të madh e zë grupmosha 15-20 vjeç. Ndryshe nga vendet e tjera të botës, përdoruesit e drogës në vendin tonë, marrin kryesisht drogë të rëndë, si heroinë dhe kokainë.

Sipas drejtorit të qendrës për trajtimin e të droguarve, “Aksion Plus”, pranë Ambasadës Amerikane, Genc Muçollari, rreth 10 për qind e këtyre përdoruesve janë fëmijë politikanësh ose intelektualësh nga fusha të ndryshme të kulturës dhe artit. Gjatë një interviste për “Tirana Observer”, ai tregon për efektet e metadonit, ilaçit që “zëvendëson”, drogën si dhe për kategoritë e personave që trajtohen vazhdimisht në këtë qendër.

Çfarë kategorie personash trajtohen në qendrën tuaj dhe a është i mjaftueshëm ky trajtim për ta?

Në këtë qendër trajtohen thuajse të gjitha kategoritë, duke filluar që nga personat e rrugës të cilët marrin drogë e deri tek personat që vijnë nga familje me ekonomi të mirë. Dua të përmend këtu, që 10 për qind e këtyre përdoruesve janë fëmijë politikanësh ose vipash të quajtur ndryshe, por nuk mungojnë edhe persona të njohur nëpër media. Një fakt, problematik është se përdoruesit e heroinës, sidomos ata të cilët vijnë nga rruga, është shumë e vështirë t’i bindësh për t’i futur në terapi, gjë e cila nuk është e mjaftueshme për të gjithë personat që vijnë në qendër, pasi të gjitha vendet janë të zëna dhe këto ditë kanë ardhur në qendër rreth 50 persona, të cilët i kemi kthyer mbrapsht për arsye sepse nuk kemi mjekim dhe vendet janë plotësuar. Nga ana tjetër, trajtimi i këtyre personave me metadon bëhet vetëm në këtë qendër, pasi nuk ka një të dytë në vendin tonë.
Sa është numri i persona që trajtohen në “Aksion Plus” dhe çfarë i siguroni ju përdoruesve të drogës?
Deri tani në qendrën tonë trajtohen rreth 150 të rinj, të cilët përveç ndihmës mjekësore e cila u bëhet nga terapia me metadon, i cili është një ilaç që përdoret si kundërveprues ndaj heroinës, ata trajtohen gjithashtu edhe me këshillim psikologjik, për problemet e ndryshme që mund të kenë. Natyrisht ne si qendër mund të mos mbulojmë gjithçka për të cilën ata kanë nevojë, por me trajtimin me metadon ata humbasin dëshirën, për të marrë përsëri heroinën. Të gjithë personat që kanë ardhur në qendër të motivuar për të lënë heroinën dhe e kanë bërë të rregullt terapinë me metadon, ia kanë dalë mbanë.

Çfarë është metadoni dhe si mund të sigurohet ai?

Metadoni është një preparat dhe në gjuhën e folur mund ta përcaktojmë si një ilaç, i cili ka edhe efektet e drogës, por jo ato efekte negative që japin drogat e tjera dhe sidomos heroina. Nuk ka efekte të cilat ndikojnë në ndryshimin e sjelljes dhe të gjithë personat që bëjnë terapinë me metadon nuk bëhen të varur ndaj tij siç ndodh me drogat e tjera. Po të marrësh metadonin nuk ke dëshirë për të marrë heroinë. Ky ilaç është shpikur vetëm për të zëvendësuar heroinën, sidomos për ata persona që e përdorin heroinën me injektim. Ne ua japim përdoruesve falas metadonin dhe si qendër e sigurojmë atë nga Maqedonia. Metadoni i jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite, nga një dozë. Ka shumë nga përdoruesit që vijnë me dëshirë për ta marrë dozën e metadonit.

Ju si qendër financoheni nga donatorë të huaj apo nga qeveria shqiptare?

Fondet për qendrën tonë janë dhënë nga “Sorros”, me të cilin ne jemi krijuar edhe si qendër. Në vitin 2005 kemi bërë një projekt për zvogëlimin e dëmit. Përdoruesit e drogës janë aktivë dhe objektivi i këtij projekti është që të zvogëlohet dëmi për këto kategori. Terapia me metadon ka vetëm 6 muaj që aplikohet në Shqipëri dhe do patjetër mbështetjen e shtetit. Nga ana e tij shteti na ka dhënë me qira vetëm godinën ku ne jemi, gjithashtu ne jemi të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe projekti mbështetet plotësisht nga fondet e U.N.F.P.A, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Botë, e cila ka një interes të madh për përdoruesit e drogës në kryeqytet.
Nga analizat vjetore që keni bërë ju si qendër, sa përdorues droge rezultojnë në Shqipëri?
Nga bashkëpunimet që kemi bërë në me PNUD-in ose me Bankën Kombëtare, në vendin tonë gjendja për përdoruesit e drogës është mjaft e vështirë sepse numërohen rreth 40 mijë përdorues, në shkallë vendi, një përqindje e madhe e këtyre është mosha 15-20 vjeç, të cilët vijnë nga rruga, por nuk mbeten pas edhe persona nga shtresat e mesme dhe të larta, dhe kjo e fundit që zë 10 për qind të këtyre përdoruesve. Ne si qendër dhe personalisht, do t’i bëja thirrje shtetit që t’i kushtojë më tepër vëmendje këtij kontingjenti dhe sidomos politikanët, sepse duke pasur fëmijët e tyre në këtë rrjet të madh, ata duhet të investojnë, por deri tani nuk është bërë asnjë lëvizje nga organet shtetërore dhe shpresojmë që ky investim do të bëhet në të ardhmen.

Metadoni

Metadoni është në formën e tabletave që përmbajnë 5mg, 10mg ose 40mg. Tabletat zakonisht merren nga goja, por ka edhe tableta që shkrihen në ujë dhe administrohen në doza të ndryshme pudër, që gjithashtu shkrihet në ujë, që matet dhe shpërndahet nga një pompë automatike. Në këtë mënyrë dozat mund të maten dhe në 1 ose 2 mg. Për shumicën e njerëzve efekti i metadonit zgjat 24-36 orë në një marrje të vetme. Metadoni është përdorur për disa vjet si trajtim si kundërveprues për heroinën. Ka veprim të gjatë dhe mund të merret vetëm një herë gjatë ditës. Gjendet në formë të lëngët dhe merret nga goja pa e injektuar në ndonjë pjesë të trupit. Nuk ka efekt eufozorant dhe shmang simptomat e zverdhjes pa nxitur varësinë psikologjike.

“E vështirë t’i bindësh narkomanët për t’u kuruar”

Sipas psikologut të qendrës, Andi Shkuri, nëse personat vartës të drogës kanë vullnet, ata mund ta lënë atë përfundimisht. Sipas tij, është shumë e rëndësishme t’i bindësh fillimisht për t’u trajtuar, më pas çdo gjë merr një drejtim normal. “Takimet unë si psikolog i realizoj në formën e bashkëbisedimit dhe është shumë e vështirë t’i bindësh këta persona për t’i futur në terapinë me metadon. Megjithatë shumë nga këta e kanë bërë terapinë me metadon dhe tani janë njerëz normalë, madje disa prej të cilëve i janë rikthyer punës ose studimeve”, shprehet ai. Nga ana tjetër ai tregon për “Tirana Observer”, se një përqindje të madhe në ketë qendër e zënë vajzat, aktualisht në qendër trajtohen rreth 60 të tilla. “Edhe pse në qendër bëjmë një punë të vazhdueshme, përsëri është një përqindje e madhe, e cila e fillon terapinë me metadon dhe e lë atë përgjysmë. Takimet nisin në formën e një bashkëbisedimi të thjeshtë dhe janë vetë përdoruesit që kërkojnë ndihmë. Por ndihma jonë nuk i përballon të gjitha kërkesat e këtyre përdoruesve, sepse nëse është e mjaftueshme terapia psikologjike që ne u ofrojmë këtyre personave, ne nuk përballojmë dot trajtimin me metadon, sepse ai ka kosto të madhe dhe të dyja këto trajtime duhet të jenë koherente me njëra-tjetrën, pasi kështu përdoruesit kanë rezultate pozitive, dhe kjo është mënyra më e mirë për ta shmangur marrjen e drogës”, tregon ai. Nga ana tjetër, Shkurti tregon se kjo qendër ka realizuar disa seanca nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit për sensibilizimin e adoleshentëve, të cilët janë kategoria më e prekur e fenomenit të drogës. “Na vijnë shumë sinjalizime nga vetë mësueset, sidomos të shkollave të mesme nga “Çajupi”, “Petro Nini”, “Qemal Stafa””. Nga ana tjetër ai tregon se përfaqësuesit e qendrës do të aplikojnë seanca të tjera sensibilizuese dhe informuese në qytetet të ndryshme si Lushnje, Elbasan, Vlorë, Fier, që sipas tij do të jenë edhe qytetet më të prekura nga fenomeni i drogës. “Si fillim do nisim vetëm seancat nëpër gjimnaze dhe më vonë mendojmë që të hapim qendrat nëpër rrethe”, përfundon Shkurti.

Si vepron metadoni tek narkomanët

“Përpara se përdoruesi të futet në terapinë me metadon, ai duhet t’i nënshtrohet një sërë analizave të gjata, gjaku edhe urine, në laboratorin tonë, më pas i përcaktohet edhe doza që ai duhet të marrë”, tregon për gazetën Karaman Harxhi, mjeku i qendrës “Aksion plus”. Sipas tij, një dozë e përshtatshme metadoni nuk e lë pacientin të ndjejë efektin e heroinës kur e përdor dozën e zakonshme. “Ky quhet efekti i bllokadës. Kur metadoni merret rregullisht, pacienti është i qetë dhe nuk ka dëshirë për të përdorur heroinën ose opiatet e tjera që blihen në rrugë. Zakonisht duhet 6 muaj për personat që marrin rregullisht metadonin, të “harrojnë” heroinën”, tregon ai. Nga ana tjetër sipas Harxhit, “ekziston edhe një dedoksifikim afatgjatë, i cili lejon të krijosh një sistem suporti për të qëndruar i pastër nga heroina”. Por zakonisht shumica e përdoruesve të heroinës kanë frikë ta përdorin metadonin sepse (abstinenca e tij është më e keqe). Metadoni ka një abstiencë që shkon 5-7 ditë, nganjëherë deri në dy javë, por meqë metadoni ka veprim të gjatë, akumulohet në trup dhe kështu eliminohet ngadalë dëshira për të marrë heroinën. Mendoj se metadoni është mjekimi më ideal për përdoruesit e heroinës, sepse me marrjen e tij një përdorues droge mund të largojë nga vetja një sërë problemesh”, shpjegon Harxhi. Sipas tij, “kjo mënyrë tek një përdorues droge ul përdorimin e opiateve të paligjshme, gjithashtu përmirëson funksionin social, ul aktivitetin kriminal të lidhur me marrjen dhe përdorimin e drogave, dhe më kryesorja përmirëson ndjeshëm edhe shëndetin e ish-përdoruesve të drogës. Por nga ana tjetër mendoj se, nëse pas pirjes së metadonit të cilin ne e japim në doza të caktuara dhe të kontrolluara, të trajtuarit vazhdojnë të marrin përsëri drogë ose edhe alkool, atëherë ky mjekim nuk ka efekt, madje në disa raste kur është marrë doza e metadonit dhe kjo shoqërohet menjëherë me dozën e heroinës, atëherë personi mund të kalojë edhe në gjendje kome”, përfundon doktori.

Arta AGOLLI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi