Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shyherete Behluli demanton shpifjet e disa web  Empty Shyherete Behluli demanton shpifjet e disa web

Sun 17 Apr 2011 - 10:52
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli është gjendur përsëri në qendër të spekulimeve mediale, sidomos të web faqeve “Telegrafi” dhe “Noa” për gjoja gjendjen e saj shëndetësore.Kështu disa webfaqe në Kosovë dhe në Shqiperi kanë përhapur shpifje se gjoja ajo është dërguar në “…Spitalin Psikiatrik në qytetin e Shkupit”.Sipas këtyre spekulimeve “…këngëtarja e njohur ka kaluar në krizë nervore dhe gjendja e saj është e rëndë aktualisht ndërsa ndodhet nën kurim intensiv. Nga burimet bëhet e ditur se shkak për kalimin në këtë gjendje të rëndë nervore, ishte një problem familjar. Mësohet se bashkëshorti i Shyhrete Belulit ka shpenzuar të gjitha paratë që kishin në kumar dhekur këtë fakt këngëtarja e ka mësuar, ka kaluar në traumë nervore.”Ky spekulim medial I disa vebfaqeve ka shqetësuar tej mase këngëtaren Shyhrete Behluli e cila I ka deklaruar “Botës sot” perms telefonit se gjendet shëndosh e mire në familjen e saj dhe se do të ngre padi ndaj këtyre mediave që shpifin ndaj saj dhe familjes saj. “Dëshiroj që perms gazetës dhe vebfaqes së gazetës “Bota sot” të demantoj këto shpifje dhe dua t’io informoj fansat e mi se unë jam shëndosh e mire si molla dhe se jam me familjen time të ngushtë në raportet më të mira familajre”. Këngëtarja Behluli shtoi se kjo është një fushatë e orkesturuar kundër saj dhe familjes së saj por që nuk kanë kurrfarë ndikimi në raportet e saj me bashkëshortin dhe anëtarët e familjes së saj. Ajo shton se do t’i befasojë fansat e saj me një hit të ri duke “ua mbyllur” gojën të gjithë atyre që shpifin kundër saj. /BotaSot
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi