Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Marko Boçari Empty Marko Boçari

Mon 18 Apr 2011 - 5:17
Marko Boçari

Marko Boçari lindi në Sul (Çamëri), më 1790 në familjen e Kiço Boçarit. Xhaxhai i tij Not Boçari ishte nga kapedanët më të dëgjuar të Sulit dhe të kryengritjes greke.
Gjatë viteve 1500-1600, suljotët, për ti shpëtuar barbarizmave dhe skllavërisë osmane, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë dhe u vendosën në Sul, një krahinë malore e trevës së Çamërisë, së bashku me familjet e tyre.
Një nga yjet që do të shkëlqejë përgjithmonë në historinë e Çamërisë, është Çami i famshëm Marko Boçari, hero nga më të shquarit e kryengritjes greke të viteve 1821-1829, cili luftoi trimërisht në krye të luftëtarëve shqiptarë, për mbrojtjen e njërës nga qendrat

i më të rëndësishme të kryengritjes, Mesolongjin, duke u bërë me heroizmin e tij figurë e madhe historike.
Marko Boçari filloi të mësonte greqisht në Korfuz ku në moshën 19 vjeçare, hartoi një fjalor me 1494 fjalë shqip dhe 1701 fjalë greqisht. Këtë fjalor Markua e hartoi në 1809 në praninë e Konsullit të Përgjithshëm Francez në Janinë, Pukevilit, i cili këtë fjalor ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Parisit po atë vit. Sipas Bukevilit fjalori u shkrua tërësisht nga dora e të riut 19 vjeçar, Marko Boçarit. Fjalori u hartua për të ndihmuar suljotët, që jetonin në shtatë ishujt e Jonit, pas shpërnguljes nga Suli, në marrëdhëniet e tyre me grekët si dhe një mjet politik për afrimin e grekëve me shqiptarët. Fjalori i Marko Boçarit ka rëndësi të veçantë për gjuhësinë shqiptare se shpreh shumë elementë të çamërishtes arkaike që ishte gjuha e Sulit.
Por Marko Boçari u shqua si udhëheqës i lavdishëm në luftën e parreshtur kundër Osmanëve dhe pas vdekjes së Ali Pashës në oborrin e të cilit ai ishte edukuar për përvetësimin e artit ushtarak bashkë me Odise Andrucin e Gjergj Karaiskaqin.
Tek Marko Boçari gërshetoheshin fisnikëria dhe heroizmi. Ishte i matur, i guximshëm dhe fjalëpak. Ali Pasha i çmonte cilësitë e Markos. Eshtë thënë se në një rast që ngrinin lart Kostën, vëllanë e Markos, Aliu u tha: " Jo, jo, ai atje që nuk flet do të hajë shumë turq dhe tregoi Markon". Karaiskaqi ka thënë: "Markua është zemërluan, rrallë nëna lind si ai".
Marko Boçari është njëri nga udhëheqësit heroikë të kryengritjes grekë të cilës ai brenda një kohë të shkurtër i solli shërbime të mëdha. Krahas suljotëve, në ndihmë të kryengritjes greke, ku një pjesë e madhe e kryengritësve dhe e udhëheqësve ishin arvanitë (shqiptarë), shkuan mijëra luftëtarë nga Çamëria si dhe nga Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe nga vise të tjera të Shqipërisë. Ndihmë të madhe dhanë edhe ushtarët shqiptarë të mobilizuar në ushtrinë Osmane, të cilët u vllazëruan dhe ndihmuan në çdo rast kryengritësit
Marko Boçari ishte udhëheqësi i lavdishëm i mbrojtjes së Mesolongjit. Pas heqjes së rrethimit Marko u caktua komandant ushtarak i Greqisë perëndimore dhe njëkohësisht Qeveria i dërgoi dhe diplomën e Komandantit të Përgjithshëm. Me këtë rast Marko mbajti një fjalim në gjuhën shqipe.
Por trimi dhe udhëheqësi i lavdishëm ra në luftë në 9 gusht 1923 në Karpenis, në mbrojtje të Mesolongjit. Trupin e tij e varrosën me shumë nderime në Mesolongj. Populli shqiptar i këndon këtij biri të madh:
"Ngreu Marko trimëria
ngreu të thërret Greqia
të vijë Marko Shqipëria".
Dhe me këngë e ka përjetësuar figurën e tij:
"Mesolongj të thonë
Ku e ke Marko Sulonë
pse s'del siç e kish zakonë".
Figura e Markos dhe vdekja e tij heroike ishte bërë e njohur në gjithë Evropën. Mbi varrin e heroit kish mbajtur një fjalim rrënqethës poeti i madh anglez, Bajroni. Shkrimtarë e gazetarë të njohur shkruan për të. Mbi të gjithë u shqua Viktor Hygoi, i cili shkroi për Marko Boçarin dhe në veprat e tij vazhdoi të mos e ndajë nga Bajroni dhe ta krahasojë me heronjtë më të përmendur të historisë. Ja si shkruante Viktor Hygoi :
Mes luftëtarësh, pllakosur, qytetin dëgjoj
Klithma zërash "O bij të Boçarit, mbroji,
Nga kjo hordhi shpirtrobërish, grekët e pafat .
O hije, të shenjta, Boçar, Josif, Kanar
Për Termopilat tuaj mbetet karakoll
Ju për to s'kursyet gjakun e kulluar.
Marko Boçari tek Hygoi është lavdia e Mesolongjit, mbrojtësi i lirisë dhe i qytetërimit, figurë e madhe historike. Dhe poeti vazhdon:
"Greqia, Athina, Sparta,
Leonidha, Boçari, Demosteni Kanari,
gjysëm perëndi, nga lavdia e ndritur...".
Viktor Hygoi e vendos Marko Boçarin jo vetëm krahas Leonidhës, mbrojtësit të Termopileve, por edhe krahas luftëtarit të madh polak për liri Kastjushkos, Bajronit dhe Xhavellës dhe shpreh bindjen se hakmarrja e popullit e frymëzuar nga Boçari është e afërt.
Adhurimi i Viktor Hygoit për Marko Boçarin, është adhurim për gjënë më të shenjtë lirinë për të cilën luftoi e ra heroi. Që të dy, luftëtari i shquar Marko Boçari nga Shqipëria dhe poeti i madh Bajroni, nga Anglia, me veprën e tyre, nuk ishin vetëm bij të popujve që u përkisnin, por edhe të popujve të botës.
Marko Boçari u bë krenaria e Çamërisë. Historia e tij është historia e pasuesit të Ali Pashë Tepelenës që luftoi osmanët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi