Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlerësim vjetor për maturantët Empty Vlerësim vjetor për maturantët

Mon 18 Apr 2011 - 15:13
Vlerësim vjetor për maturantët Matura-fultz
Ndonëse për vite me
radhë maturantët i janë nënshtruar provimeve semestrale për të vënë në
provë njohuritë e marra gjatë viteve të shkollës së mesme, mësohet se
vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë më vlerësim semestral, por
vjetor.

Kjo risi vjen si pasojë e ndryshimeve
të tjera që kanë ndodhur në Maturën Shtetërore, ku më e fundit ishte
ajo e heqjes së sezonit të vjeshtës.

“Në shkollën e mesme nuk do të ketë më vlerësim semestral. Vlerësimi do
të jetë vetëm vjetor. Për këtë ne kemi rivënë në zbatim udhëzimin e
ministrit, numër 121, që flet për zhvillimin e konsultimeve sipas
planeve të përcaktuara mirë”, - tha Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit
parauniversitar në MASH.

Zyrtarisht thuhet se, testi i provimeve të Maturës Shtetërore 2011 do të
ketë 25 pyetje, 13 me alternativa dhe 12 me zhvillim, ndërkohë që
secila përgjigje do të vlerësohet me një pikë.

Deri këtu asgjë nuk ka ndryshuar nga një vit më parë, por sipas
deklaratave të fundit të specialistëve të arsimit, pritet që këtë vit të
ketë ndryshime në formularin A2.

Këto ndryshime nuk janë konkretizuar ende, por mendohet se kanë të bëjnë
me formatin e këtij formulari, i nevojshëm për të zgjedhur një prej
degëve të universiteteve të vendit.

Sipas specialistëve, formulari A2 do të riformatohet pasi nga viti në
vit shtohen degë të reja studimi dhe këtë vit mund të shtohen edhe disa
të tjera, që do të renditen në formular.

“Është një listë e gjatë që shtohet nga viti në vit me drejtimin e
studimit. Në vitet e para ka qenë jo më shumë se 170, por me kalimin e
kohës, me vendim të Këshillit të Ministrave, hapen degë të reja nëpër
fakultete të ndryshme dhe këtë vit mund të shtohen edhe disa të tjera”, -
sqaruan specialistët pranë MASH-it.

Për herë të parë këtë vit maturantët do të pajisen me diplomë dhe jo me
dëftesë pjekurie. Ajo nuk do të shpërndahet më nga drejtoritë e
shkollave, por nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi