Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maturantët: Kopjacët do të na “vjedhin” degët për në universitet Empty Maturantët: Kopjacët do të na “vjedhin” degët për në universitet

Fri 5 Apr 2013 - 1:34
Nxënësit të pasigurt për mbarëvajtjen në provime. Rregullorja e MASH për vendosjen e zhurmuesve në klasa nuk mund ta shmangë kopjimin
Maturantët: Kopjacët do të na “vjedhin” degët për në universitet Maturantet_dhane_provimin_e_ma
Emanuela Sako

-Maturantët janë në ankth për mbarëvajtjen e provimeve pavarësisht rregullores së vendosur nga MASH për instalimin e zhurmuesve në sallat e zhvillimit të provimeve.

Ata janë skeptik nëse kjo mënyrë do të mund të zbatohet në të gjitha shkollat e vendit. Por, edhe nëse do të zbatohet metoda e vendosjes së zhurmuesve nuk mund të shmangë fenomenin e kopjes, të cilat vitet fundit kanë përmirësuar taktikat. Nga ana tjetër, ata janë në “frikësuar” se, nëse instalimi i tyre nuk bëhet në të gjitha shkollat dhe maturantët e rretheve kopjojnë, atëherë nxënësit e rretheve do t’u zënë degët më të mira në fakultete. Kjo gjë pohohet nga nxënësit e Shkollës së Mesme “Qemal Stafa”, të cilët shprehin shqetësimin e mbarëvajtjes së provimeve për gazetën “Shekulli”. Drejtori i shkollës, Atsrit Boriçi beson se kjo mënyrë do të shmangë disi kopjimin. Gjithashtu, shton se mësuesit e kësaj shkolle kanë këshilluar maturantët që të mos marrin celularë me vete ditën e provimit, pasi do të përjashtohen nga klasa. “Ne i kemi këshilluar maturantët që të jenë seriozë në procesin e zhvillimit të provimeve, sepse MASH ka vendosur zhurmues. Kjo është në të mirën të tyre, në mënyrë që rezultatet në shkollë të jenë sa më reale. I kemi informuar se do të vendosen aparatura që nuk do të lejojnë hyrjen e valëve të celularit. Nxënësit e kanë pritur këtë rregullore me optimizëm, duke konsideruar se vlerësimi përfundimtar për gjithsecilin të jetë sa më i drejtë”,- shprehet Astrit Boriçi. Ndërkohë vetë maturantët janë më pak optimist, pasi ata i dinë edhe më mirë metodat e kopjimit. Aurela Meçe senatore e klasës 12-12, pranë Shkollës “Qemal Stafa”, sqaron se kopja duhet të shmanget me apo pa zhurmuesit e vendosur nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që thekson se dhe shkollat duhet të zbatojnë rregulloret në mënyrë që të mos lejohen persona të huaj të hyjnë në shkollë. “Mendoj se ideja e vendosjes së zhurmuesve është e mirë, por le të shpresojmë që të shmangë me të vërtetë kopjimin”, sqaron Aurela. Të njëjtën gjë thekson edhe Klea Riçku, senatore e klasës 12-1, e cila na tregon edhe mënyrat e kopjimit në shkolla. “Nëse zhurmuesit vendosen në klasa apo jo, ata nuk mund të shmangin kopjen asnjëherë. Këtë besoj se e dinë të gjithë. Celulari nuk është e vetmja mundësi për të kopjuar”, pohon Klea. Ajo shpjegon se mënyrat e tjera për të plotësuar testin, jo nga njohuritë e tyre, por duke “vjedhur” është komunikimi i drejtpërdrejtë që kanë maturantët mes tyre.

Një mënyrë tjetër është edhe me anë të fletës, ku dërgohen pyetjet e zhvilluara sa në një vend në tjetrin. Gjithashtu, Klea thekson se gjithçka varet nga mësuesi që do të mbikëqyrë sallën e provimit. Ai mund të mos lejojë askënd të komunikojë, por mund të tregohet tolerant duke lejuar të hyjnë edhe persona të panjohur, apo t’u tregojë përgjigjet e sakta të testit. Në zhvillimin e procesit të provimeve ka pasur raste, ku testi me pyetjet sekrete të provimeve ka dalë një natë para se të zhvillohet provimi. Kjo nismë e Ministrisë së Arsimit pretendohet të minimizojë në maksimum fenomenin e kopjimit. Çdo vit, Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur edhe numrin e studentëve që kanë kopjuar nëpër shkolla. Përveç atyre që janë kapur duke kopjuar, pjesa më e madhe e të tjerëve sot janë në universitet, në degët që dëshirojnë. Ndërsa ata që nuk mësonin, kanë mundur të marrin një degë. Kjo, pavarësisht se nuk i kanë merituar. Aktualisht, AKP-ja sapo ka përmbyllur procesin e plotësimit të Formularit A1 dhe është duke përllogaritur se cilat janë lëndët me zgjedhje më të kërkuara për këtë vit. Gjithashtu, aty do të mund të shihen edhe prirjet e maturantëve dhe degët dominuese.

Formulari A1, maturantët e plotësuan më shumë se 2 herë

Formulari A1 është plotësuar më shumë se dy herë nga çdo maturant. Ky është rezultati i një vëzhgimi të bërë nëpër shkollat e mesme të kryeqytetit. Maturantët pohojnë se për probleme teknike apo për gabime të bëra nga vetë ata, e kanë plotësuar formularin disa herë. Tashmë askush nuk e mohon që ka pasur probleme teknike në procesin e aplikimit. Probleme teknike ka pasur. Por, ka pasur më shumë probleme me emrat e shkruar gabim. Gjithashtu ka pasur email-e të shkruara gabim nga ana e nxënësve. Atëherë kemi ndërhyrë edhe njëherë, pasi drejtoria e kishte aksesin e hyrjes për të bërë verifikimet e mundshme, në mënyrë që plotësimi i Formularit të ishte sa më i saktë. Kështu, jemi rifutur dhe njëherë në server me kodin e shkollës dhe janë bërë ndryshimet e duhura”, shprehet Drejtori Boriçi. Aurela rrëfen se si e ka plotësuar dy herë formularin. Ajo shprehet se kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve që ka bërë, por nga ana tjetër shpjegon se portali ka pasur vazhdimisht probleme. Gjatë ditëve të aplikimit, portali ka qenë shumë i ngarkuar dhe shpeshherë ka qenë e pamundur që të aplikoje. Për më tepër, maturantët shprehen se në shkolla ka pasur mjaft radhë të gjata nga nxënësit që prisnin të kryhej aplikimi. “Probleme kemi pasur për shkak të pasigurisë që kishim në plotësimin e tij dhe shpeshherë kemi bërë gabime në plotësimin e të dhënave tona. Nuk isha e vendosur për vendosjen e lëndës së parë me zgjedhje. Prandaj u detyrova që të ndërroja lëndën dhe e plotësova dy herë Formularin A1. Plotësimin e kemi bërë me ndihmën e mësuesve”, shprehet Aurela Meçe.

Presidente e Shkollës “Qemal Stafa”, Fatjona Kulla, flet për përgatitjet për provimet dhe marrëdhëniet e nxënësve me kopjen

Formulari A2, vonesë në konsultime me maturantët

Maturantët pretendojnë se duhet të ishin informuar më përpara në lidhje me përmbajtjen dhe plotësimin e Formularit A2, proces i cili ende nuk ka filluar. Sipas tyre, mësuesit duhet të kishin filluar konsultimet që me shpjegimin e rregullores për plotësimin e Formularit A1. Presidentja e Shkollës “Qemal Stafa”, Fatjona Kulla, ngre këtë shqetësim, por edhe shqetësimin se si kopjacët mund të gjejnë ende terren.

A keni filluar konsultimet për plotësimin e Formularit A2?

Nuk kemi filluar akoma sqarimet me mësuesit për plotësimin e Formularit A2. Mendoj se shpjegimi për plotësimin e Formularit A2 duhej bërë që tani, në mënyrë që ne të kemi mundësi të njihemi me procesin e plotë të maturës.

Cilat janë problemet që ju shqetësojnë më tepër?

Më tepër shqetësuese është fakti se nuk jemi njohur ende me kuotat e pranimit në universitete. Ne duhet të ishim njohur me kuotat më parë, në mënyrë që të na jepet mundësia për të bërë përzgjedhjen e degës së duhur në varësi të kërkesave. Pra, duke njohur kuotat, maturanti mund ta dijë se sa mundësi ka në një degë që ka shumë vende apo në një që ka më pak. Ne jemi shumë të pasigurt në lëndët që do të zgjedhim.

Po kopjimi ju shqetëson?

Ky është një shqetësim kryesor. Kopja është një veprim i pashmangshëm. Duke pasur parasysh vitin e kaluar, që ka pasur shumë skandale, kjo na jep pasiguri. Për shembull, i pari në maturën e vitit të kaluar ka dalë një maturant që vjen nga rrethet dhe aktualisht ai ka ngelur në pjesë më të madhe të lëndëve në universitet. Një pjesë e nxënësve vijnë nga rrethet me nota shumë të mira, por besoj se ato janë fiktive.

Si ju duket metoda e zhurmuesit?

Metoda e vendosjes së zhurmuesve mund të shmangë një pjesë shumë të vogël. Por, ka shumë metoda të tjera dhe nuk është vetëm kjo mënyrë. Prandaj zhurmuesit nuk mund t’i japin fund kopjes.

Çfarë mënyrash kopjimi kanë nxënësit?

Ka disa mënyra. Një mënyrë është komunikimi me njëri-tjetrin, komunikimi me persona të jashtëm, apo neglizhenca e mësuesve në klasa. Të gjitha këto kanë ndodhur. Një mënyrë tjetër kopjimi është se mund të vijë dikush dhe të sjellë materialin të gatshëm. Nuk është çështja ta evitojmë kopjen, por të paktën të minimizojmë mundësinë që të ndodhë dhevlerësimi të bëhet mbi bazë meritash.

Masat e MASH

Çdo klasë do të ketë zhurmues

Nuk do të lejohet asnjë nxënës me celular

Klasat do të kenë nga një mësues mbikëqyrës

Çdo shkollë do të ketë polic në hyrjen kryesore

Maturanti do të ulet në bankë sipas një renditje

Salla e provimit për këdo përcaktohet nga AKP

Vendi i maturantit që mungon mbetet bosh

Nuk lejohet ndërrimi i vendeve

Nuk lejohet hyrja e personave të paautorizuar në shkollë

Nuk lejon asnjë send, përveç stilolapsit, pasaportës/ letërnjoftimit/ ID
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Maturantët: Kopjacët do të na “vjedhin” degët për në universitet Empty Re: Maturantët: Kopjacët do të na “vjedhin” degët për në universitet

Sat 6 Apr 2013 - 0:07
E pra ketu del i keqi me i miri, e i miri del me i keqi....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi