Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grabisin taksinë e të moshuarit Empty Grabisin taksinë e të moshuarit

Mon 18 Apr 2011 - 15:18
Grabisin taksinë e të moshuarit Policia-tr
Një 74-vjeçar që
punonte taksist, i detyruar nga kushtet ekonomiko-sociale, është
grabitur nga dy shtetas ende të paidentifikuar nga policia. Të moshuarit
i është marrë automjeti, tip “Mercedes Benz”, me targa të huaja,
italiane, të cilin e shfrytëzonte për të ofruar shërbim transporti
kundrejt pagesës.

Pasi kanë hipur në qendër të lagjes
periferike të Durrësit, në Spitallë, sipas “Shqip”, dy persona kanë
kërkuar që të dërgoheshin në fshatin Shënavlash, por kur kanë hyrë te
rreth-rrotullimi i Shënavlashit, nën kanosjen e një pistolete i kanë
marrë të moshuarit mjetin “Benz” dhe pasi e kanë lidhur me letër
natriban janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kur i moshuari ka mundur të lirohet ka kërkuar ndihmën e policisë, e
cila është vënë në lëvizje për të gjetur mjetin e vjedhur dhe për të
identifikuar dy autorët.

Të dhënat nuk kanë munguar, po rezultatet nuk kanë qenë pozitive, me
gjithë krehjet e policisë kryesisht të përqendruara në zonën e Katundit
të Ri dhe fshatrave përreth ku mendohej se kishin shkuar autorët.

Burime të policisë bënë të ditur se nuk është saktësuar nëse arma e
përdorur për vjedhjen e makinës ka qenë e vërtetë, apo një pistoletë
plastike që është shfrytëzuar për arritjen e qëllimit.

Në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, është bllokuar
letra e natribanit me të cilën grabitësit kishin lidhur të moshuarin.

Ajo është dërguar në laborator për t’iu nënshtruar ekspertizës dhe
përcaktimit të gjurmëve që kanë lënë autorët në të. Ndërkohë kjo ngjarje
nxjerr në pah edhe një problem social, përveç atij të sigurisë në të
ushtruarit e një aktiviteti, angazhimin e detyruar nga rrethanat
ekonomiko-sociale të të moshuarve në punë.

Personi i dëmtuar natën e vonë të së shtunës ishte një burrë 74-vjeçar
që, i detyruar nga situata familjare që kalon familja e të birit, bënte
taksistin deri natën e kaluar kur i ndodhi grabitja.

Ai përpiqej të siguronte të ardhura për të mbuluar nevojat për jetesë të
familjes së djalit, gruas dhe dy fëmijëve të tij, pasi i biri është
kthyer në një person të alkoolizuar.

Përpos kësaj, mosha e 74-vjeçarit duket se e ka kthyer atë në shënjestër
të dy grabitësve, të cilët kanë shfrytëzuar edhe errësirën për të vënë
në jetë planin kriminal.

Ndërkohë shërbime policore janë angazhuar për të gjetur automjetin e
grabitur dhe për të identifikuar dy personat-udhëtarë të natës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi