Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shteti i Shqipërisë Empty Shteti i Shqipërisë

Wed 20 Apr 2011 - 11:16
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km2. Ajo është e pozicionuar në pjesën jug perëndimore të gadishullit Ballkanit dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në veri- lindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e jug -lindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteteve Adriatik dhe Jon. Shqipëria ndahet në katër zona fiziko - gjeografike (Alpet e Shqipërisë, Krahina Malore Qëndrore, Krahina Malore Jugore dhe Ultësira Perëndimore). Shqipëria është në përgjithësi vend malor. Malet dhe kodrat zenë 2/3 e sipërfaqes. Maja më e lartë e vendit është Korabi 2.763 m, në rrethin e Dibrës në veri - lindje të vendit. Ultësirat të cilat zenë 1/3 e sipërfaqes shtrihen përgjatë bregdetit Adriatik si dhe në zonën e Korçës në jug - lindje të vendit. Klima e Shqipërisë është tipike mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër relativisht të butë dhe të lagët. Në pjesët malore, në brendësi të vendit veçanërisht në veri, dimri është i ashpër dhe me dëborë, ndërsa vera është e freksët me temperaturë të këndëshme. Lumenjtë kryesorë janë: Drini, Vjosa, Shkumbini, Semani, Mati, Buna. Prej tyre vetëm Buna, në rrjedhën e poshtëme është i lundrueshëm. Më shumë se një e treta e Shqipërisë është e mbuluar nga pyje. Një e treta është kullotë dhe vetëm rreth një e pesta është e kultivuar. Shqipëria ka një pozicion mjaft të përshtatshëm gjeografik për zhvillimin e industrisë turistike me një akses mjaft të volitshëm ndaj tregjeve kryesore europiane, me një potencial klimaterik shumë të favorshëm, me një shtrirje të gjatë plazhesh ende të pastra, dhe me male të lartë dhe liqene të shumtë të mëdhenj e të vegjël..

Popullsia: 2007 - 3,600,523 (shtimi popullsisë: 0.5%); përqindja e lindjeve: 15.2/1000 vdekshmëria foshnjore: 20.0/1000 jetëgjatësia: 77.6

Kryeqyteti: Tirana (nga viti 1920). Ajo ka përafërsisht 700,000 banorë. Tirana është qendra e jetës ekonomike dhe kulturore të vendit.

Monedha: Lek

Minoritetet: Grekë 3%, Maqedonas 0.3%, si dhe pakica Serbo-Malazezësh, vllehësh dhe romësh.

Përbërja Fetare : Myslimanë 70%, Ortodoks 20%, Katolik 10%.

Gjuha zyrtare
Gjuha shqipe është një gjuhë indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.

Gjeografi grek, Ptholemeous, ka dëshmuar ekzistencën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe që në shekullin e dytë te erës sonë. Emri "Shqipëri" zëvendësoi emrin e "vjetër "Arbëri" (ose Arbani) në fund të shekullit XVII, për shkak të kushteve të reja historike të krijuara në këtë periudhë. Ky emër kishte për qëllim ti jepte rëndësi lidhjes ndërmjet emrit të vendit dhe gjuhës, e cila në atë kohë quhej "Shqip". Dokumenti i parë i shkruar i gjuhës shqipe i përket vitit 1462. Vepra e parë letrare "Meshari" (Gjon Buzuku) u botua më 1555, dhe që nga ajo kohë gjuha shqipe është zhvilluar në dy dialekte kryesore, veçanërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare: "Gegërisht", gjuha e folur në Veri të Shqipërisë, dhe "Toskërisht", gjuha e folur në Jug të Shqipërisë. Alfabeti i gjuhës letrare shqipe ka 36 shkronja dhe përdoret alfabeti latin, i aprovuar nga Kongresi Kombëtar i Manastirit më 1908. Gjuha shqipe (e folur dhe e shkruar) përdoret gjithashtu në Kosovë, në popullsinë shqiptare në Maqedoni, Malin e Zi, në luginën e Preshevës në Serbinë jugore, në Epirin e Jugut nga Arvanitasit në Greqi, si dhe nga arbëreshët e Italisë në regjionet e Kalabrisë, Siçilisë dhe Molisës.

Sistemi Politik
Shqipëria është Republikë Parlamentare me 140 deputetë, të cilët zgjidhen nga vota e lirë, një herë në katër vjet me zgjedhje të përgjithshme. Pushtetet kryesore janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësor.

Kryetare e Kuvendit
Znj. Jozefina Topalli, e zgjedhur nga Kuvendi është gruaja e parë Kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare në vend dhe e gjashta Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në historinë parlamentare pluraliste, që nga viti 1991. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe ngarkohet serish ne detyren e Kryetares se Kuvendit ne shtator te 2009-es.

Presidenti i Republikës
Z. Bamir Topi, i zgjedhur nga Kuvendi më 20 korrik 2007 për një periudhë pesë-vjeçare.

Kryetari i Këshillit të Ministrave
Z. Sali Berisha (Partia Demokratike)

Qeveria: Përbëhet nga koalicioni ndërmjet PD, PR, LSI, PDR,PDI dhe PA.

Kushtetuta
Kushtetuta e re e Republikës së Shqiperisë është aprovuar me Referendum Popullor më 28 nëntor 1998.

Flamuri :
Flamuri kombëtar i Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë me dy kokë dhe me krahë të hapura, të vendosur në qendër të një sfondi të kuq.

Emblema
Emblema e Republikës së Shqipërisë paraqitet me një shqiponjë të zezë, të vendosur në një mburojë të kuqe të tipit "variaz". Mburoja e kuqe rrethohet nga një shirit i zi. Në pjesën e sipërme, me të kuqe është shkruar Republika e Shqipërisë.

Ekonomia
Përafërsisht 60% e fuqisë punëtore të Shqipërisë është e zënë në bujqësi; balancimi përfshihet në shërbime ose industri. Bujqësia më parë ishte në formë kolektive dhe ferma bujqësore, por nga viti 1992 pjesa më e madhe e tokës bujqësore u privatizua. Blegtoria është aktualisht dega kryesore e ekonomisë bujqësore. Vendi është mjaft i pasur me bimë medicinale. Deri para Luftës së Dytë Botërore Shqipëria zinte vendin e parë në botë në eksportin e Sherebelës. Vendi është i pasur në lëndë të para dhe burime minerale, si në krom, për rezervat e të cilit Shqipëria zë vendin e tretë në botë, në bakër, hekur, nikel, (ku për rezervat për frymë zë vendin e 17 në botë), naftë, gaz natyrorë, qymyrgurë, etj. Përpunimi bujqësor, nafta, shfrytëzimi i mineraleve dhe prodhimi i tekstileve, veshjet, lëndë druri, çimento dhe kimikatet janë industritë kryesore. Shqipëria eksporton konfeksione, tekstile, këpucë, krom, artikuj ushqimor, duhan, prodhime të artizantit, bimë medicinale, etj dhe importon kryesisht makineri, prodhime të tjera industriale dhe mallra konsumi. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia dhe Greqia. Shqipëria është duke u përpjekur me këmbëngulje të tërheqë investimet e huaja dhe të promovojë investimin vendas. Bashkëpunimi i ngushtë me organizmat ndërkombëtare si p.sh: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, BERZH, etj janë garancitë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Turizmi shqiptar

Shqipëria si shkak i pozitës së saj gjeografike, klimës, bukurive natyrore dhe trashëgimisë së pasur historike e kulturore ofron një potencial të rëndësishme për zhvillimin e industrisë së turizmit. Klima e butë dhe e favorshme bën që vendi të jetë destinacion turistik gjatë 12 muajve të vitit. Gjatë viteve të fundit turizmi shqiptar po jeton një ngritje të vazhdueshme duke u përqendruar në ofrimin e produkteve të ndryshme turistike si turizmi i " diellit dhe detit", " turizmi kulturor" etj. Turizmi bregdetar është kryesisht i zhvilluar në qytetet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Divjakës. Gjatë stinës së verës më shumë se 200.000 turistë frekuentojnë ujërat e detit Adriatik të Durrësit dhe Vlorës, të cilat ofrojnë edhe shërbime hotelerie dhe qendra argëtimi të ndryshme. Durrësi është një destinacion interesant edhe për turizmin historik. Qyteti bukur i Sarandës është një qendër e rëndësishme turistike jo vetëm për plazhet por edhe për pasuritë e mëdha kulturore e historike. Saranda vizitohet nga shumë turistë ndërkombëtarë, një pjesë e mirë e të cilëve hyjnë nga ishulli grek i Korfuzit. Turizmi malor është i përqendruar kryesisht në pjesën Jug- Lindore dhe Veriore të Shqipërisë. Fshati i Voskopojës ndodhet 21 km larg qytetit të Korçës, me ajër të pastër dhe ujë kurativ. Pika të tjera janë Alpet e Shqipërisë në veri të vendit (Thethi, Vermoshi, Valbona etj).
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi