Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Çokollata “lufton” goditjet në tru Empty Çokollata “lufton” goditjet në tru

Fri 22 Apr 2011 - 19:06
Çokolllata redukton rrezikun për goditjet në tru, sipas një hulumtimi që do të paraqitet në Prill, në konferencën e gjashtëdhjetë e dy të Akademisë Amerikane të Neurologjisë. Anketa u bazua në analizat e tre studimeve të mëparshme mbi këtë temë. Madje, ne një nga këto studime në të cilën morën pjesë 44000 vullnetarë, referohet se ata që konsumonin çokollatë çdo javë, kishin 22% më pak probabilitete të vuanin nga goditjet në tru në krahasim me ata që nuk përfshinin çokollatën në menunë e tyre ditore. Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të nxjerrë rezultate të sigurta, pasi nivelet e ulta të goditjeve mund të atribuhoen në faktorë të tjerë. Gjithsesi analizat tregojnë se përfitimet nga konsumimi i çokollatës janë të shumta, përveç atyre të njohurave si (reduktimi i rrezikut për atak në zemër). Megjithëse çokollata ka veti të dobishme, nuk duhet të konsumohet në sasira ekzagjiruese, ndërsa është shumë e pasur në kalori, dhe nuk duhet të zëvendësojë ushqime të tjera me më shumë përbërës ushqyes.
Çokollata “lufton” goditjet në tru Image
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi