Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Nje asteroid po i afrohet Tokes Empty Nje asteroid po i afrohet Tokes

Sat 23 Apr 2011 - 16:18
Një asteroid po i afrohet Tokës. Lajmi që vjen nga SHBA-ja flet për asteroidin e quajtur 2005 YU55, i dalluar për herë të parë para 6 vjetësh, por që nuk duket se paraqet ndonjë rrezik.
Megjithatë, shkencëtarët e Minor Planet Center di Cambridge (Massachusett) e kanë kategorizuar ndër asteroidër potencialisht të rrezikshëm.
Trupi qiellor me diametër rreth 400 metër do të kalojë pranë Tokës më 8 nëntor. Sipas astronomëve, asteroidi do të kalojë në një distancë 325 000 km nga Toka, në një kohë kur asnjë trup qiellor nuk është gjetur ndonjëherë në një distancë të tillë.
Por a mund të jemi ne të qetë? Sipas shkencëtarëve po. Për momentin, faqja e internetit Popular Science thotë se shqetësimi më i madh i studiuesve është a do të munden të përfitojnë nga kjo mundësi që rrallë vjen, për të arritur të fotografojnë dhe studiojnë nga afër këtë trup qiellor. Objektiv i tyre mbetet ndërtimi i një modeli asteroidi 3D, në mënyrë që të llogaritet pesha dhe dendësia e tij.
Në fakt, asteroidët nuk janë vetëm një kërcënim kozmik. Josh Emery nga Universiteti i Tennessee dhe Andrew Rivkin nga Universiteti “Johns Hopkins”, në një studim të publikuar vitin e kaluar pohojnë se kanë gjetur prezencë uji dhe lënde organike mbi asteroidin 24 Themis, një planet i vogël shkëmbor me diametër rreth 200 km, i cili gjendet mes Marsit dhe Jupiterit.
Sipas shkencëtarëve, ky zbulim do të rivlerësonte tezën sipas të cilës ishin pikërisht asteroidët dhe kometat, që duke rënë mbi planetin tone, sollën ujin dhe substancat e para organike të nevojshme për të aktivizuar mekanizmat kompleksë të formimit të jetës.

Nje asteroid po i afrohet Tokes Asteroidi-297x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi