Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Tajlandezja thotë se ka lindur... vezë! Empty Tajlandezja thotë se ka lindur... vezë!

Sat 23 Apr 2011 - 19:52
Në verilindje të Tajlandës është shtuar interesi për një femër e cila thotë se ka lindur një vezë. Ajo dhe bashkëshorti i saj ende s’e kanë lënë askënd ta shohë “të porsalindurin”, por e kanë përhapur këtë rrëfim kudo.

Banorët e qarkut Nog Hin, në verilindje të Tajlandës, bëjnë pelegrinazh në një fshat të harruar për ta parë Chawee Chinchaiphum (40 vjeçare), e cila thotë se ka bërë vezë.

Tregtarët lokalë po shesin fotografinë e vezës së përfolur. Kërkesa për këtë fotografi është aq e madhe sa që shitësit nuk arrijnë t’i kënaqin kërkesat e blerësit.

Në dyert e familjes Chinchaiphum ka trokitur edhe policia, por nëna refuzoi t’i pranojë brenda.

Një gazetar tajlandez Khao Sod ka hulumtuar këtë rrëfim dhe ka folur me mjekët që e kanë kontrolluar. Mjekët vërtetuan se Chawee ka qenë për t’u kontrolluar, por mjekët e shëruan për dhimbjet në bark dhe thanë se ajo nuk ka qenë shtatzënë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi