Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarja, gruaja më e vjetër në Evropë Empty Shqiptarja, gruaja më e vjetër në Evropë

Sat 23 Apr 2011 - 20:28
Duhet përdorur termi “ishte”, jo se gruaja me e vjetër në Evropë nuk është më, por sepse një tjetër grua, i ka zënë vendin duke ja thyer rekordin. Nëna shqiptare Feride Hyka, 114 vjeç që para pak ditësh mori lejen e qëndrimit tek familjarët në Itali thyen rekordin e italianes Santa Gennari nga Ascoli Piceno. Nënë Ferideja që aktualisht po jeton prej pak ditësh në Itali bëhet kështu gruaja më e vjetër në Evropë.

Fëmijët e Feride Hykës jetojnë të gjithë në Itali dhe janë përpjekur prej kohësh të marrin dhe nënën e tyre nga Shqipëria. Por, ja që sistemimi i nënë Feridesë në Itali nuk ishte shumë i lehtë, sepse kompjuteri i programuar për regjistrimin e ditës së lindjes së personave ishte programuar për të lindurit nga vitit 1900 e tutje. Ndërkohë nëna Feride kishte lindur në vitin 1896. Madje në pasaportë dallohet qartë dhe viti, 1896 me vendlindje Luzin e Vogël në Durrës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi