Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lushnjë, lind një viç me 6 këmbë Empty Lushnjë, lind një viç me 6 këmbë

Sat 23 Apr 2011 - 21:57
Çudia e radhës këtë herë nuk na vjen nga Elbasani, por nga Karbunara e Lushnjës. Lindja e një viçi, të cilin nuk dimë si ta quajmë, femër apo mashkull, për shkak se ka dy organe gjenitale, një femëror dhe një mashkullor, ka bërë kureshtarë të gjithë banorët e zonës, të cilët kanë mbushur oborrin e familjes Kasapi.

Ndërsa pronarët e viçit ishin "të frikësuar" nga lindja e këtij viçi, që për ta konsiderohej një ters për familjen. Në familjen Kasapi, pas 7 lindjesh normale, lopa e tyre, përmes operacionit ka sjellë në jetë një viç që peshon 40 kg, por çudia ishte e madhe kur veterineri, Kudret Gjyshja, i cili kreu edhe operacionin e lindjes së kafshës, konstatoi se viçi kishte 6 këmbë dhe dy organe gjenitale; atë femëror dhe atë mashkullor. Të zotët e saj pohojnë se nëse viçi do të jetojë, do ta shesin për mish.

Sipas veterinerit Gjyshja, lindja e këtij viçi është një gjë e rrallë, që nuk ka ndodhur në këtë zonë ose me gjerë. Ai shton se familjarët nuk duhet të shqetësohen se lindja e këtij viçi nuk simbolizon asgjë të keqe.

Veterineri, ndërkohë, shpjegon se shkaqet e kësaj lindjeje, edhe pse janë të rralla, mund të ketë ardhur nga grupi i gjakut i njëjtë ose nga injeksioni me barna hormonalë, të cilët kanë sjellë këto anomali.

Ai thotë se viçi mund të këtë jetëgjatësi dhe më vonë do t'i bëhet një ndërhyrje kirurgjikale, me anë të së cilës do t'i hiqen gjymtyrët e tepërt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi