Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Lind viç me 6 këmbë, katër i mbështet në tokë, 2 në kurriz Empty Lind viç me 6 këmbë, katër i mbështet në tokë, 2 në kurriz

Wed 25 Apr 2012 - 11:21
Lind viç me 6 këmbë, katër i mbështet në tokë, 2 në kurriz Vici-me-6-kembe-noa


Një viç ka lindur me gjashtë këmbë. Pasi është parë se ai do të jetojë, autoritetet veterinare kanë publikuar lajmin.

Viçi me gjashtë këmbë të cilit i është dhënë emri Lily, u lind shtatë javë më parë në një fermë në Zimental në kantonin e Bernës, Zvicër, sikurse raporton noa.al.

Veterinerët kishin parashikuar se ai nuk do të mbijetonte, por Lily i ka sfiduar ata dhe jeton me katër këmbët në tokë... dhe dy të tjerë në pjesën e prapme.

Andrea Knuti është fermeri që ka në pronësi këtë viç. Ai pohon se është në parametra normalë me gjedhët e tjerë dhe nuk do t’i bëjë eutanazi edhe pse ka frikë se për shkak të dy këmbëve në kurriz, mund të mos kthehet në një lopë qumështi pjellore.

Viçi me gjashtë këmbë është diçka e rrallë në botë. Më parë kishte ndodhur me Lizin, një viç po me gjashtë këmbë në Bavari, e cila jeton akoma, por iu nënshtrua një operacioni që hoqi dy këmbët e tepërta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi