Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lulet ne shtepi ulin nivelin e stresit Empty Lulet ne shtepi ulin nivelin e stresit

Sun 24 Apr 2011 - 3:20
Dihet se dekoracionet me lule e bime brenda ambienteve te shtepise nuk kane nje rol paresor prej elementi zbukurues, por jane filtra te ajrit qe thithim.

Nderkohe nje studim i kryer nga Universiteti i 'Georgia-s' konfirmon vleren e luleve qe mbajme ne shtepi dhe zyre.

Studimi tregoi se lulet ne ambientet e shtepise jo vetem qe jane ne gjendje te ruajne shendetin e atyre personave qe jetojne ne ambiente te mbyllura, por ndihmojne edhe ne reduktimin e nivelit te stresit fale veprimit te tyre pastrues.

Disa lloj lulesh jane ne gjendje qe te eliminojne nga ajri VOC, 'perberje organike fluturuese' te cilat bashke me substanca te tjera ne ambiente jane pergjegjes per alergjine, shqetesimet kronike dhe semundje te tjera. NGA VOC vjen edhe ndotja ne ambiente te mbyllura qe ne jo pak raste eshte 12 here me shume se ndotja jashte.

Pasi jane analizuar 28 bime zbukuruese te zakonta, kerkuesit zbuluan me te fuqishmet per te pastruar ajrin qe jane dredhka angleze (bima kacavjerrese neper mure", lulja e dyllit dhe fieret.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi