Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Perandoret ilire te Romes e Bizantit Empty Perandoret ilire te Romes e Bizantit

Sun 24 Apr 2011 - 12:56
Gjithmone populli yne ka nxjerre figura te njohuar artistike ushtarake e politike si brenda vendit po edhe jashte. Me poshte po nxjerr nje liste te perandore me te famshem romake qe ishin ilire ose me prejardhje ilire:

Anastasios
Anastasios lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Konstatinopol - perandor bizantin (491-518).
Animi i tij për partinë Monofisite shkaktoi që ë Konstatinopol të ngriheshin në kryengritje të Kaltërti (Demos) dhe komandantin e Thrakëve, Vitalian-in i cili që nga 513-ta disa herë kishte rrethuar kryeqytetin. Anastasios ju deshtë të luftonte disa herë kundër popujve të skajshëm (shkijeve), siç ishin paraqitur për herë të parë Bullgarët.

Aureliani
Aureliani apo Perandori Aureliani (vdiq më 275), ushtarak, autor perandor romak - ilir nga Panonia.
U lind në Sirmium, që ishte kryeqendra e Panonisë provinc e gjërë Romake. Aureliani hipi në fron pas vdekjes së Klaudit .

Klaudi
Klaudi - ushtarak, perandor romak - ilir nga Dardania.
Perandori Klaud (45 - 54)
U lind në një qytet të Dardanisë (Kosovë), ishte ndër të parët perandorë Ilirë. Sipas burimeve fetare krishtere ai i kishte ndjekur të krishterët përshkak se ata të nxitur nga një Kristo, shkaktonin trazira. Ndërsa sipas historianit Skento thuhet se ai nuk i kishte persekutuar të krishterët por qëllimi i tij ishte dëbimi i judejve nga Roma.

Justiniani I
Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, gr.: ????????????Wink zakonisht i njohur si Justiniani I, apo (në Kishën Ortodokse) Shën Justiniani i Madh, lindi në Tauresium, të Ilirisë rreth viteve 482/483 dhe vdiq me 13 nëntor apo 14 nëntor, 565 në Konstantinopoje. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer në vdekjen e tij, dhe anëtari i dytë i dinastisë justiniane, pas xhaxhit të tij Justinit I.

Klaudi II
Klaudi II
Perandori Klaudi II
(? - 288)
Karieren e tij e filloi si një ushtar i thjeshtë. Mbas disa rezulltateve u bë komandant i ushtrisë që ishte vendosur në Pavia. Më 286 ai hipi në fron si dhe si perandor ai u dallua në luftërat kundër gotëve. Pas shpartallimit të tyre në afërsi të Nishit ai u quajt Klaud Gotiku. Pas viteve si perandor ai vdiq në tokën ilire më 288.

Probi
Probi (lindur në Sirmium) - ushtarak, perandor i Romës - ilir nga Panonia.
Në moshën 44-vjeçare ai u bë perandor dhe mbretëroi për rreth gjashtë vjet. Probi u shqua në luftë kundër fiseve gjermane, franke e vandale duke i detyruar ata të largoheshin nga kufijtë e perandorisë. Në një ditë vere të vitit 282, ndërsa po drejtonte punimet për tharjen e kënetave në Sirmium, ushtarët u rebeluan, flakën lopatat dhe rrokën armët duke e vrarë perandorin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi