Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Arusha polare notoi 687 km për të mbijetuar Empty Arusha polare notoi 687 km për të mbijetuar

Mon 25 Apr 2011 - 15:33
Në Detin Beufort në veri të Alaskës, shkencëtarët kanë zbuluar një arushë polare, e cila ka notuar 687 km pa pushuar për të mbijetuar.
Shkencëtarët mendojnë se shkaku i largimit të arushës është shkrirja e akujve në zonën ku jetonte.
Arinjtë polarë shquhen për gjuetinë e fokave tek akullnajat në tokë dhe në det.
Por, studiuesit pohojnë se rritja e nivelit të detit shkrin akullnajat dhe për këtë arsye arinjtë polarë janë të detyruar të notojnë në distanca më të gjata. Duke vepruar kështu ato rrezikojnë shëndetin dhe brezat e ardhshëm.
Bazuar tek të dhënat e specialistëve, kjo është hera e parë që një ari polar arrin të përshkojë një distance kaq të gjatë dhe për here të parë është ndjekur nga afër udhëtimi i tij.
Shkencëtarët theksuan se në qafën e arushës ishte vendosur GPS me ndihmën e të cilit kanë vëzhguar të gjitha lëvizjet e saj për dy muaj me radhë.
Zoologu George Durner shpjegoi se si arusha në fjalë arriti të notonte në ujë, temp e të cilit ndryshonte nga 2 deri në 6 gradë. “Arusha ka humbur 22 % të shtresave dhjamore brenda dy muajve”, pohoi Durner.
Arusha polare notoi 687 km për të mbijetuar Ariu-polare-300x224
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi