- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Përgatitje për hyrjen në BE - Ballkani Perëndimor dhe CEFTA
Mon 25 Apr 2011 - 18:16
Marrëveshja për tregti të lirë CEFTA, në vitin 2007u zgjerua me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja konsiderohet si një hap drejt një tregu të përbashkët me BE-në.
Për të mësuar më shumë rreth stadit aktual të funksionimit të CEFTA-s biseduam me zotin Vladimir Gligorov, ekonomist pranë Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.
DW: Cilat janë avantazhet e CEFTA për vendet e Ballkanit Perëndimor?
Gligorov: Rëndësia qendrore e CEFTA është liberalizimi i tregtisë mes vendeve të Ballkanit. Veç kësaj ajo krijon avantazhe edhe për eksportet e rajonit në BE, pasi kushtet e origjinës për mallrat mbi gjithë rajonin dhe jo mbi një vend të veçantë. Këto janë avantazhet në planin ekonomik. Por CEFTA ka edhe avantazhe indirekte politike, pasi CEFTA mbështet rritjen e bashkëpunimit rajonal në të gjitha nivelet, përfshirë atë politik. Kjo është në përputhje me kushtet e vëna nga BE: pra bashkëpunimi ndërrajonal si aspekt i rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.
DW: Që prej anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në CEFTA janë shënuar edhe disa probleme. Disa vende treguan fillimisht rezerva për ratifikimin e marrëveshjesh pasi i druheshin efekteve negative në tregun e brendshëm, për shkak të konkurrencës nga produktet e vendeve fqinjë, kryesisht ato bujqësore. Si paraqitet aktualisht situata?
Gligorov: Serbia është një nga vendet që përfiton më shumë nga CEFTA, pasi është një eksportues i rëndësishëm i produkteve bujqësore. Prodhimi i saj bujqësor është konkurrues në Ballkan por jo patjetër përtej tij. Po kështu edhe Maqedonia. Kjo përbën një problem për vendet që janë importues neto në Ballkan të produkteve bujqësore. Megjithatë duhet thënë se vendet e Ballkanit, me përjashtim të Serbisë, nuk kanë avantazh komparativ në bujqësi, dhe mbeten importues neto. Pyetja është vetëm nëse do të importojnë nga Serbia apo nga vende të tjera. Mendoj se ky problem nuk ekziston më dhe frika fillestare se liberalizimi i tregtisë për produktet bujqësore do të dëmtonte bujqësinë vendase të këtij apo vendi është shuar. Por këto janë në fund të fundit çështje që ngrihen dhe duhen zgjidhur gjithnjë në raste të krjimit të tregjeve me tregti të lirë.
DW: Probleme analoge ka pasur edhe me hyrjen në BE kryesisht të shteteve nga jugu i Evropës, apo anëtarëve të rinj nga Evropa Lindore. Si janë zgjidhur ato?
Gligorov: Hyrja në tregun e përbashkët të BE-së e ka ndihmuar zhvillimin e bujqësisë të këtyre vendeve që kanë qenë më pak produktive në sektorin agrar pasi ato kanë avantazhe të tjera komparative. Veç kësaj politika e përbashkët bujqësore e cila parashikon mjaft subvencione dhe transferta në sektorin agrar të vendeve anëtare ndihmon në mbështjen e bujqësisë në nivel lokal. Pyetja nëse kjo politikë është ose jo e mirë është çështje tjetër. Këto subvencione dhe transferta në një farë mase mbështesin edhe pjesën joproduktive të bujqësisë dhe detyron BE të mbrojë bujqësinë e vendeve anëtare nga vendet e treta. Hyrja në tregun e përbashkët të BE-së nuk do të jetë negative për vendet e Ballkanit pasi ato të përftojnë mbështetje për bujqësinë e tyre.
DW: A ndihmon CEFTA në përgatitjen e këtyre vendeve për hyrjen në tregun e përbashkët?
Gligorov: Jo patjetër! Ndihma kryesore është që vendet të mësohen me punën në një treg pa barriera tarifore dhe ku është e mundur lëvizja e lirë e mallrave. Pra CEFTA nuk i përgatit domosdoshmërisht këto vende t'i bëjnë ballë konkurrencës në tregun e përbashkët. Kjo për faktin se diferencat mes vendeve të Ballkanit janë më të vogla se diferencat mes tyre dhe vendeve më të zhvilluara të BE-së. Pra le të themi se CEFTA është një lloj paradhome. Përgatitja kryesore siç e përmenda më lart ka të bëjë me qeverisjen në nivel rajonal, nënshkrimin e marrëveshjeve rajonale dhe respektimin e marrëveshjeve, pasi ky është edhe thelbi i negociatave me BE-në dhe nga vendet e Ballkanit pritet një sjellje e përgjegjshme pas anëtarësimit. Pra përgatitja që CEFTA ofron ka të bëjë me aspektin institucional.
DW: A ndihmon CEFTA në zgjidhjen e disa problemeve në planin politik në rajon?
Gligorov: CEFTA është një stimul për këto vende pasi është e lidhur dhe është kusht për integrimi në BE. Ky është synimi final. Për këtë arsye vende të caktuara, në veçanti Serbia dhe Kosova, po përpiqen të zgjidhin në negociata direkte edhe problematika që lidhen me CEFTA-n. Ka rrugë për pjesëmarrjen në marrëveshje të tregtisë së lirë si CEFTA, që nuk kërkojnë patjetër diskutimin e çështjes së njohjes. Në këtë kuptim CEFTA është e dobishme pasi zhvendos diskutimin nga plani politik në atë ekonomik, ku është më e lehtë në parim të gjendet një gjuhë e përbashkët. Por kjo nuk do të funksiononte nëse CEFTA nuk do të ishte një hap drejt integrimit evropian. Kjo është arsye pse negociatat mes Serbisë dhe Kosovës po drejtohen dhe ndërmjetësohen nga BE-ja.
Intervistoi: Eliana Xhani
Redaktoi: Bahri Cani

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi