Greqia jashtë euros, bankat përgatiten për hyrjen e dhrahmisë
Wed 6 Jun 2012 - 1:52
ATHINE - Ndërsa rriten paralajmërimet e partnerëve për dalje të Greqisë nga euro, bankat e huaja kanë filluar të përgatiten për skenarin e përdorimit të dhrahmisë. Edhe orët e fundit pati disa deklarata të forta nga ministri francez i Financave, komisioneri evropian për ekonominë apo zëdhënësi i ministrisë gjermane të Financave, të cilët i kujtonin Greqisë angazhimet e mara apo rrezikun që e pret në rast të injorimit të tyre dhe në sfondin e këtyre ndërhyrjeve politike, bëhen përgatitje praktike për mundësinë e daljes së Greqisë nga eurozona.
Sipas mediave vendase, të cilat i referohen agjencisë Reuters dhe gazetës The Times, Kina dhe Britania kanë porositur bankat e veta, të jenë gati për hyrjen në përdorim të monedhës greke madje edhe për falimentimin e Greqisë.
Reuters thotë se qeveria kineze i kërkoi Bankës Qëndrore të Kinës dhe institucioneve të tjera ekonomike të përgatisin plane emergjence dhe të detajojnë masat e nevojshme, në mënyrë që dalja e mundshme të Greqisë nga Eurozona, të mos ketë pasoja në monedhën vendase, juan. Sipas burimeve të ajgencisë, masat mund të përfshijnë kontrolle mbi lëvizjet e kapitalit.
Gazeta “The Times” njofton se Autoriteti britanik i Sherbimeve Financiare iu ka kërkuar të gjitha bankave britanike të vlerësojnë kreditin dhe rrezikun operacional në ekonomitë rajonale të eurozonës. Në Greqi, banka britanike HSBC (me 15 degë) ka filluar kontrollin mbi ATM-të, për të përcaktuar nëse ato mund t’iu shërbejnë nevojave për kartëmonedha dhrahmi, kur vendi të largohet nga eurozona. Zëdhënësi i HSBC ka konfirmuar se, si të gjitha bankat, edhe kjo bankë është përgatitur në shumë nivele për të marrë në konsideratë daljen nga euro ose falimentimin e Greqisë. Përveç kësaj, edhe kompani të tjera britanike janë duke marrë masa parandaluese për dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona.
Vlerësime
Agjencia ndërkombëtare e normimit Standard&Poor’s vlerëson se shanset e daljes së Greqisë nga eurozona në muajt e ardhshëm janë "të paktën një në tre". "Kjo mund të ndodhë nëse Greqia kundërshton reformat e kërkuara nga ana e Treshes”, thotë agjencia, gjë që do të pasonte me pezullimin e ndihmës së huaj financiare. "Ky rezultat, sipas mendimit tonë, do të dëmtojë seriozisht ekonominë greke dhe ka të ngjarë të çojë në falimentimin e Greqisë", vlerëson Standard&Poor’s.
Në të njëjtën gjatësi vale është edhe Morgan Stanley, ndërsa ekonomisti laureat i Nobel Paul Krugman thotë: "Eshtë më e mundshme dalja e Greqisë nga euro sesa qëndrimi i saj në të".
Deklaratat paralajmëruese për Greqinë
Të forta ishin deklaratat e ministrit francez të Financave Pierr Moskovisi dje, sipas të cilit nëse grekët nuk respektojnë angazhimet e tyre, pa dyshim dalja e Greqisë nga euro do të diskutohet.
Komisioneri për Ekonominë, Olli Rehn tha se vendi duhet të respektojë angazhimet e veta.
"Nuk ka asnjë mënyrë e lehtë për Greqinë apo Spanjën", argumenton në një intervistë ministri gjerman i Financave Schauble. Sipas tij "vendet e prekura nuk mund të shmangin reformat, nëse duan të rifitojnë konkurrueshmërinë e tyre".
Sipas zëdhënësit të ministrisë gjermane të Financave, Martin Kotchaous po bëhen të gjitha përpjekjet për të mbajtur Greqinë në zonën Euro, por me 2 parakushte: Një qeveri e qëndrueshme nga zgjedhjet dhe zbatimi i angazhimeve për të cilat është rënë dakord.
Balkanweb.com

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi