Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mjekimet për dhimbjen e kokës pakësojnë rrezikun për Parkinson Empty Mjekimet për dhimbjen e kokës pakësojnë rrezikun për Parkinson

Thu 28 Apr 2011 - 3:22
Mjekimet për dhimbjen e kokës pakësojnë rrezikun për Parkinson Kokak

Shkencëtarët thonë se ilaçet që përdoren për dhembjen e zakonshme të kokës pakësojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit, një çrregullim i trurit që kufizon aftësitë fizike e që shfaqet kryesisht tek njerëzit me moshë të madhe.
Në një studim 6-vjeçar tek mbi 136 infermierë dhe punonjës shëndetësorë, studiuesit në fakultetin e shëndetësisë të universitetit të Harvardit zbuluan se njerëzit që përdorin rregullisht ibuprofen për dhembjen e kokës ose për qëllime të tjera ulin rrezikun e prekjes nga sëmundja e Parkinsonit në masën 40 për qind.
Pirja e një ose dy tabletave ibuprofen dy ose tre herë në javë cilësohet përdorim i rregullt. Përveç barnave kundër dhimbjeve për të cilat nuk duhet receta e mjekut, aspirinës dhe acetaminofinës, barnat e tjera kundër dhimbjeve nuk kanë shfaqur të njëjtin efekt mbrojtës.
Studuesi Alberto Ascheiro (Askero) thotë se ibuprofeni ka ndikim mbi një rrugë nervore e cila ka pasoja në zhvillimin e parkinsonit. Kjo sëmundje shkakton vështirësi të lëvizjes dhe dridhje të muskujve.
Në këtë pikë, zoti Ascheiro thotë, ekspertët nuk rekomandojnë që njerëzit të fillojnë përdorimin e ibuprofenit për të parandaluar parkinsonin, i cili zakonisht prek njerëzit e moshave 65 vjeç e lart.
Në anën tjetër, nëse nuk përdoret me kujdes, ibuprofeni mund të shkaktojë probleme në stomak, mëlçi, veshkë e të tjera.
Ascheiro thotë se shkencëtarët tani do të studiojnë nëse ata që janë diagnostikuar me sëmundjen e parkinsonit do të kenë përfitime mjekësore nga ky studim. Në botë ka afro 6 milionë njerëz të prekur nga parkinsoni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi